Lajmet

Kurti emëron këshilltar Florim Isufin e demarkacionit

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot këshilltar profesorin universitar, Florim Isufi, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas ZKM-së, Isufi do te jetë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Nisin homazhet për gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadarenë

Publikuar

nga

Në sallën e TKOB kanë nisur homazhet publike dhe ceremonia shtetërore e lamtumirës për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare.

Bashkëshortja Helena dhe bijat e shkrimtarit të ndjerë po presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë.

Protokolli ka menduar edhe të vendosë simbolet e Nënë Terezës në vendin e homazheve.

Ceremonia e nderimeve për kolosin Kadare është organizuar me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.

Homazhet nisën në ora 09:00 dhe do të vazhdojnë deri në 12:30 për të vazhduar me nisjen drejt varrezave të Tufinës. Ashtu si dje, edhe dita e sotme është ditë zie kombëtare.

Gjithashtu ditë zie kombëtare ka shpallur edhe Kosova.

Ismail Kadare, prijësi historik i letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash, ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtari i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës; anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Ismail Kadare do të mbetet një autoritet moral për popullin shqiptar, një institucion krijimi dhe mendimi, një referencë themelore për jetën e tij. Vepra që ai ka krijuar është e lidhur me çështje thelbësore të botëkuptimit shqiptar e ballkanas, të ndërveprimit të kulturave dhe vlerave qytetare të rajonit, të evoluimit të identiteteve historike e kulturore. Ajo është një dritare e rëndësisë parësore për të njohur edhe psikozat dhe komplekset e popujve të Evropës Juglindore, aspiratat e vërteta të tyre.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë

Publikuar

nga

Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për të zgjeruar praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë e lajmeve DPA.

Zyrtari i lartë do ta ketë për detyrë ta koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, derisa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.

Lajmi vjen përpara samitit të NATO-s në Uashington, që do të mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

Në atë samit, udhëheqësit pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma për Siguri dhe Trajnime e NATO-s.

Tash për tash është e paqartë se kush do të caktohet në postin e ri në Kiev. Detaje të mëtejshme do të zbulohen pas përzgjedhjes zyrtare, tha zëdhënësi, duke i konfirmuar planet e raportuara më herët nga Wall Street Journal.

NATO-ja, përndryshe, ka përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, që përfshin një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni, e cila ekziston që nga fundi i viteve 1990.

Ai trajton, mes tjerash, kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase./REL/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjenden dy mjete të dyshimta në një livadh në Gjakovë

Publikuar

nga

Dy mjete të dyshimta janë gjetur në një livadh të fshatit Babaj i Bokës të Gjakovës.

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ishte duke punuar në livadh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vazhdon edhe sot dëshmia e Bislim Zyrapi në Speciale

Publikuar

nga

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot është dita e tretë e dëshmisë së Bislim Zyrapit në Speciale.

Dëshmitari Bislim Zyrapi pohoi se Jakup Kransiqi ka qenë zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë periudhës së 1998-së.Dëshmitari tha se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur takime të vazhdueshme për shkak të situatës së luftës, mirëpo ato me komandantët e zonave ishin më të rralla.

Dëshmitari Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij ka treguar se ka pasur nofkën “Bisi” në kohën e luftës dhe se me këtë emër i është drejtuar Rexhep Selimi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara