Lajmet

Kurti largohet nga Qeveria pa e thënë asnjë fjalë pas takimit me ambasadorët

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë duke dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, pas takimit që ka mbajtur me ambasadorët e QUINTI-t.

Por kryeministri Kurti si shpesh herë edhe sot zgjodhi që të mos e thotë asnjë fjalë.

Duke dalë nga Qeveria u panë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kurti nuk deshi të deklarohet në lidhje me deklaratën që sapo u dha nga ambasadorët e QUIN-it , të cilët ia bënë të ditur se janë kundër çdo ndërrimi të statusit të Urës së Ibrit.

“Shtetet e QUIN-it në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”,deklaroi Hovenier.

Anipse Kurti vazhdimisht është deklaruar pro mundësisë për hapjen e Urës së Ibrit, derisa thoshte se kjo nuk i pengon askujt por një mundësi e tillë del të jetë problematike.

Madje një deklarim pati dje edhe nga Bashkimi Evropian, ku u tha se rihapja e Urës së Ibrit është çështje që përcaktohet me dialogun Kosovë-Serbi./UBTNews/

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 17 deri në 20 gradë Celcius, kurse ato maksimale prej 34 deri në 38 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-39 km/h njofton IHMK.

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kërcënoi një person duke i kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fati

Published

on

By

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Rasti ka nisur më 11 gusht, pasi një ankues nga një fshat i Suharekës ka raportuar se po kërcënohet dhe detyrohet nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.

Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth 9,000 euro, ndërsa tani i dyshuari i kërkon rreth 21,000 euro, duke ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme për kthimin e borxhit.

Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova. Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.

I dyshuari, identifikuar me inicialet A.L., lindur në vitin 1990 dhe shtetas kosovar, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe ndaj tij është iniciuar rasti penale me dyshimin për veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

OSBE mirëpret rregulloren e re për ankesat zgjedhore: E forcon transparencën, buron nga rekomandimet e misionit të BE-së

Published

on

By

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka mirëpritur miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Nga OSBE është deklaruar se kur të zbatohet plotësisht rregullorja në fjalë, e njëjta do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

‘‘Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi:

Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo rregullore e re, kur të zbatohet plotësisht, do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, Komisionin e Pavarur për Media, Këshillin e Mediave të Shkruara dhe të tjerë.

Continue Reading

Të kërkuara