Lajmet

Kurti flet për takimin me Vuçiqin

Sipas tij, pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka folur para kabinetit qeveritar për takimin e së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.

“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk jën të intersuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”, ka thënë Kurti.

Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e gjashtë kapitujve.

“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:

  1. Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare
  2. Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj
  3. Bashkëpunimi liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve
  4. Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive
  5. Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme. jo me idenë e ri negocimit të tyre
  6. Duhet të vendos qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes se zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”.

Kurti pasdite pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” edhe sot po vazhdojnë grevën para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Ata sot kanë vendosur në tenda.

Aktualisht përfaqësues të sindikatës së këtyre punëtorëve kanë hyrë në takim me përfaqësues të komunës së Prishtinës.

Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat në Prishtinë, për siç thonë ata mospagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro nga komuna.

Kërkesa kryesore e Sindikatës “Punëtori”, është që mbledhja e mbeturinave te ndodh nga kompania “Pastrimi.

Grava e punëtoreve të kompanisë “Pastrimi” ka nisur nga dje ku afër komunës i kanë vendosur edhe kamionët.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti i kërkoi Kallas heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.

Kurti theksoi se vendi ynë, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së.

Ai e falënderoi Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë darkës së shtruar nga Kurit, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ndërkohë që rikujtoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se kryeterroristi Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Continue Reading

Lajmet

Përpjekja e 20-të sot për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Deputetët do të mblidhen sërish sot për një tentim të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kjo është përpjekja e njëzet me radhë që prejj 15 prillit kur ka filluar seanca konstituive. Vazhdimi i seancës konstituive bëhet në orën 11:00 dhe nuk pritet ndonje ndryshim nga ditët e mëparshme.

Në vazhdimin e seancës ditën e mërkurë nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Propozimi – për disa herë me radhë – i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, nuk po merr përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë propozuar edhe që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë – siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, por të bëhen një herë në javë.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, javën që shkoi, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Thirrje për dalje nga ngërçi ka bërë edhe shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Të enjten, më 22 maj, Kallas u bëri thirrje politikanëve që janë në Kuvend që të bashkëpunojnë për të zhbllokuar situatën.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Kallas kujtoi se formimi i institucioneve të reja është “thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”.

Continue Reading

Lajmet

Grevë para Komunës – punëtorët e “Pastrimit” kalojnë natën në tendë

Published

on

By

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e dytë të grevës, duke qëndruar para ndërtesës së Komunës së Prishtinës në një tendë të vendosur për të vazhduar protestën. Ata kërkojnë zgjidhje emergjente për gjendjen e rëndë financiare në të cilën, sipas tyre, ndodhet ndërmarrja për shkak të mospagesës së borxhit prej 2.7 milionë euro nga Komuna.

“Pastrimi” ka pezulluar shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, duke e cilësuar situatën si të paqëndrueshme financiarisht. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka mohuar ekzistencën e borxhit dhe ka akuzuar menaxhmentin e ndërmarrjes për sabotim dhe keqpërdorim të punëtorëve për qëllime politike.

Kryeqyteti tashmë është përballur me grumbullim të madh mbeturinash nëpër rrugë, gjë që ka ngritur shqetësime për rrezik të mundshëm shëndetësor për qytetarët.

Ndërkohë, Prokuroria ka nisur të mbledhë informacione lidhur me situatën për të shqyrtuar mundësinë e hetimeve më të thelluara. Sindikata e “Pastrimit” ka theksuar se greva është akt i domosdoshëm për të tërhequr vëmendjen mbi situatën alarmante financiare të ndërmarrjes.

Continue Reading

Të kërkuara