Lajmet

Kurti: Lobimi ynë për drejtësi klimatike nuk do të ndalet

Ai ka thënë se synohet që në 5 vitet e ardhshme të kenë 7 kryeqendra me impiante.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se aktivisht po lobojnë që Kosova ta ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet dhe proceset e organizatës së kombeve të bashkuara për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, duke shtuar se nuk do të ndalen së lobuari për drejtësi klimatike.

Kurti konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë” ka theksuar se e Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave përmes të cilave në thelb synohet tranzicioni i drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme.

“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimin e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicionin e drejt drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme. Përmes tyre synojmë të adresojmë sfidat mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithëpërfshirje. Koncepti i qëndrueshmërisë është më qendër të pothuajse të të gjitha politikave, strategjive e ligjeve, të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmës së parë të mandatit të qeverisë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale, të cilat kemi filluar t’i aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta dhe ato të margjinalizuara të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, çasje në punësim, arsim e shëndetësi, energji e shërbime të tjera të qëndrueshme”, ka thënë Kurti.

Kurti është shprehur se përmes investimeve Korporatën Energjetike të Kosovës po e kthejnë në ndërmarrje më të pastër, duke instaluar 100 megavat energji diellore.

Për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave, Kurti ka thënë se kanë siguruar 100 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania. Ai ka potencuar se aktualisht, janë në një fazë të hershme të krijimit të sistemit të ndarjes në bazë dhe ndërtimin e qendrave të riciklimit.

Mes tjerash, Kurti ka shtuar se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga 1% sa ishte kur e filluam mandatin para diç më shumë se dy vitesh, në 11%. Ai ka thënë se synohet që në 5 vitet e ardhshme të kenë 7 kryeqendra me impiante.

“Synimi ynë është që të zhvillojmë bujqësi të qëndrueshme, përmes së cilës arrijmë të mbulojmë nevojat tona elementare me produkte bazë ushqimore, të sigurojmë ushqim të pastër e cilësor. Për trajtimin e ujrave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave kemi siguruar 100 milionë euro grante nga BE dhe Gjermania.. Synimi ynë është që në pesë vitet e ardhshme të kemi shtatë kryeqendra me impiante… Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis…Aktivisht po lobojmë që Kosova ta ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet dhe proceset e organizatës së komebve të bashkuara për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike. Andaj, lobimi ynë për drejtësi klimatike ndaj Kosovës nuk do të ndalet”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se BE është e gatshme për të përkrahur Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

“Në marrëveshjen e re të gjelbër, Bashkimi Evropian e ka njohur rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, ka vendosur synime ambicioze për të luftuar ndryshimet klimatike, duke promovuar energjinë e ripërtritshme, dhe tranzicionin në ekonomi qarkore. Kuptojmë se për të arritur këto qëllime na duhet edhe bashkëpunim dhe partneritet ndërkombëtarë. Bashkimi Evropian është i gatshme për të përkrahur Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, ka thënë Szunyog.

Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur se Kosova është ngritur në nivel më të lartë, duke iu afruar standardeve të Evropës.

Rohde ka thënë se duhet të ketë veprime të qarta dhe përkushtim nga Qeveria sa i përket çështjes së thëngjillit.

“Partneri ka për qëllim tranzicionin e neutralitetit të energjisë. Plani nacional i energjisë e i klimës është duke u hartuar me shpejtësi. Dua të theksoj se sa është e rëndësishme të ruhet ambicia. Më e rëndësishmja, duhet të kemi veprime të qarta dhe përkushtim nga Qeveria sa i përket çështjes së thëngjillit. Më vjen mirë të shoh se në Kosovë janë duke punuar edhe palë të tjera në mënyrë shumë konkrete, sektori privat po ashtu vërehet të jetë bërë palë e rëndësishme sa i përket energjisë së ripërtitshme. Gjithashtu, do të doja të theksoja rëndësinë e harmonizimit të praktikave të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me standardet e BE-së dhe zbatimin e një ekonomie më qarkore. Menaxhimi i integruar i mbeturinave në Kosovë kërkon deponi moderne. Ne duhet të rrisim shpejtësinë dhe planin e zbatimit të projekteve, veçanërisht deponisë së re për qytetin e Prishtinës”, ka thënë ai.

Rohde ka nënvizuar se duhet qëndruar së bashku të përkushtuar dhe të ruhen bukuritë natyrore dhe pasuritë e Kosovës.

E drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi ka thënë se Kosova ndër vite ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Kur e shohim Kosovën këto gjashtë vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë, një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbërta. Prej perspektivës së shoqërisë civile ne gjithmonë kërkojmë më shumë, ndoshta edhe dëshira ynë që ta shohim Kosovën më mirë, dhe kemi dëshirë të shohim më shpejtë atë”, është shprehur Ejupi.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara