Lajmet

Kurti dhe Abdixhiku u pajtuan që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të shoqëruar nga nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Abdixhiku për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Z. Abdixhiku, ia shprehu kryeministrit Kurti pikëpamjet e tij dhe të subjektit që udhëheqë lidhur me dialogun, të cilat ia dorëzoi edhe në formë të shkruar. Ai theksoi se LDK-ja do të përkrahë procesin e dialogut nëse do të respektohen parimet e prezantuara në dokumentin e dorëzuar dhe rezultat përfundimtar do ta ketë njohjen e ndërsjellë.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i LDK-së u pajtuan që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri e vlerësoi rëndësinë e  bashkëpunimit pozitë-opozitë.

Takimi i sotëm ishte në vazhdën e takimeve të kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, me qëllim të bashkëpunimit të mirëfilltë për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Trajnime praktike dhe certifikime ndërkombëtare në UBT, nga shtatori deri në nëntor

Published

on

UBT ka njoftuar nisjen e një cikli të gjerë trajnimesh profesionale dhe praktike për periudhën Shtator–Tetor–Nëntor 2025, të hapura për studentë, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit për zhvillim të aftësive. Sipas njoftimit, çdo muaj do të hapen grupe të reja, duke ofruar fleksibilitet në orar dhe mundësi për t’iu përshtatur angazhimeve të pjesëmarrësve.

Programi mbulon fusha kyçe të menaxhimit të projekteve, IT-së, analizës së të dhënave dhe aftësive të buta, me fokus në standarde ndërkombëtare dhe punë praktike në laboratorë modernë të UBT-së.

Trajnimet e planifikuara:

  • PRINCE2 – 24 orë
  • ITIL Foundation – 24 orë
  • Analiza e të Dhënave me SPSS – 24 orë
  • MS Project – 18 orë
  • Hyrje në Programim – 30 orë
  • MS Excel i Avancuar – 24 orë
  • Marketingu Digjital – 24 orë
  • Shitja & Kujdesi ndaj Klientëve – 2 muaj
  • Instalues Elektrik – 3 muaj
  • Zhvillues i Aplikacioneve me AI – 2 vite

Trajnimet do të zhvillohen në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Pjesëmarrësit përfitojnë nga ligjërues të certifikuar, mjedise laboratorike të avancuara, certifikatë pjesëmarrjeje dhe kompetence, si dhe mundësi certifikimi ndërkombëtar për programet PRINCE2 dhe ITIL.

Aplikimet kryhen online: APLIKO TANI!

Continue Reading

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për programin Inxhinieri e Mekatronikës, një nga drejtimet më inovative dhe të kërkuara nga të rinjtë në fushën e inxhinierisë.

Ky program ndërthur mekanikën, elektroniken dhe teknologjinë digjitale, duke përgatitur studentët për të qenë pjesë e transformimit teknologjik në fushat e automatizimit, robotikës dhe sistemeve të mençura.

Studentët e këtij programi përfitojnë nga laboratorë të avancuar, ligjërues me eksperiencë ndërkombëtare dhe projekte praktike, duke ndërtuar kompetenca të plota për tregun e punës. Përmes këtij kombinimi, ata përgatiten të udhëheqin zhvillimet më moderne në industri dhe teknologji.

Aplikimet janë ende të hapura dhe mund të bëhen online në linkun: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Continue Reading

Të kërkuara