Shëndeti

Kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit?

Marrja e tyre në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.

Published

on

Studimet e reja të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të gjakut në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.

Sipas tyre, një gjë e tillë ul rrezikun e sëmundjeve apo vdekjes së parakohshme si pasojë e tyre.

Koha e duhur për pirjen e ilaçeve

Ekspertët thonë se tensioni i gjakut ka një ritëm të caktuar. Ai rritet gjatë ditës dhe në mbrëmje kur njeriu bëhet gati të flejë, ai bie.

Duke qenë se në mëngjes, tensioni është i lartë, njerëzit nxitojnë të marrin medikamentet. Këto të fundit nxisin urinimin, një aspekt që i shtyn njerëzit t’i marrin barnat sa më herët.

Ndërkohë, me kalimin e moshës, tensioni i gjakut pëson një ndryshim që do të thotë qëndron i lartë edhe gjatë natës.

Kjo ndodh rëndom pas moshës 55 vjeçare.

Ky është një problem i madh sepse rrit rrezikun për atakun në zemër, trombozën dhe sëmundjet e veshkave.

Mbajtja nën kontroll e tensionit natën është po aq e rëndësishme për uljen e këtij rreziku.

Ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.

Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni nuk duhet të ndryshojë regjimin me kokën e tij por vetëm duke u konsultuar me mjekun.

Ushqimet që rrisin tensionin e gjakut

Më poshtë, do të gjeni listën e ushqimeve që kanë tendencën të rrisin tensionin e gjakut.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.

Picat e ngrira

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë kripë.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Turshitë e gatshme

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla.

Alkooli

Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind. Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndeti

Mjaltë me Kanellë – Si të bëni vetë antibiotikun natyral?

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

A është i sigurt të pihet uji që ka qëndruar gjatë natës?

Published

on

Të gjithëve na ka ndodhur të pimë ujë të mbetur nga nata e kaluar mbi komodinën e natës, në banak, apo në makinë por për sa kohë mund të qëndrojë uji pa u konsumuar dhe a është i sigurt për t’u pirë kur bëhet “i vjetruar”?

Kemi qenë të gjithë në atë situatë: gojë e thatë pas një gjumi dhe kërkojmë gotën me ujë që kemi lënë mbi komodinë natën më parë. Por sa gjatë mund të qëndrojë uji pa u prishur?

Ndoshta nuk do të sëmureni nga uji i natës së kaluar, por çka ndodh me ujin që ka qëndruar mbi tavolinë për një javë? (përpara se të pini gotën tjetër me ujë të vjetër, lexoni më tej.

Çfarë thonë ekspertët, sa kohë mund të qëndrojë uji pa u konsumuar?

Përgjigjja varet nga vendi ku ka qëndruar dhe nëse ka qenë i mbuluar. Uji është i sigurt për t’u pirë për një deri në dy ditë, për sa kohë nuk ka qenë i pambuluar apo i kontaminuar. Pas rreth 12 orësh, gjendja e tij përkeqësohet. Pas këtij momenti, uji merr shije të vjetër ose përthithë aroma të çuditshme apo baktere, në varësi të vendit ku ka qëndruar. Jo, ndoshta nuk është i dëmshëm, por mund të vëreni ndryshim në shije.

Çfarë ndodh kur uji qëndron jashtë?

Uji ndryshon e reagon me ambientin. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, uji i vjetër ka shije “të çuditshme” i mungon cilësia freskuese, pasi ekspozohet ndaj ajrit, humb oksigjenin e thith CO₂, duke ndryshuar pH-në dhe freskinë e tij. Edhe pse nuk është i rrezikshëm, mund të jetë i pakëndshëm për shijen.

Nëse gota ka qenë e pambuluar apo dikush ka pirë prej saj, situata bëhet më e rrezikshme. Edhe një enë e mbyllur, si shishe apo kanace e pastër, mund të paraqesë probleme, sepse lëkura është e mbuluar me djersë, pluhur, qeliza të lëkurës dhe madje edhe sekrecione nga hunda, ndërsa pështyma përmban baktere. Pasi fusim gojën në shishe, të gjitha këto mund të “kthehen mbrapsht” në ujin e mbetur, duke shkaktuar ndotje.

Bakteret mund të fillojnë të shumohen pas vetëm disa orësh në një situatë të tillë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mikroorganizmat zhvillohen në mjedise me ndotje, siç është uji ku ka pasur pështymë nga një gllënjkë.

Continue Reading

Shëndeti

Frutat që mbrojnë trurin dhe zemrën gjatë ditëve të nxehta

Published

on

Ndërkohë që nxehtësia e verës shkakton dehidrim, ka fruta sezonale që përmbajnë ujë e elektrolite, veti këto që mbrojnë zemrën dhe trurin.

Sipas ekspertëve, shalqiri e pjepri janë frutat që përmbajnë më së shumti ujë, elektrolite, vitamina e antioksidantë, raporton The New York Post.

Pjeshkat, përmbajnë 89 për qind ujë, bashkë me nektarinat e kumbullat janë të mira sa i përket hidratimit, sipas U.S. Department of Agriculture (USDA). Ato kanë antioksidantë të ngjashëm me shalqirin e pjeprin, që janë të mbushur më përfitime shëndetësore ndërkohë që kanë shumë pak kalori. Frutat që hidratojnë trupin ndërkohë që përmbajnë edhe elektrolite ndihmojnë trupin që t’i rifitojë lëngjet e humbura nga djersa që shkaktohet nga i nxehti veror.

“Pjeshkat përmbajnë fibra, vitaminë c e kalium. Këto vlera ndihmojnë tretjen, shëndetin e zemrës dhe imunitetin”, ka thënë dietologia Vandana Seth.

Një pjeshkë e mesme përmban 285 miligramë kalium, mineral esencial që luan rol të rëndësishëm në funksionin e nervave te gratë, sipas National Institute of Health. Amerikanët konsumojnë pak kalium, gjë që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, sipas Centers of Disease Control and Preventation. Për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmbajnë, pjeshkat konsiderohen të jenë fruta shumë të mira kundër sëmundjeve të zemrës.

Ato përmbajnë edhe flavonide, që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë aftësitë njohëse dhe kujtesën. Kanë dhe karoten, që ndihmon kundër inflamacionit dhe shëndetit të lëkurës. Antiokisidantët kanë fuqi të mbrojnë organizmin kundër qelizave kancerogjene.

“Pjeshkat kanë dy grupe pigmentesh që nuk mund të shihen nëpër të tjera fruta apo perime”, ka thënë për New York Times, Mary Ann Lila, profesoreshë në Universitetin e Carolines.

Pjeshkat që konsumohen me lëkurë sigurojnë 4 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për vitaminë A dhe 13 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për vitaminë C, si dhe fibra që përmirësojnë tretjen dhe rregullojnë shëndetin e zorrëve. Pjeshka përmban 13 gramë sheqer natyral, i cili kur kombinohet me proteinë dhe yndyrë të shëndetshme, është mjaft i mirë për persona që duan t’u ikin gjërave të ëmbla.

“Ky kombinim po ashtu ndihmon organizmin që të ngadalësojë absorbimin e sheqerit dhe të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak”, ka thënë Seth.

Continue Reading

Shëndeti

Shenjat që tregojnë se keni problem me mëlçi

Published

on

Ju kruhet lëkura

Nëse lëkura juaj është e kruar dhe nuk mund ta kuptoni pse, atëherë merrni parasysh mundësinë e një mëlçie toksike. Sigurisht, shumë gjendje të tjera shëndetësore mund të shkaktojnë lëkurë kruajtësen. Prandaj, mjeku juaj duhet të hetojë plotësisht shkakun.

Aromë e keqe e gojës

Nëse keni frymë të keqe kronike, të palidhur me dietë dhe rezistent ndaj përpjekjeve të higjienës orale, duhet të caktoni menjëherë një termin tek mjeku.

Kapakë të zi poshtë syve

Problemet me mëlçinë toksike çojnë në mbajtjen e lëngjeve në trup, si dhe në krijimin e toksinave dhe mangësitë e molekulave dhe proteinave thelbësore. Të gjitha këto procese së bashku mund të çojnë në hollimin e enëve të gjakut nën sy, duke i bërë qarqet e errëta nën sy shumë më të dukshme.

Djersitje e tepërt

Ka shumë shkaqe të djersitjes së tepërt. Suruditërisht, një mëlçi toksike është një prej tyre. Shkaku nuk është plotësisht i qartë, por mund të jetë një përpjekje e trupit për të shpëlarë toksinat përmes djersës.

Lodhje

Lodhja është simptoma e parë më e zakonshme e mosfunksionimit hepatik. Lodhja është shkaktuar nga kaq shumë kushte të tjera që rrallëherë identifikohet si simptomë e një problemi hepatik, derisa të shfaqen simptoma të tjera.

Ënjtje

Një nga shumë funksione jetësore të mëlçisë është prodhimi i faktorëve të mpiksjes. Kur shfaqet mosfunksionimi hepatik, këta faktorë të koagulimit kanë tendencë të mos shpërndahen në sasi të mjaftueshme, gjë që çon në mpiksjen e vonuar të gjakut.

Urinë e errët

Shkaku më i zakonshëm i urinës së errët është dehidratimi, dhe përgjigja e duhur për të vëzhguar urinën tuaj është e errët është të arrini për pak ujë.

Continue Reading

Të kërkuara