Lajmet

Kurti: Eksportet gjatë vitit 2022 janë rritur për 23 %

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021.

Kurti këto komente i bëri gjatë takimit që ai bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pati me kryetarin e bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, kryetarin e bordit drejtues të kompanisë Limak, Nihat ozdemir, si dhe drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

“Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021. Çalık dhe Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Evropës

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një bisedë në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe Evropiane në Athinë, me ekspertë, akademikë dhe ambasadorë mbi momentumin e procesit të zgjerimit të BE.

Gjatë diskutimit, ministrja Spiropali theksoi se zgjerimi i BE-së përbën një instrument të fuqishëm gjeopolitik për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit ekonomik të kontinentit, veçanërisht në një kontekst sfidues ndërkombëtar, shkruan ATSH.

Ajo nënvizoi se për Shqipërinë, zgjerimi nuk është një ushtrim burokratik.

Është një mekanizëm zhvillimor dhe mbrojtës që forcon thellësinë strategjike të Europës, ku vendi ynë mund të kontribuojë me gjithë potencialin e tij”, nënvizoi ajo.

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë.

Vizita nisi në Presidencën greke, ku Spiropali u prit nga Presidenti Konstantinos Tasoulas.

Më pas, Spiropali pati në një takim dypalësh me homologun e saj, Gerapetritis, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetja e e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe avancimi i bashkëpunimit strategjik në rajon.

Pas takimit dypalësh, ministrat mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Spiropali zhvilloi takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias, dhe me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të diskutuar potencialin e bashkëpunimit ekonomik.

Spiropali, zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar në Athinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me rrënjët dhe kulturën shqiptare jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet sot Qeveria në detyrë

Published

on

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona

Published

on

Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.

Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara