Lajmet

Kurti: Greqia t’i bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën

Published

on

Greqia ftesë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë.

Kryeministri Albin Kurti priti zhvilloi sot një takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, e cila e uroi për fitoren në zgjedhje dhe për stabilitetin që kjo fitore ka sjellë në vend. Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek.   

Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH.  

Kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Znj. Aliferi e informoi kryeministrin Kurti për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë. Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo potencoi faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës./UBTNEWS

Continue Reading

Aktualitet

Rektori Hajrizi mban ligjëratë për diplomacinë moderne dhe teknologjitë e avancuara në Shkollën Diplomatike

Published

on

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti ligjëratë në Shkollën Diplomatike, ku morën pjesë 45 diplomatë të huaj, me temën: “The Digital Frontier: Cybersecurity and AI in Shaping Modern Diplomacy”.

Ky sesion tërhoqi interes të veçantë, pasi Rektori Hajrizi trajtoi në thellësi se si teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, po transformojnë mënyrën se si e kuptojmë diplomacinë moderne. Duke u fokusuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale, diskutimi nxiti reflektime kritike mbi rolin që teknologjia luan në strategjitë diplomatike dhe sigurimin e paqes së përbashkët në një botë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

Edicioni i sivjetmë zhvillon punimet nën temën qendrore: “Diplomacia në kohë sfidash globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”, duke reflektuar mbi sfidat dhe dinamikat aktuale në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Aktualitet

I dërguari i ShBA-së në OKB: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Published

on

I dërguari i ri i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, dha mendimin e tij mbi akuzat e fundit për shkelje të hapësirës ajrore ruse.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ShBA-të e kishin paralajmëruar Rusinë të ndalonte veprimet që mund ta rrezikonin atë të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë pasi dronët e saj shkelën hapësirën ajrore polake nëntë ditë më parë.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, tha theksoi se Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Rusia duhet të ndalojë urgjentisht një sjellje të tillë të rrezikshme”, vijoi ai.

Ai shton se edhe një herë i bën thirrje Rusisë, si anëtare e përhershme e këtij Këshilli, të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, të ndalojë shkeljen e hapësirës së tyre ajrore.

Gjithashtu, Waltz tha se i bën thirrje Rusisë të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës/S.K/EO/Skynews/

Continue Reading

Aktualitet

Dy të vdekur në një aksident në Zajm të Klinës

Published

on

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë./S.K/KP/PK

 

Continue Reading

Lajmet

Dembele dhe Bonmatí fitojnë çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025

Published

on

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris në “Théâtre du Châtelet”, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025.

Dembele, la pas Lamine Yamal dhe Vitinhan, u kurorëzua si lojtari më i mirë në kategorinë e meshkujve, ndërsa Bonmatí u vlerësua si futbollistja më e mirë në botë, përpara Mariona Caldentey dhe Alessia Russo.

Çmime të tjera kryesore:

Kopa Trophy (U21): Lamine Yamal (meshkuj) dhe Vicky Lopez (femra).

Gerd Müller Award (golashënuesi më i mirë): Viktor Gyökeres (meshkuj) dhe Eëa Pajor (femra).

Yachine Trophy (portieri më i mirë): Gianluigi Donnarumma (meshkuj) dhe Hannah Hampton (femra).

Johan Cruyff Trophy (trajneri më i mirë): Luis Enrique (meshkuj) dhe Sarina Ëiegman (femra).

Klubi i vitit: PSG (meshkuj) dhe Arsenal (femra).

Në garë ishin 30 kandidatë, por dy emra që dukeshin si favoritët kryesorë ishin Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara