Lajmet

Kurti bën apel kundër zjarrvënieve: Një zjarrfikës e humbëm në krye të detyrës

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë apel që të mos shkaktohen zjarret dhe të raportohen ato sa më herët për të shmangur tragjeditë në këto temperatura të larta.

Para mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se apelin e bën duke i shprehur ngushëllimet familjes së zjarrfikësit Sefadin Osmanaj që humbi jetën në krye të detyrës.

“Temperaturat e larta gjithashtu rrisin rrezikun për zjarre dhe përhapjen e tyre të shpejtë. Përballë kësaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që faktori njeri të jetë faktor në shuarjen e zjarreve dhe kurrsesi shkaktar i tyre apo nga pakujdesia. Përveçse janë vepra penale dhe që dënohen me ligj, kanë potencial të madh të tragjedive njerëzore dhe pasojave mjedisore të pamatshme. Në këtë ballafaqim, vendi ynë tashmë e ka përjetuar një humbje të dhimbshme javën që lamë pas. Zjarrfikësi Sefadin Osmanaj humbi jetën në krye të detyrës. Ngushëllimet tona për familjen Osmanaj janë apeli ynë më i zëshëm kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në identifikimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm në rast të zjarrit”, tha Kurti.

Ai tha se për këtë çështje ka folur edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një “takim konsultues dhe koordinues”./UBTNews/

Botë

Të paktën 69 persona të vdekur nga tërmeti në Filipine

Published

on

Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe janë plagosur shumë të tjerë nga një tërmet i fuqishëm goditi Filipinet qendrore me magnitudë 6.9 ballë.

Qeveria tha se po bëjnë përpjekje për të kërkuar të mbijetuar dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Të paktën 14 banorë vdiqën dhe spitali u mbingarkua në Bogo, një qytet bregdetar në provincën Cebu me një popullsi prej rreth 90,000 banorësh, i cili ndodhet afërsisht 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit të cekët.

Në San Remigio, gjithashtu pranë Bogos, pesë persona u vranë nga shembja e mureve ndërsa po përpiqeshin të iknin nga një ndeshje basketbolli që po ndiqnin kur goditi tërmeti, tha kryebashkiaku i qytetit Alfie Reynes për mediat lokale.

Reynes bëri thirrje për ushqim dhe ujë, pasi sistemi i ujit të San Remigios ishte dëmtuar nga dridhjet, si dhe pajisje për përpjekjet e kërkim-shpëtimit/S.K/EO/Euronews/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi shënon fitore të thellë në Ligën e Kampionëve, shkëlqen Mbappe

Published

on

Real Madridi ka triumfuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat bindës 5-0 në transfertë kundër skuadrës Kairat Almaty. Ndeshja nisi me dominim të plotë të “Los Blancos”, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me golin e Kylian Mbappé.

Francezi vazhdoi të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur të nisur nga Courtois.

Në minutën e 74-të, ai kompletoi dopietën personale, kësaj here me asistim nga Arda Güler, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 83-të, Eduardo Camavinga u regjistrua në listën e realizatorëve pas një kombinimi me Rodrygon, ndërsa goli i pestë dhe i fundit erdhi në kohën shtesë (90’+3), kur Brahim Díaz përfitoi nga pasimi i Garcia-s dhe vulosi fitoren madhështore të madrilenëve.

Me këtë rezultat, Real Madridi jo vetëm që mori tre pikë të rëndësishme, duke arritur në gjashtë sosh pas dy ndeshjeve, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për rivalët se mbetet ndër favoritët kryesorë për trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e cila triumfoi kundër Club Brugge me rezultat 2 me 1.

Liga e Kombeve (UEFA Nations League) nisi në shtator 2018. “Nations League” është organizuar nga UEFA dhe aty marrin pjesë kombëtaret e Europës — secila skuadër e vendeve që janë anëtare të UEFA-s./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara