Shëndet

Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut

Published

on

Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Përfitimi i të gjitha vlerave është në varësi edhe të kohës se kur këto suplementë duhen marrë.

Me kohën nuk nënkuptojmë një orë të caktuar të ditës por rëndësinë e vakteve ushqimore në përthithjen më të mirë të këtyre acideve.

Yndyrnat e marra gjatë një vakti ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të suplementëve nga sistemi, përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplementë merren gjatë një vakti të mirë.

Gatë marrjes së tyre duhet të keni parasysh rekomandimet e mëposhtme:

Përfitimet e marrjes së Omega-3 në mëngjes – Mëngjesi është periudha më e mirë për organizmin e disa individëve, nëse keni një rutinë të caktuar, në të mund të përfshini edhe marrjen e suplementëve të omega-3. Nëse në fillim të ditës, hani ushqim të pasur me vezë, avokado dhe lëngje perimesh dhe frutash, atëherë në mëngjes organizmi do të përthithë më mirë acidet yndyrore.

Nëse ju në mëngjes hani vetëm fruta, acidet yndyrore është më mirë të mos i merrni në mëngjes.

Përfitimet e marrjes së suplementëve në drekë – Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore. Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.

Suplementët e lëngshëm apo kapsula

Nëse nuk ju pëlqejnë suplementët e ngurtë, mund të zgjidhni të lëngshëm, që kanë pak yndyrë në përmbajtjen e tyre.

Një këshillë të fundit:

Përzgjedhja e kohës së marrjes së suplementëve ka rol të rëndësishëm në marrjen e përfitimeve, nëse merrni medikamente tjera në mbrëmje, atëherë në këtë kohë mund të merrni edhe vajin e peshkut.

Zgjidhni formatin që ju përshtatet e jini të rregullt në marrjen e suplementëve, shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë. Studimet tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet, nëse ruhet në frigorifer, rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë. Mbase në sasi pak më të reduktuara. Gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë. /UBT News/

Shëndet

Mos i hani pa i lexuar! E vërteta pas çokollatave proteinike

Published

on

Çokollatat me proteina janë një zgjidhje e shpejtë dhe praktike për të mbajtur energjinë, sidomos pas stërvitjes apo gjatë ditëve të ngarkuara.

Por, sa të shëndetshme janë në të vërtetë?

Sipas Samantha Dieras, specialiste nga Mount Sinai, ato janë të dobishme falë përmbajtjes së lartë të proteinës dhe lëndëve ushqyese.

Megjithatë, jo të gjitha janë cilësore – disa janë më shumë si çokollata të zakonshme të marketit, por të maskuara si produkte fitnesi.

Si të zgjidhni një çokollatë proteine të shëndetshme?

Përdor përbërës natyralë dhe të pak të përpunuar.

Ka burime cilësore proteine (qumësht, sojë, arra).

Përmban pak sheqer dhe yndyrna të shtuara.

Ofron përfitime shtesë si fibra, vitamina apo minerale.

Sa shpesh mund t’i konsumoni?

Një shumë njerëzve u mjafton një çokollatë në ditë.

Dy janë të pranueshme vetëm për personat shumë aktivë, por nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore.

Kur janë më të dobishme?

Për të rritur marrjen ditore të proteinës.

Si snack i shëndetshëm mes vakteve.

Pas palestrës, për rikuperim dhe ndërtim muskulor.

Rreziqet e mundshme:

Shumë prej tyre kanë sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen, dehidratim ose shtim në peshë.

Në çdo rast, kontrolloni etiketën për makronutrientët, sasinë e sheqerit dhe burimin e proteinës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara