Sport

​Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës

Ai ka reaguar në Facebook duke shkruar se besimi në sukses është mjaft i madh, sidomos në mbështetjen e madhe të tifozëve.

Published

on

Kosova e ka nisur mbarë rrugëtimin në kualifikimet për në Kampionatin Botëror të basketbollit që zhvillohet në vitin 2027.

Dardanët triumfuan ndaj Irlandës me rezultat 83-76. Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në Grupin A me dy pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e parë.

Fitores së Dardanëve i është gëzuar Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka reaguar në Facebook duke shkruar se besimi në sukses është mjaft i madh, sidomos në mbështetjen e madhe të tifozëve.

“Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurt në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës. Ndeshja e radhës për Kosovën në kuadër të këtyre parakualifikimeve është kundër Azerbajxhanit më 25 shkurt”, shkroi Kurti në Facebook.

Sport

Osmani dekoron sot personalitetin botëror të sportit Hasan Arat

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dekorojë personalitetin e botëror të sportit Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij të veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ceremonia e dekorimit mbahet në zyrën e Presidentes Osmani me fillim në ora 12:00.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi.

Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë,  kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.

Continue Reading

Sport

Super derbi në basketboll

Published

on

By

Pas Kupës, emocionet vazhdojnë në ProCredit Superligë me shumë sfida dhe një super derbi.

Takimi kryesor i kësaj jave zhvillohet në Mitrovicë me sfidën ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrat rivale, me traditë dhe me shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

Pas 13 ndeshjeve, ‘Xehetarët’ janë liderë me dhjetë fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje. Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, si gjithmonë në duelet derbi mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshje interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.

Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit. Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.

Java e 14-t mbyllet me sfidën ndërmjet Vëllaznimit dhe GO+ Pejës. Kuqezinjtë numërojnë katër fitore e nëntë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

ProCredit Superliga-Java 14

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Rahoveci 029

19:30 Bashkimi-Bora

E diel

17:00 Trepça-Sigal Prishtina

19:30 Vëllaznimi-GO+Peja

Continue Reading

Sport

Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme

Published

on

By

 

Futbolli:

1. Spanja

2. Franca

3. Argjentina

4. Anglia

5. Portugalia

6. Brazili

7. Holanda

8. Belgjika

9. Kroacia

10. Italia

 

Basketbolli:

1. SHBA

2. Gjermania

3. Franca

4. Kanada

5. Australia

6. Spanja

7. Serbia

8. Argjentina

9. Lituania

10. Brazili

 

Kriketi:

1. India

2. Australia

3. Anglia

4. Zelanda e Re

5. Afrika e Jugut

6. India Perëndimore

7. Pakistani

8. Shri Lanka

9. Bangladeshi

10. Afganistani

Hokej mbi bar:

1. Holanda

2. Gjermania

3. Belgjika

4. Australia

5. Spanja

6. Argjentina

7. India

8. Anglia

9. Franca

10. Irlanda

 

Ragbi:

1. Afrika e Jugut

2. Zelanda e Re

3. Irlanda

4. Franca

5. Anglia

6. Argjentina

7. Australia

8. Skotlanda

9. Fixhi

10. Italia

 

Volejbolli:

1. Polonia

2. Italia

3. Brazili

4. Franca

5. SHBA

6. Sllovenia

7. Japonia

8. Agjentina

9. Bullgaria

10. Kanadaja

Continue Reading

Sport

Amorim shpërthen ndaj United: “Nuk erdha të jem trajner, por menaxher”

Published

on

By

Ruben Amorim ka sfiduar hierarkinë e Manchester United që ta lënë të bëjë punën e tij pa ndërhyrje.

Pasi aludoi të premten për problemet prapa skenave, Amorim priti deri në pyetjen e fundit të konferencës së tij për media pas ndeshjes pas barazimit 1-1 me Leeds United për të bërë një tjetër pikë të rëndësishme.

Ai deklaroi vazhdimisht se ishte gati të largohej kur kontrata e tij të skadonte pas 18 muajsh, duke treguar se ishte hasur në ndërhyrje të padëshiruara në detyrat e tij nga figura të larta të United, të cilat nuk do të toleroheshin diku tjetër.

Ai përmendi emrat e tre ish-trajnerëve të profilit të lartë të Premier Ligës dhe sugjeroi se ata nuk do t’i nënshtroheshin ndërhyrjes që ai mendon se ka përjetuar.

Dua vetëm të them se erdha këtu për të qenë menaxher, jo për të qenë trajner,” tha ai.

Në çdo departament – departamenti i vëzhgimit, drejtori sportiv – [ata] duhet të bëjnë punën e tyre. Unë do ta bëj timen për 18 muaj dhe pastaj do të ecim përpara.

Dua vetëm të them se do të jem menaxheri i kësaj skuadre, jo vetëm trajneri. Isha shumë i qartë për këtë. Kjo do të përfundojë brenda 18 muajsh dhe pastaj të gjithë do të largohen. Kjo ishte marrëveshja. Kjo është puna ime. Jo të jem trajner.

Amorim gjithashtu hodhi poshtë idenë se United është bërë shumë i ndjeshëm ndaj kritikave të jashtme.

Ai tha: “Nëse njerëzit nuk mund ta përballojnë situatën me Gary Nevilles dhe kritikat për gjithçka, ne duhet ta ndryshojmë klubin.”

 

Continue Reading

Të kërkuara