Shëndet

Kur zgjoheni papritur nga një dhimbje e fortë koke

Shtrëngimet e kokës gjatë gjumit.

Published

on

Ndodh shpesh që ndonëse jeni në gjumë të thellë, zgjoheni papritur nga një dhimbje e fortë koke që godet. Kjo dhimbje ndikon negativisht në gjumin e natës por edhe në produktivitetin e ditës së nesërme. Dhimbja e kokës që godet natën është krejt ndryshe nga dhimbja e zakonshme e kokës.

Ndonjëherë, mund të biesh për të fjetur me një dhimbje koke ekzistuese që zgjat gjithë natën. Kjo nuk është dhimbja e natës. Ajo është krejt ndryshe dhe do ta kuptoni përse në artikullin e mëposhtëm. Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Por nëse ato dalin në pah në mes të natës duke prishur gjumin, atëherë faktorët janë të tjerë. Lexoni në këtë artikull cilat janë dhimbjet më të zakonshme të kokës që ndodhin natën.

Dhimbja hipnike
Kjo dhimbje ndodh gjatë natës ose kur dremisni. Dhimbja është e mprehtë dhe zgjat nga 15 minuta deri në dy orë. Mjekët besojnë se kjo dhimbje mund të shkaktohet nga rënia e menjëhershme e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin. Kjo dhimbje shpaloset kryesisht tek njerëzit mbi 50 vjeç.

Dhimbja e kokës si pasojë e ushqimeve
Disa ushqime që hahen me tepricë shkaktojnë ndryshime në organizëm. Bëhet fjalë për ushqime të konservuara, jo të shëndetshme që nëse hahen në darkë, shkaktojnë dhimbje koke në mes të natës. Djathi dhe produktet e bulmetit shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje koke, ndaj nuk duhen ngrënë shumë në darkë.

Dhimbja e kokës si pasojë e sinozitit
Dhimbja e sinozitit prek veshët dhe kokën. Dhimbja përkeqësohet gjatë natës, nëse ajri është shumë i thatë.

Dhimbja shpërthyese
Ndjesia sikur koka do të të shpërthejë nga momenti në moment është një sindromë e pranuar shkencërisht. Kjo dhimbje bën pjesë në çrregullimet e gjumit. Ajo del në pah pikërisht kur dëshironi të flini gjumë dhe nuk flini dot, dhe prek më shumë femrat. Kjo dhimbje mendohet të shkaktohet nga ndonjë lëndim i mundshëm në kokcat e veshit apo një problem me neuronet pikërisht në momentin kur jeni gati për gjumë.

Dhimbjet e akumuluara
Bëhet fjalë për një lloj migrene që prek më shumë meshkujt. Këto dhimbje shfaqen dy ose tre orë pasi keni rënë në gjumë. Dhimbjet janë intensive dhe afatshkurtër. Ato zgjasin 15 minuta deri në gjysëm ore. Dhimbja është në një zonë të caktuar të kokës, pas syrit dhe mund të prekë edhe qafën. Kjo dhimbje mund të shoqërohet edhe me inflamacion të syrit, lëngëzim të syve dhe hundë të bllokuara.

Këto dhimbje janë kronike. Nëse keni dhimbje të tilla të përsëritura në kohë dhe intensitet, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me një mjek, pasi përmes simptomave mund të zbuloni sëmundje të fshehta, të cilat organizmi i shfaq përmes dhimbjes./AgroWeb

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara