Shëndet

Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin.

Published

on

Të ngroh organizmin dhe shpirtin por mbi të gjitha efektet e tij janë fantastike për të mposhtur virozat, gripin dhe të ftohurën. Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe pak lëng limoni për vlera më të forta është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin. Një traditë e trashëguar brez pas brezi në gjithë Shqipërinë, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë. Ky i fundit është një element që e bën shijen e çajit mjaft interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, atëherë përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje. Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. Gjalpi është tepër i pasur me vitamina dhe minerale. Ai përmban kalçium, fosfor, potassium, zinku dhe magnezi.

Receta e përgatitjes në shtëpi përbërësit

Një grusht me çaj mali
Një lugë çaji me mjaltë
Dy lugë gjellë me lëng limoni
Një lugë çaji me gjalpë të freskët
Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja
Si fillim zjejmë ujin.
Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta.
E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan.
Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët.
Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin
Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit. Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin. Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit. Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Vlerat e limonit dhe mjaltit
Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin. Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut. Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Çfarë ndodh në tru kur Alzheimeri na bën t’i harrojmë të dashurit?

Published

on

Shpesh, vështirësia për të njohur njerëzit e afërt — një simptomë karakteristike e sëmundjes së Alzheimerit mund të lidhet me dëmtimin e rrjeteve mbrojtëse që rrethojnë neuronet në tru, sipas një ekipi kërkimor.

Studiuesit theksojnë se disa ilaçe, të cilat aktualisht po testohen për trajtimin e tumoreve dhe artritit, mund të kenë potencialin të rikthejnë këto struktura dhe të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës.

Këto rezultate vijnë nga një eksperiment i realizuar te minjtë nga Universiteti i Virginias dhe Virginia Tech, i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”.

“Zbulimi i ndryshimit strukturor që shpjegon humbjen specifike të kujtesës te pacientët me Alzheimer është emocionues”, tha drejtuesi i studimit, Harald Sontheimer. Ai shtoi se zbulimi paraqet një objektiv të ri me ilaçe premtuese ndikojnë në mekanizmat përkatës.

Kërkuesit kishin treguar se disa zona të trurit janë të rrethuara nga struktura të quajtura rrjete perineuronale, një lloj matrice mbrojtëse që izolon neuronet, duke krijuar një barrierë të rëndësishme për komunikimin nervor dhe formimin e kujtimeve të reja.

Ata dyshuan se dëmtimet në rrjete janë faktor kyç në zhvillimin e Alzheimerit. Eksperimentet e mbështetën këtë, minjtë me rrjete perineuronale të dëmtuara në zonën CA2 të hipokampusit humbën aftësinë për të mbajtur mend minj të tjerë, formë e “kujtesës sociale” — edhe pse e ruajtën aftësinë për të krijuar kujtime të reja për objektet rreth tyre.

Kjo pasqyron situatën tek njerëzit, ku kujtesa sociale shpesh dëmtohet më herët se ajo për objektet.

Studiuesit testuan një grup ilaçesh të quajtura inhibitorë të metaloproteinazave të matricës, që parandalojnë enzimat që degradojnë proteinat e matricës jashtëqelizore, përfshirë ato të rrjeteve perineuronale.

Minjtë që morën këto ilaçe treguan degradim shumë më të vogël të rrjeteve mbrojtëse dhe ruajtën më mirë kujtesën sociale, pavarësisht prania së patologjisë së Alzheimerit.

Sontheimer paralajmëron se duhen studime të mëtejshme për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e kësaj qasjeje para se të testohet te njerëzit. Ekspertë të pavarur nënvizojnë se, megjithëse zbulimi është premtues, kalimi nga rezultatet te minjtë në aplikimin klinik te njerëzit kërkon kohë dhe prova të kontrolluara të mirëfillta. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara