Lajmet

Kurti i përgjigjet Lajçakut: Kosova nuk i frikësohet zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin

Ai tha mes tjerash se marrëveshja duhet të arrihet.

Published

on

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka kërkuar nga Kosova të mos frikësohet nga themelimi i Asociacionit të komunave serbe, për çka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova nuk frikësohet zbatimit të kësaj marrëveshjeje por që me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme.

Ai tha se ju shërben qytetarëve të vendit dhe se i mbrojnë interesat e shtetit e që është integriteti territorial, funksionaliteti shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interesi i shtetit të pavarur i republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet, i lehtësuar apo ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë për marrëveshje bisedojmë për marrëveshje, nuk bëjmë dialog për dialog, jemi konstruktiv, jemi serioz dhe njëkohsisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë më shumë që të gjithë faktorët ndërkombëtarë që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë presidentit i SHBA-së, Joe Biden që marrëveshja për normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti.

Por se a është biseduar rreth modelit të dizajnimit sa i përket Asociacionit, Kurti tha se nuk është biseduar për diçka të tilla, për çka theksoi edhe se të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara në nivelin më të lartë të standardeve evropiane.

“Nuk kemi biseduar modele të tilla. Të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara në nivelin më të lartë të standardeve evropiane”, theksoi kryeministri Kurti.

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara