Lajmet

Kurti: Jam i gatshëm të shkoj në takimin e radhës në Bruksel

Sipas tij, de-eskalimi i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre policëve.

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është i gatshëm të shkojë në Bruksel për takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Kurti tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bashkimit Evropian për takim të nivelit të lartë gjatë kësaj jave, siç tha ai për t’iu dëshmuar agresionin serb në Kosovë pas rrëmbimit të tre policëve.

Ai tha se de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë ndërkombëtarët, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre policëve kosovarë dhe dënimin e agresionit serb nga bashkësia ndërkombëtare.

“Do të komunikoj edhe me Brukselin dhe po, jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel, në mënyrë që të paraqesë hollësisht të gjitha këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi i situatës që po kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre policive dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë. Ndërkaq, normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të marrëveshjes bazike. Jam shumë i interesuar që ta paraqes gjithë dokumentacionin e Kosovës për këtë krim që është bërë ndaj tre policëve, ndaj familjeve të tyre dhe Republikës sonë. De-eskalimi drejt paqes nënkupton drejtësi dhe ne duam drejtësi edhe ndërkombëtare, jo veç vendore, atë vendore e bëjnë organet tona”, tha Kurti.

Në konferencë për media të martën, Kurti përsëriti qëndrimin e tij se për themelimin e Asociacionit fillimisht duhet të ketë pajtim për parimet e tij, pastaj ai do të shkruante draft-statusin e tij.

“Sa i përket zbatimit të marrëveshjes bazike e ka në qendër njohjen reciproke de facto, e kuptoj që neni 10 i referohet të gjitha marrëveshjet të deri më tanishme, por ende më e rëndësishme është neni 7 që flet për vet menaxhimin e komunitetit serb. Unë kam ofruar që ta bëjmë draftin për këtë gjë, por duhet të pajtohemi me parimet. Nuk mund të shkruajmë tekste të zhanreve e kuptimeve ekstremisht të kundërta sepse nuk zgjidhet asgjë. Duhet të pajtohemi për frymën dhe karakterin e tekstit, dhe lirisht e shkruaj atë draft-status. Problemi është që presidenti i Serbisë i ka rënë pishman që ka thënë po marrëveshjes bazike, andaj janë gjithë këto kriza. Ai në një konferencë për media, ai ka shkelur në mënyrë kapitale dyfish marrëveshjen, tash kemi këto probleme që njëra palë nuk dëshiron t’i zbatoj. Andaj, në zbatimin e saj nuk mund ta vendosim qerren para kuajve. Prandaj, dua të kemi takim të nivelit të lartë, ku sekuencimin e balancuar dhe fer e trajtojmë me seriozitet”, shtoi ai.

Duke komentuar deklaratat e emisarit të ShBA-ve, Gabriel Escobar, se në rajon ka liderë që mbijetojnë përmes krizave, Kurti tha se nëse i interesojnë dikujt krizat dhe lufta atëherë është Beogradi zyrtar.

“Se kah mund të shkojë kriza në veriun e Kosovës nëse nuk de-eskalon nuk mund ta dijë sot, por e di që eskalimi është pasojë e drejtpërdrejt e përzierjes së Beogradit në punë të brendshme të Kosovës, herë me politikan që rrinë afër me krimin e organizuar, herë me krimin e organizuar që synon të politizohet, por qartazi faktorin dhe burimin e eksalimit do ta gjeni atje. Nëse ka të drejtë emisari amerikan, Escobar, atëherë adresa ku do duhej të merreni është me siguri Beogradi. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë mbijetese të Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe para zhvillimeve në veri dhe pas tyre, Qeveria e ka retingun rekord në Kosovë. E keni keqkuptuar, sepse emisari evropian Lajcak do ta ketë pas për Vuciqin, sepse atje ka demonstrata me dhjetëra, mijëra qytetar. Nëse i interesojnë dikujt krizat, gjakderdhjet e lufta është Beogradi. Atje ka demonstrata kundër pushtetit që kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe aty mund të ketë interes që të mbijetohet kriza. Në Kosovë ka krizë për rendin dhe ligjin në veri dhe jo për qeverinë, kjo nuk vlen për mua”, theksoi Kurti.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se për disa tema nuk pajtohem plotësisht me partnerët ndërkombëtar, por në thelb për temat si siguria afatgjate në rajon janë të një qëndrimi.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm për të gjitha temat që na shqetësojnë edhe ne si institucione të Kosovës por edhe partnerët tanë. Është e vërtetë që për disa tema ndoshta nuk pajtohemi plotësisht, por në bazë pajtohemi për të gjitha temat, ato janë paqja dhe siguria afatgjate në rajonin tonë. Entuziazmin për njohje të reja në dy vite të qeverisjes nuk është se e kam parë, jemi përpjekur në te gjitha mënyrat tona dhe do të vazhdojmë me këmbgulje së bashku me partneret tanë të gjejmë rrugët për të realizuar njohje të reja. Njohjet e reja, në fakt ndonjë entuziazëm i madh përveç pesë shteteve të BE-së edhe nuk është se mund të pritet nga opinioni, sepse ato shtete të cilat nuk kanë pasur pengesa për të njohur Republikën e Kosovës e kanë bërë këtë gjatë 15 viteve të kaluara. Nuk është habi që ky entuziazëm nuk do të jetë prezent as gjatë debateve dhe diskutimeve që kemi gjatë këtyre ditëve. Është detyrë e jona të vazhdojmë përpjekjet tona, sot ka qenë bisedat fundit që kam zhvilluar për njohjet e reja, nuk ndalemi në atë drejtim”, tha Gërvalla.

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara