Shëndet

Kura e fuqishme me thana kundër problemeve me diabetin

Published

on

Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale. Më poshtë do gjeni dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

Kura me 15 kokrra të freskëta thana
Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre. Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me Lëngun e Thanave
Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni) Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin.

Udhëzohet t’i lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen. Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime të tjera mjekësore të thanës
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara