Lajmet

Kurti: Bujqësi zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës

Published

on

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u prit në takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechowski.

Kryeministri Kurti theksoi se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës. Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Kurti prezantoi planet e Qeverisë për reforma në bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe  ringjalljen e fshatit. Ai shtoi se Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Evropian në planifikimin e fondeve IPA, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me programin e qeverisë dhe kërkesat e vendit tonë për bujqësi. Kryeministri po ashtu kërkoi mbështetje nga komisioneri Wojciechowski për të përshpejtuar qasjen e Kosovës në instrumentin e para-anëtarësimit për zhvillim rural (IPARD).  

Komisioneri Wojciechowski  konfirmoi mbështetjen për përpjekjet e Kosovës për harmonizim të legjislacionit që rregullon bujqësinë dhe zhvillimin rural, sigurinë e ushqimit, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, si dhe për të vendosur procedurat e duhura të monitorimit dhe kontrollit.

Albin Kurti, on the left, and Janusz Wojciechowski
Albin Kurti, on the left, and Janusz Wojciechowski

Continue Reading

Aktualitet

Edmond Hajrizi, profesori ndërmarrës – Pa Komplekse me Elionin

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Pa Komplekse – me Elionin”, ku përmes një bisede të hapur dhe inspiruese ndau reflektime personale dhe profesionale mbi rrugëtimin e tij akademik, sipërmarrës dhe institucional.

Në këtë episod, Prof. Dr. Hajrizi foli për mënyrën se si UBT ka arritur të pozicionohet si një institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë. Gjatë bisedës, u diskutuan edhe raportet e UBT-së me universitetet tjera në Kosovë, duke vënë theksin në nevojën për bashkëpunim akademik, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të një ekosistemi arsimor që i shërben zhvillimit të vendit.

Përveç dimensionit profesional, episodi solli edhe një anë më personale të Rektorit Hajrizi, i cili foli për Fisneten, bashkërrugëtuesen e tij në jetë dhe në punë, duke nënvizuar rolin e familjes dhe mbështetjes reciproke në ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe me ndikim shoqëror.

Ju ftojmë ta ndiqni episodin e plotë të këtij podcasti në kanalin zyrtar në Youtube: Pa Komplekse – me Elionin

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj (Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike) dhe Prof. Dr. Alban Maliqi (Studimet e Sigurisë), organizuan një vizitë studimore për studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, në kuadër të lëndëve E Drejta Administrative, Politikat e Shtetit të Mirëqenies Sociale dhe Hyrje në Drejtësi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte pajisja e studentëve me njohuri të drejtpërdrejta mbi aktivitetet, strukturën organizative dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të Institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe rolin e tij në funksionimin e sistemit shtetëror.

Studentët u mirëpritën nga zyrtarë të lartë të Presidencës (Fehmi Mehmeti – Sekretar i Zyrës së Presidentës,  Besim Kajtazi – Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dafina Syla – Drejtoreshë e Departamentit për Shërbime të Përbashkët), të cilët prezantuan detyrat kryesore, përgjegjësitë institucionale dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion gjatë ushtrimit të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore.

UBT vazhdon me përkushtim të veçantë zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, me synim rritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën. Vizitat studimore, hulumtimet e përbashkëta profesor-student, analizat e rasteve studimore dhe atyre hipotetike mbeten pjesë përbërëse e qasjes pedagogjike bashkëkohore që karakterizon këtë institucion të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit

Published

on

By

Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit.

Ky komision ishte formuar si rezultat i marrëveshjes mes Kryeministrit të Kosovës Alban Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në maj të vitit 2023 gjatë një takimi në nivel të lartë.

Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofroj të të vërtetën për familjet dhe të ndihmoj paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.

Ky Komision do të mbështes Grupin punues për personat e pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.

Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

“BE ka pritje të mëdha nga Komisioni i përbashkët për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për të ndihmuar në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet të cilat kanë pritur aq shumë për përgjigje2 thuhet më tej në këtë komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEK realizon 97% të Planit Vjetor të Prodhimit të Energjisë Elektrike për vitin 2025

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. njofton se, bazuar në Bilancin Vjetor Energjetik të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka realizuar 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025, pavarësisht sfidave teknike dhe ndërhyrjeve kapitale për modernizimin e njësive gjeneruese.

Ky rezultat është arritur gjatë një periudhe intensive pune, e cila ka përfshirë modernizimin e turbinave në njësinë B2, realizimin e remonteve të rregullta vjetore si dhe zbatimin e projekteve kapitale në njësitë B1, B2 dhe A3, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sistemit energjetik kombëtar.

Analiza e të dhënave mujore të prodhimit dëshmon se, në disa muaj kyç, prodhimi ka tejkaluar planifikimin deri në 110%. Krahasimisht, në dhjetor 2024 realizimi i prodhimit ishte 76.5%, ndërsa në dhjetor 2025, falë përfundimit me sukses të remonteve vjetore dhe ndërhyrjeve modernizuese, si dhe me rënien e temperaturave dhe operimin paralel të pesë njësive gjeneruese, KEK ka tejkaluar planin e prodhimit me 102%. Periudhat me realizim më të ulët lidhen drejtpërdrejt me fazat intensive të modernizimit dhe remonteve të planifikuara. Megjithatë, në nivel vjetor, KEK ka ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik kombëtar dhe ka përmbushur objektivat strategjike të prodhimit.

Realizimi vjetor prej 97% nuk përfaqëson vetëm një tregues statistikor, por është mbi të gjitha dëshmi konkrete e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së lartë të stafit teknik dhe të të gjithë punonjësve të KEK-ut, të cilët, përmes punës së palodhshme dhe angazhimit në terren, kanë garantuar funksionimin stabil dhe të sigurt të sistemit prodhues edhe në kushte jashtëzakonisht sfiduese. Ky rezultat është mbështetur dhe koordinuar nga strukturat menaxheriale, në funksion të krijimit të kushteve të nevojshme për realizimin e kësaj performance.

Ky rezultat konfirmon se KEK jo vetëm që po kalon nëpër një proces të thellë transformimi, por po e realizon këtë transformim duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të Republikës së Kosovës, si dhe duke ndërtuar themelet e një sistemi energjetik modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

Continue Reading

Të kërkuara