Lajmet

Kurti kundër referendumit të Serbisë, e cilëson të dobishëm dialogun

Kurti tha se qëndrimi kundër i qeverisë, nënkupton edhe veprim.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës e kundërshton organizmin e referendumit të Serbisë të paralajmëruar për 16 janar të vitit të ardhshëm. I pyetur se a do ta lejojë Qeveria e Kosovës këtë, Kurti ka thënë se qëndrimi kundër i qeverisë nënkupton edhe veprim.

Serbia synon që më 16 janar të organizojë referendum për çështje të brendshme por duke e zgjeruar atë edhe në komunat e Kosovës të banuara më shumicë serbe.

“E dimë që Serbia synon ta mbajë një referendum në Kosovë me datën 16 janar për çështje të saj të brendshme mirëpo Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë jo vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën tonë por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme kanë qenë po ashtu në shkelje të ligjit dhe kushtetutës sonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për lidhjen e kësaj date me ngjarje të rëndësishme në Kosovë.

“Dhe sikur kjo të mos mjaftonte e keni parasysh që 16 janari ndodhet midis 15 janarit dhe 17 janarit, më 15 janar është përvjetori i Masakrës së Reçakut të cilën në vazhdimësi e mohojnë zyrtarët e Serbisë deri të presidenti i fqinjit tonë verior, ndërkaq 17 janari është 40 vjetori i vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, njëkohësisht është edhe katër-vjetori i vrasjes së politikanët serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq. Datë më të mbrapsht për të synuar të organizojë referendum në Kosovë për çështje të brendshme të tyre nuk kanë mundur të zgjedhin. Ne jemi kundër dhe natyrisht që si Qeveri qëndrimi jonë është edhe veprim i yni”, ka thënë kryeministri Kurti.

Shefi i ekzekutivit është përgjigjur edhe për një vizitë që ishte paralajmëruar për në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çka ka thënë se pret ta zhvillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithëse Kurti ka zhvilluar vetëm dy takime me presidentin e Serbisë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, këtë proces Kurti nuk e ka quajtur të padobishëm.

“Nuk ka qenë i padobishëm procesi në Bruksel i bisedimeve, atje kemi arritur një marrëveshje sa i përket reciprocitetit të targave, pra jo vetëm që ne e filluam reciprocitetin në një pikë të rëndësishme por ajo edhe u pranua në Bruksel që besoj se është një e arritur e mirë. Tash për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia ndërkaq kur zhvillohen takimet në Bruksel megjithatë nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time por besoj që në vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse, pra për një dialog i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale dhe ku përfitues janë qytetarët dhe jo politikanët”, ka thënë Kurti.

Lajmet

Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë raste të vjedhjeve

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në shtatë raste të veprave penale kundër pasurisë në komunën e Gjakovës.

Sipas policisë, i dyshuari me inicialet B.K. dyshohet se është i përfshirë në pesë raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe dy raste të veprës penale “Vjedhje”.

Hetimet kanë siguruar prova që e lidhin të dyshuarin me rastet e raportuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me thyerje dhe hyrje me forcë në lokale afariste në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës. Objekt i vjedhjeve kanë qenë kryesisht paratë e gatshme.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, sipas policisë, ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale për të cilat dyshohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në zbardhjen e rasteve penale me qëllim garantimin e sigurisë publike.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

17 shtete mirëpresin marrëveshjen SHBA-Iran, bëjnë thirrje për zbatim të shpejtë

Published

on

Një grup prej 17 shtetesh ka mirëpritur memorandumin e mirëkuptimit të shpallur ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një mundësi për rikthimin e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e ekonomisë globale.

Në një deklaratë të përbashkët, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia, së bashku me 13 shtete të tjera, përgëzuan SHBA-në, Iranin dhe ndërmjetësuesit, përfshirë Pakistanin dhe Katarin, për arritjen e këtij përparimi diplomatik.

Udhëheqësit theksuan se negociatat duhet të përfundojnë sa më shpejt dhe marrëveshja të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur procesin.

Në deklaratë u bë thirrje edhe për rihapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e lirisë së plotë të lundrimit, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik dhe tregtar.

Shtetet nënshkruese ritheksuan se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me SHBA-në, Iranin dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për garantimin e këtij objektivi.

Po ashtu, ato deklaruan se janë të gatshme të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve përkatëse nëse Irani ndërmerr hapa të qartë dhe të verifikueshëm lidhur me programin e tij bërthamor.

Nënshkruesit u zotuan të punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë për të ruajtur vrullin diplomatik dhe për të arritur një zgjidhje afatgjatë të konfliktit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Këmbësori goditet nga vetura pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të martën paradite në Prishtinë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku”, pranë shkollës “Ismail Qemali”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret Atasheun e ri të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Published

on

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim mirëseardhës Atasheun e ri të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nënkolonel Denise McMahon.

Gjatë takimit, Jashari e uroi McMahon për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e deritanishme të forcës dhe planet për zhvillimin e mëtejmë, me theks të veçantë në trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e përbashkëta bilaterale.

Nga ana tjetër, Nënkolonel McMahon vlerësoi progresin e FSK-së dhe profesionalizmin e personelit të saj, duke shprehur përkushtimin për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara