Lajmet

​Kurti: Investimet e huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit rriten për rreth 170 për qind

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryesuesi i Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti shtoi se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%.

Ndërkaq, nënvizoi edhe rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, sipas tij eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile.

Në takim u theksua fakti se Kosova ka arritur Marrëveshjeve për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet EFTA-n, duke shtuar kështu korpusin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, Elshani: Herën tjetër do të jemi edhe më të ashpër

Published

on

By

Pas ngjarjes së mbrëmshme në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku dyshohet për ngjitjen e një stikersi mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini, si dhe shpimin e gomave të disa automjeteve, është deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka potencuar se nëse në të ardhmen përsëriten ngjarje të tilla, policia do të jetë edhe më e ashpër në reagimin e saj dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim tjetër.

Sipas tij, katër persona janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa një person është identifikuar si i dyshimtë për dëmtim kriminal apo shtytje në vepër penale.

Mbrëmë i kemi intervistuar katër persona, tash jemi duke i identifikuar të gjithë të tjerët, dhe njërin prej tyre e kemi identifikuar si person të dyshimtë për dëmtim kriminal, apo edhe shtytje në vepër penale. Atë çka ne kemi me thënë është se çdo gjë ka kaluar pa ndonjë problem mbrëmë, sidoqoftë banorët të cilët janë aty, por edhe të gjithë banorët e veriut të vendit, duhet ta dinë se policia është këtu, ne e kryejmë punën tonë dhe askush nuk duhet të tentojë ta merr ligjin në duart e veta dhe të tentojë ta kryejë punën siç mendojnë ata, sepse ne do të marrim masa njëjtë… Herën tjetër do të jemi edhe më të ashpër, s’do të tolerojmë asnjë veprim tjetër, kemi policë të mjaftueshëm dhe njësi speciale, të rendit, dhe njësi të ndërhyrjes së shpejtë“, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, lideri i Iniciativës Qytetare Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq, njëherësh iniciator i stikersave të tilla, ka dënuar aktin e ngjitjes së stikersit mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Hajredini.

Ai theksoi se të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e vetë qytetarëve pa dallim, dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë, e jo arsye për krijimin e tensioneve.

Kur i kemi dhënë stikersat kemi dhënë edhe udhëzime të qarta se askush nuk guxon për t’i ngjitur ato në shenjat e komunikacionit, në vitrinat e lokaleve pa lejen e pronarit, nëpër dyert e banesave, përmendore… Ne shprehim dyshime për mundësinë që dikush me qëllim, respektivisht dikush nga kabineti i kryetarit Atiq, si për shembull Visar Syla apo dikush ngjashëm me të, i cili dëshiron tensione njëjtë si Vetëvendosja, tensione dhe përleshje në veri, ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Unë me këtë rast dënoj një ngjitje të tillë në përmendore… Do të thotë, nëse nuk lejon mbi përmendoren tënde, atëherë nuk guxon të prekësh as përmendoren e huaj, sepse të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e të gjithë neve dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë dhe jo arsye për krijimin e tensioneve“, u shpreh Arsenijeviq.

Ndryshe, persona të panjohur dyshohet se të enjten mbrëma kanë ngjitur një stikers mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini në Lagjen e boshnjakëve. Nuk dihet çfarë përmbajtje ka pasur stikersi, pasi ai është hequr menjëherë nga dikush dhe kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë. Pas kësaj, rreth dhjetë persona shqiptarë në shenjë revolte janë mbledhur në këtë lagje, ndërsa policia ka evidentuar edhe shpimin e gomave në dy automjete me targa të Serbisë. Aty pastaj janë tubuar edhe banorët serbë, të cilët jetojnë në ndërtesat përreth, me ç’rast është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë bindur të dyja palët që të shpërndahen.

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet më shumë barazi gjinore, Rexhepi: Të brengosur me numrin e madh të vrasjeve të grave

Published

on

By

Vështirësitë në fushën e arritjes për barazi gjinore dhe zëri i grave në zgjedhjet e ardhshme, janë disa nga çështjet që u diskutuan në takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325, Gratë Paqja dhe Siguria

Qëllimi i këtij takimi konsultativ ishte zhvillimi i një diskutimi të hapur dhe thelbësor mbi sfidat e avancimit të barazisë gjinore në vend.

Gjatë diskutimit u theksua se është i domosdoshëm analizimi kritik i përpjekjeve të akterëve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe komunitetit ndërkombëtar, në kuadër të proceseve dhe reformave të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në panelin me titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, zëvendëskryeministrja e tretë për çështje të pakicave dhe drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi ka theksuar se janë brengosëse statistikat e vrasjeve të grave.

Vet fakti që edhe më tutje, ballafaqohemi me gjuhën e urrejtjes ndaj grave, vet fakti që kemi një numër të madh të vrasjeve të grave tona, shpesh kemi përmendur këto, meqë zakonisht kryerësit e këtyre veprave janë bashkëshortit apo njerëzit me të cilët jetonin shumë vite. Tani kemi një pasqyrë krejt tjetër dhe këto statistika tregojnë një realitet tjetër që duhet të brengosemi. Është e rëndësishme që të gjithë së bashku të punojmë, dhe janë të rëndësishme këto takime” tha Rexhepi.

Këshilltarja politike në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Bala gjatë diskutimit për barazinë gjinore, ka thënë se ligjet në vend hasin sfidat e saja të përditshme, teksa ka kërkuar nga gjitha institucionet zbatimin e tyre.

Angazhimet tona nuk duhet të jenë të fokusuara vetëm në politikë, gjithandej e hasim pabarazinë, sepse kur të ndalemi dhe të analizojmë ligje të tëra, është një përshtypje se këto ligje janë bërë veç për burra, është një diskriminim aty për aty ndaj grave. Në momentin kur na thonë se gjuha ligjore nuk ka gjini, mendoj se duhet të fillojmë edhe gjenorizimin e dokumenteve tona të bëjmë. Ligjet në Kosovë hasin sfidat e saja të përditshme, nuk është e lehtë zbatimi i një ligji, dhe nuk varet zbatimi i ligjit vetëm prej një institucioni, prandaj, kërkohet angazhimi i përgjithshëm edhe institucional dhe shoqëror. Ka shumë për të bërë si gra“, tha Bala.

Drejtoresha Ekzekutive e OJQ “Të drejtat e grave”, Ruzhica Simiq, ka folur për problemet që ballafaqohen gratë në Mitrovicën Veriore, për çfarë ka kërkuar nga institucionet të punojnë në ketë drejtim, për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gjitha grave.

E kemi të qartë që kalojmë në një tranzicion, por të gjitha thuhen përmes grave. Siguria e grave në hapësira publike është e drejtë universale dhe është e rëndësishme që institucionet të punojnë në ketë drejtim. Pjesëmarrja e grave në jetën politike kanë kuptim vetëm kur janë të mbrojtura dhe tregojnë mendimin e vet pa frikë. Sot gratë në Mitrovicën Veriore ballafaqohen me problemin ngacmimi seksual nga disa individ dhe kjo sjellje degradon dhe krijoj mjedis armiqësor. Ngacmimi seksual është vepër penale dhe kërkon përgjigje, sepse shkel lëvizjen e lirë. Momentalisht gratë në veri e kanë këtë problem serioz“, tha ajo.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Igo Rogova ka shprehur dëshirën e saj që edhe zgjedhjet e ardhshme të jenë përsëri të përfaqësuara me gra, me një numër më të madh të tyre.

Erdhi koha e dialogut që jemi tash, kuptoj se kemi gra në vendimmarrje, dhe jemi shumë krenare, por nuk është me rendësi veç të kemi gra në vendimmarrje, është me rendësi të dëgjohet zëri i popullatës edhe brenda dialogut. Këto mundemi duke pas bashkëpunim, duke u dëgjuar zëri ynë, dhe duke i përcjellë pastaj këto ekipet zyrtare, nuk kemi pas as nga ana e qeverisë tonë. Ne e kemi dëshirën që edhe zgjedhjet e ardhshme të jenë përsëri të përfaqësuara me gra, bile edhe më shumë. Por, mos harroni një gjë, më shumë se gjysma e popullatës që janë gratë votuese, kanë votuar këtë qeveri tash. Prandaj, ne presim edhe më shumë se sa kemi tash rezultate. Kemi shumë çështje për të përcjellë përpara“, tha ajo.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendosë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike si një nga objektivat kryesore strategjike.

Continue Reading

Lajmet

Luftë për para, gjeneralët e Putinit kthehen kundër njëri-tjetrit

Published

on

By

Arrestimi i Gjeneral Majorit, Alexander Ogloblin, ish-shefit të departamentit të komunikimit ushtarak të Rusisë, është arrestimi më i fundit i një zyrtari të lartë ushtarak rus.

Ogloblin po mbahet në paraburgim nën dyshimin për marrjen e ryshfeteve në vlerë prej 10 milionë rubla nga një kompani telekomunikacioni për të siguruar kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ogloblin ishte dënuar më parë me katër vite e gjysmë burg për përvetësim në shkurt 2022 mbi akuza të tjera, por ishte liruar herët pasi dëshmoi kundër ish-eprorit të tij, Vadim Shamarin, i cili ishte zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.

Shamarin u akuzua për marrje të ryshfeteve për prokurime nga prodhuesi Perm Telephone Plant Telta.

Ai e ndau ryshfetin me Ogloblin, gjë që ai e zbuloi si pjesë e një marrëveshjeje me hetuesit, sipas Kommersant.

Ministria Britanike e Mbrojtjes (MOD) tha të mërkurën se arrestimi i dytë i Ogloblinit sinjalizoi një goditje nga autoritetet ruse kundër zyrtarëve të mbrojtjes aktualë dhe ish-zyrtarëve të emëruar nga Shoigu, i cili tani është sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Në muajin prill, Timur Ivanov, 48 vjeç, zëvendësministër i Mbrojtjes që mbikëqyrte projekte të mëdha ndërtimi të lidhura me ushtrinë, përfshirë rindërtimin e qytetit portual të shkatërruar Mariupol në Ukrainë, u arrestua nën dyshimin për marrjen e një ryshfeti të madh – një vepër e dënueshme me deri në 15 vite burg.

Arrestimet filluan pak para se Putini të niste mandatin e pestë dhe të zëvendësonte ministrin e Mbrojtjes prej kohësh, Shoigu.

Këto arrestime kanë nxitur spekulime nëse presidenti rus po riafirmonte kontrollin mbi Ministrinë e Mbrojtjes apo nëse ato sinjalizonin një përplasje mes ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

Izraeli përplaset ashpër me OKB-në: Mbështesin militantët

Published

on

By

Zyrat e Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë janë dëmtuar rëndë gjatë një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve raporton se buldozerët izraelitë e kishin shkatërruar pjesërisht godinën e UNRWA-së.

Por shteti hebre mohoi që ta kishte dëmtuar selinë e agjencisë në kampin Nur Shams. Ai deklaroi se militantët kishin vendosur eksploziv në afërsi të ndërtesës dhe e kishin shpërthyer atë për të eliminuar trupat izraelite, duke dëmtuar godinën.

Incidenti erdhi pasi Parlamenti izraelit miratoi këtë javë ligjin që i ndalon agjencisë së OKB-së të veprojë në Izrael dhe në territoret palestineze.

Shteti hebre akuzon UNRWA-në se mbyll sytë përpara pranisë së militantëve në radhët e saj, gjë që përgënjeshtrohet nga agjencia. Ligji i miratuar hyn në fuqi pas tre muajsh.

Ne po e themi këtë shumë qartë, UNRWA është pjesë e problemit. Anëtarët e saj morën pjesë në masakër. Dhe tani është koha që komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga Kombet e Bashkuara, të rishikojë dhe të bëjë atë që duhet për t’u ardhur në ndihmë palestinezëve në vend që t’u përmbahet ideve të hershme mbi agjencinë, tek e cila janë infiltruar në masë militantët që po e keqpërdorin për qëllimet e tyre”, David Mencer, zëdhënës i qeverisë izraelite.

Agjenci të shumta të OKB-së kanë dalë në mbështetje të UNRWA-së, duke e cilësuar atë “shtyllën kurrizore” të organizatës për aktivitetet në Gaza.

UNRËA ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihma për miliona refugjatë palestinezë, që datojnë që nga lufta e vitit 1948 dhe krijimi i Izraelit. Familjet e refugjatëve përbëjnë gjithashtu pjesën dërrmuese të popullsisë në Gaza.

Continue Reading

Të kërkuara