Lajmet

Kurti: Arsimi është prioritet i Qeverisë, i kemi shtuar 22 inspektorë të rinj të arsimit

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në punëtorinë njëditore të organizuar nga Inspektorati i Arsimit me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, ku ka theksuar rëndësinë që Qeveria i jep arsimit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale në këtë fushë.

Në fjalën e tij para inspektorëve të arsimit, Kurti ka vlerësuar përpjekjet dhe angazhimin e tyre, duke rikujtuar sfidat me të cilat është përballur ky institucion ndër vite. Ai tha se për një periudhë të gjatë, Inspektorati ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë, një numër që, sipas tij, nuk përkon me nevojat reale të sistemit arsimor në vend.

Jemi këtu së bashku për të vlerësuar përpjekjet për ngritjen e cilësisë në arsim edhe për të rikonfirmuar që arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj është prioritet i qeverisë tonë. Kujtojmë se për një periudhë të gjatë kohore Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë. Një numër që nuk përkon as afër me institucionet arsimore, kopshteve, çerdheve – nuk përkon me barrën që ka ky institucion. Edhe përballë këtij realiteti sfidues, me përkushtim ju keni mbajtur funksionin e njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm të sistemit arsimor, e për këtë ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time”, theksoi Kurti.

Ai bëri të ditur se si rezultat i angazhimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, janë shtuar 22 inspektorë të rinj, të cilët do të forcojnë më tej praninë dhe mbështetjen në terren për institucionet arsimore në vend.

Përpjekjet e qeverisë sonë dhe MAShT për forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit Arsimor nuk janë ndalur asnjëherë. Si rezultat i këtij angazhimi kemi shtuar 22 inspektorë të rinj që do t’i japin sistemit tonë arsimor më shumë mbështetje dhe prani në terren”, deklaroi Kryeministri në detyrë.

Ai shtoi se investimet në arsim kanë qenë të vazhdueshme dhe të orientuara drejt përmirësimit të kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie: nga ndërtimi dhe renovimi i shkollave me infrastrukturë moderne, pajisje bashkëkohore, e deri te zhvillimi profesional i mësimdhënësve.

Të gjitha këto investime janë në favor edhe të juve si Inspektorat. Sa më i fortë të jetë themeli i sistemit arsimor, aq më e lehtë bëhet puna e inspektimit dhe aq më pak ndërhyrje do të jenë të nevojshme”, përfundoi Kurti./D.B/EO

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara