Lajmet

Kurti: Javën që vjen do të nisin punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

I pari i Qeverisë është zotuar se në afatin optimal do të nisin punimet për të jetësuar projektin.

Published

on

Javën që vjen do të nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e tretë të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti ka thënë se nga themelimi i këtij komiteti është ecur në hapa të sigurt dhe në veprime konkrete.

“Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurt dhe veprime konkretet. Kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit tani po nisim ndërhyrjet emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë, tani po e themelojmë komisionin e ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit ndërsa nga fillimi i viti të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra masterplani për kompleksin memorial. Gjatë mbledhjes së kaluar kemi miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave brenda kompleksit, raporti është hartuar nga inxhinierët dhe profesorët e fakultetit të ndërtimtarisë ndërkaq kjo është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimit të gjendjes kemi ndërmarr hapat e nevojshme. Javën që vjen nisim ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit”, tha Kurti

I pari i Qeverisë është zotuar se në afatin optimal do të nisin punimet për të jetësuar projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ne i kemi mobilizuar të gjitha kapacitet tona dhe në këtë rrugëtim nuk do të kursejmë asgjë nga vetja jonë. Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda kompleksit janë detyrat ligjore të këtij komiteti dhe njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari. Si kryeministër zotohem se bashkë me Qeverinë tonë do të bëjmë më të mirën e mundshme që në afatin më optimal të nisim punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, masterplanin e kompleksit memorial Adem Jashari”, u shpreh Kurti. 

Lajmet

CORE ED Academy sjell qasje të reja pedagogjike në drejtësinë për të miturit

Published

on

By

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit CORE ED Academy, me titull: “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të projektit ndërkombëtar CORE ED Academy, objektivave dhe aktiviteteve kryesore të tij në fushën e edukimit dhe drejtësisë për të miturit.

Projekti CORE ED Academy synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, përmes zhvillimit të ndërhyrjeve dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit. Projekti ofron trajnime të specializuara dhe kurikula të reja në fushën e pedagogjisë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ndërlidhur ngushtë me tregun e punës dhe me nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Continue Reading

Lajmet

Nucleus Lab – një qasje inovative ndaj leximit dhe shkrimit kreativ

Published

on

By

Nucleus Lab është një iniciativë akademike dhe kreative e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, e konceptuar për të zhvilluar praktikat ekstrakurrikulare të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për mësimdhënie inovative, reflektuese dhe bashkëkohore.

Punëtoria e radhës, “Creative Reading & Writing – Expanding Creativity Beyond the Classroom”, e përgatitur nga Prof. Assoc. Dr. Alma V. Lama, synon zgjerimin e kompetencave akademike dhe pedagogjike përmes leximit kritik dhe shkrimit kreativ, duke e zhvendosur procesin e të nxënit përtej kornizave tradicionale të klasës.

Studentët lexuan tekste ekzistuese duke personalizuar narrativat, duke i pasuruar ato me përvoja, emocione dhe këndvështrime personale, si dhe duke i zhvilluar më tej përmes shkrimit kreativ. Përmes këtij procesi, ata ndërtuan kuptime të reja, duke e shndërruar leximin në një akt aktiv reflektimi dhe shkrimin në një mjet për shprehje autentike dhe formim profesional.

Kjo qasje i ndihmon studentët të ndërtojnë mendim të pavarur, të zhvillojnë kreativitetin dhe të forcojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Përmes aktiviteteve të strukturuara akademike dhe kreative, studentët angazhohen në lexim kritik të teksteve, shkrim kreativ përtej modeleve standarde akademike, zhvillim të kompetencave praktike për mësimdhënie, si dhe në ndërlidhjen e qëndrueshme ndërmjet teorisë dhe praktikës në kontekste reale arsimore. Këto përvoja kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin e tyre si mësimdhënës të ardhshëm të sigurt, fleksibilë dhe të përgatitur për sfidat e arsimit modern.

Qendra Nucleus promovon një kulturë akademike të bazuar në lexim, shkrim, reflektim dhe bashkëpunim, duke krijuar një hapësirë ku studentët eksperimentojnë, rriten intelektualisht dhe ndërtojnë identitetin e tyre profesional.

Continue Reading

Lajmet

Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ushtarë të misionit të KFOR-it ka realizuar ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimin e metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Angazhimet e tilla të përbashkëta, sipas Policisë, dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e të gjithë partnerëve të saj, duke theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për avancimin e mëtejmë profesional të institucionit.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Të kërkuara