Lajmet

Kurti dhe Vitia në Leposaviq: Shëndetësia në fokus

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën e tij të sotme në Leposaviq, ku, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ofruan mamografi falas për vajzat dhe gratë.

Kurti theksoi se, gjatë vizitës, ata gjithashtu shqyrtuan mundësinë e rikonstruksionit të një ndërtese për ta kthyer atë në maternitet, pasi gratë nga kjo zonë shpesh detyrohen të shkojnë në Novi Pazar për të lindur. Ai shprehu shqetësimin se fëmijët që lindin atje regjistrohen si shtetas të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur sot ditën në veri të vendit, saktësisht në Leposaviq.

Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, Kurti foli edhe për vendimin e fundit për rritjen e pensioneve, duke theksuar se ky hap është një dëshmi e përkushtimit të qeverisë ndaj kategorive në nevojë.

Ai përmendi gjithashtu vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, ku kishte pasur takime të rëndësishme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kjo vizitë, sipas tij, është një hap përpara në promovimin e interesave të vendit në arenën ndërkombëtare./UBTNews/

Lajmet

Bislimi takon nesër Lajçakun

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, ai tutje tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha Bislimi,

Continue Reading

Bota

Scholz: Kontrollet kufitare gjermane do të vazhdojnë për një kohë të gjatë

Published

on

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rikonfirmuar se kontrollet në kufijtë gjermanë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në një intervistë në programin special të stacionit televiziv RTL, ai theksoi: “Ne do ta bëjmë këtë për aq kohë sa nevojitet. Dhe kjo do të jetë një kohë shumë e gjatë.”

Kontrolli i ri në kufijtë gjermanë ka filluar që nga 16 shtatori, si një masë për të reduktuar numrin e hyrjeve të paautorizuara. Këto masa janë zbatuar në kufijtë tokësorë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.

Për më tepër, kontrolli i përkohshëm është bërë në kufirin me Francën që nga fundi i korrikut, për shkak të Lojërave Olimpike. Kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën kanë pasur gjithashtu kontrolle më të rrepta për një periudhë më të gjatë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në vendet fqinje, të cilat kanë shprehur shqetësim për efektet e këtyre kontrolleve në lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Scholz ka mbrojtur këtë masë si një nevojë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban

Published

on

By

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet përshkallëzohen midis Izraelit dhe Hezbollahut, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit.

Komisioni Evropian tha se janë planifikuar tre fluturime fillestare për të transportuar ndihma nga Italia dhe Dubai drejt vendit të shkatërruar nga konflikti, me fluturimin e parë që pritet të mbërrijë në Bejrut të premten.

Një avion ushtarak i mbushur me ndihma humanitare për Libanin, nga Katari dhe Franca.

BE-ja qëndron pranë njerëzve të prekur nga kriza në Liban”, shkroi në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Që nga batanijet deri te pakot e strehimit dhe ilaçet. Më shumë ndihma do të vijnë”.

Javën e kaluar, BE-ja tha se do ta shtonte ndihmën humanitare për Libanin për 30 milionë euro në përgjigje të dhunës në zhvillim.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj bazave të Hezbollahut në Liban që nga 23 shtatori, duke lënë mbi 1.150 të vdekur dhe duke detyruar mbi një milion njerëz të largohen.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Hezbollahu hodhi predha drejt Izraelit të mërkurën dhe tha se kishte penguar inkursionet tokësore, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Libani mund të përballet me shkatërrim si Gaza.

Brukseli tha se, që nga java e kaluar, po koordinonte dërgesat e ndihmave për Libanin nga shtetet anëtare Belgjika, Franca, Polonia, Sllovakia dhe Spanja.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita që ngrit zërin për natyrën: Mavriqi në Gjirokastër me ekspozitë!

Published

on

Në zemrën historike të Gjirokastrës, ku muret e kalasë përbëjnë një dëshmi të fuqishme të kalimeve të shekujve, u çel një ekspozitë e veçantë që sjell në fokus bukuritë e natyrës shqiptare. Fotografitë e Arian Mavriqit, një emër i njohur në fushën e fotografisë së natyrës, tregojnë një botë të egër, të paprekur, e cila përçon një mesazh të fortë mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit.

Qindra vizitorë nga çdo cep i globit, që kishin zgjedhur të shijonin bukuritë e kalasë, u grumbulluan me entuziazëm për të njohur krijesat e natyrës shqiptare. Ata u magjepsën nga imazhet mahnitëse që shfaqin kafshët dhe habitatet e tyre, të kapura me mjeshtëri nga Mavriqi. Çdo foto ishte një ftesë për të eksploruar mrekullitë e parkut kombëtar, një udhëtim në një botë ku natyra flet me gjuhën e saj të veçantë.

E pranishme në inaugurimin e ekspozitës ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila, me një mirënjohje të thellë, theksoi rëndësinë e këtij eventi. “Nuk kishte si të mos pranonte ftesën për ta vizituar këtë ekspozitë,” tha ajo, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm në promovimin e vlerave natyrore që përbashkojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

Kumbaro e vlerësoi Arian Mavriqin si një ambasador të mrekullive natyrore shqiptare, një zë të fortë për mbrojtjen e tyre, por gjithashtu si një rrëfimtar të shkëlqyer. Ajo nënvizoi se përmes fotografive dhe fjalëve të tij, Mavriqi sjell në vëmendje nevojën për t’u angazhuar në ruajtjen e natyrës, duke frymëzuar brezat e ardhshëm për të mbrojtur thesaret e vendit tonë.

“Kosova plotëson hartën tonë të përbashkët të atraksioneve,” përfundoi Kumbaro, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit dhe për të përmirësuar njohjen e pasurive natyrore që na lidhin. Ekspozita e Mavriqit është një kujtesë e fuqishme për të gjithë ne: natyra është një dhuratë që duhet ruajtur, një pasuri që na bën krenarë dhe na angazhon të punojmë për të ardhmen./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara