Lajmet

Kurteshi: Ka dëshmi që vërtetojnë bindjen time se Astrit Dehari është vrarë me urdhër nga lartë

Published

on

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave që i ka dhënë në lidhje me rastin e Astrit Deharit gjatë konferencës për media të hënën e 12 gushtit.

Sami Kurteshi, ka thënë se intervistimi i tij është bërë në cilësinë e dëshmitarit, duke pohuar se i qëndron pas çdo deklarate të bërë në konferencën për media më 12 gusht, derisa shton se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve.

“Pikërisht ka qenë një paragraf i përfolur në konferencën për media dhe në shkresën, komunikatën që e ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje që ka të bëjë me implikimin dhe me urdhërat e dhëna nga maja e shtetit për institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës. Thelbi i pyetjeve dhe i çështjes ka qenë ai sot, do të thotë edhe unë jam përgjigjur në të gjitha pyetjet.. Edhe sot ato që kam deklaruar aty po e deklaroj. Unë jam i bindur dhe ka shumë fakte, jashtëzakonisht shumë fakte të cilat unë i thash në Prokurori se implikimi i funksionarëve të majës së shtetit bashkë me institucionet varëse të saj të sigurisë dhe të drejtësisë është i dukshëm nga të gjitha dëshmitë, provat, dokumentet, deklaratat që deri sot janë në dorë të publikut dhe në dorë të institucioneve….Unë jam njëri nga personat që e përcjellë rastin”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka thënë se ka parë mijëra faqe që dëshmojnë se Astrit Dehari është vrarë.

“ Janë mbi tre mijë faqe dokumente të ndryshme, prova, analiza, rekomandime, dokumente të ndryshme në lidhje me rastin Dehari. Shumicën prej tyre unë, të gjitha ato që kam mundur me i siguru unë i kam lexu, i kam përpunu, i lexoj vazhdimisht, unë e përcjell rastin Dehari për arsye më të ndryshme dhe aty ka me qindra dëshmi dhe fakte që vërtetojnë bindjen time për atë që po flas se rasti Astrit Dehari është vrasje e plotë, vrasje e drejtpërdrejtë me urdhër nga lartë”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa, avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi kur është pyetur se çfarë është duke ndodhur me mostrat e Astrit Deharit, ka deklaruar se nuk mund të thotë asgjë konkrete rreth asaj se çfarë mostra janë zhdukur, e çfarë janë gjetur.

“Prokurori që e ka pas rastin rreth katër vite, Afrim Shefkiu nuk është përgjigjur asnjëherë për kërkesat e mia, përfaqësues ligjor i familjes së Astrit Deharit dhe për këtë arsye ne nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur edhe me rastin e zhdukjes së një pjese të mostrave të Astrit Deharit edhe me rastin e njoftimeve mediale që një pjesë e tyre janë gjetur. Kështu që unë nuk mund të ju them asgjë konkretisht bazuar se çfarë mostra janë zhdukur, çfarë mostra janë gjetur, kur ato janë zhdukur, kur ato janë gjetur sepse Afrim Shefkiu së paku në vitet e fundit prokurori i rastit ka qenë hermetikisht i mbyllur dhe me dhjetëra e dhjetëra kërkesa që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së Astrit Deharit ai e ka gjetur thjeshtë një metodë të themi që të mos përgjigjet fare dhe në momentin që nuk përgjigjet fare ne na ka mbetë që vetëm t’i përsërisim kërkesat tona në formë të urgjencës me shkrim, por prapë se prapë ai s’është përgjigjur kurrë posaçërisht duke e ditur që ka qenë në një periudhë kohore para pensionimit”, ka thënë Tomë Gashi.

Rasti i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari është rikthyer si temë nga Sami Kurteshi aktualisht anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga partia në pushtet, më 12 gusht të këtij viti.

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara