Lajmet
Kurti: Ligji i Pagave sjell barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive
Ai tha se vlera e koeficientit të pagës për çdo vit do të llogaritet në kuadër të planifikimeve për buxhetin.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiVlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro për vitin 2023, është bërë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes Ligjit të Pagave kanë synuar të arrijnë të barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerë, si dhe mbështetje solide për mjekët, arsimtarët, policët dhe ushtarakëve. Ai ka thënë se vlera e koeficientit të pagës për çdo vit do të llogaritet në kuadër të planifikimeve për buxhetin, derisa ka potencuar se në bazë të llogaritjeve vlera e koeficientit vitin e ardhshëm do të jetë 110 euro.
“Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks është mbërritur te vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105 euro. Ndërsa në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve do të jetë 110 euro. Me këtë ndryshim-plotësim i ligjit të buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri dhe vlera të reja të kompensimeve ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë. Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve. Po ashtu në shërbimin civil të Kosovës janë mbështetur më së shumti ata që kanë qenë në fund të tabelës. Punëtorët dhe teknikët kudo në administratën tonë do të ketë trajtimin dinjitoz dhe të drejtë. E reja e këtij sistemi përveç vlerave që ka sjell në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publik është se për çdo vit do të vlerësohen mundësinë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficienteve sipas atyre mundësive. Pra pas kësaj nuk do të ketë stagnim të pagave të zyrtarëve pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, apo punës dhe rezultateve që kemi të gjithë bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, është shprehur ai.
Krahas kësaj, Kurti ka paralajmëruar se shumë shpejtë në Kuvend do të miratohet në lexim të dytë Projektligji për pagën minimale.
“Së shpejti presim që të miratohet në lexim të dytë, ligji për pagën minimale, pasi pjesa më e madhe e të punësuarve të qytetarëve tanë janë në sektorin privat. Po ashtu në javët në vijim do të paraqiten edhe skemat e reja të punësimit, pasi prioritet i qeverisë është punësimi, veçanërisht ai i rinisë”, ka shtuar Kurti.
Në anën tjetër, pas miratimit të Projektligjit për ndarjet buxhetore që i hap rrugë rritjes së pagave, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se përmes këtij ligji paga mesatare bruto në Kosovë do të jetë 730 euro. Ai po ashtu ka thënë se buxheti për paga këtë vit do të jetë 745 milionë euro, rrjedhimisht 105 milionë euro më shumë se viti paraprak.
“Vlera e koeficientit të pastër, pa shtesat, pasi nëse marrim edhe shtesat parasysh ato përbëjnë diku rreth 12 për qind mesatarisht të tërësisë së vlerës së pagave. Duke filluar nga shtesa e përvojës së punës që aplikohet në mënyrë universale tek të gjithë të punësuarit, pastaj është shtesa për kushtet specifike dhe rrezikshmërinë, të tregut të punës, vëllimit të punës dhe shtesa të tjera për kategori specifike. Si buxhet në vitin e kaluar kemi pasur shpenzim 652 milionë euro që kanë qenë të përfshira edhe pagesat për COVID 19, ndërsa nëse hiqen ato, buxheti i rregullt ka qenë 640 milionë euro. Për vitin aktual kemi buxhetor 745 milionë euro, që paraqet një rritje prej 105 milionë euro që përbënë rritje më të lartë historikisht”, është shprehur ai.
Ligji për paga në sektorin publik është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
8 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
11 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
11 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
11 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
