

Lajmet
Kundërofensiva e Ukrainës nuk ka dështuar, këmbëngul zyrtari i lartë i BE-së
Published
2 years agoon
By
UBT newsPresidenti i Këshillit Evropian ka kundërshtuar sugjerimet se kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar.
Është pranuar gjerësisht se kundërofensiva e shumëpritur nuk arriti aq sa pritej, por Ukraina ka këmbëngulur se nuk është në një ngërç. Duke folur për Kyiv Independent, Charles Michel dukej se ishte dakord me pikëpamjen e Ukrainës dhe tha se kundërsulmi nuk kishte dështuar.
“Dy shembuj. Së pari, se si ushtria ukrainase bëri përparim të madh në Detin e Zi është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur”, tha ai.
“Së dyti, përparimi i fundit i bërë në anën e majtë të lumit Dnipro është gjithashtu shumë i rëndësishëm”./UBTNews/
Lajmet
Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë
Published
14 seconds agoon
September 8, 2025By
UBTnews
Dogana e Kosovës njofton se zyrtarët doganorë kanë sekuestruar 20 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Sipas Doganës, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, doganierët kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20 mijë euro.
“Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes. Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.
Andaj, Dogana thekson se mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme./D.B/EO
Lajmet
Investim prej 500 mijë euro për nxënësit e tri fshatrave, Shtime ndërton sallë sportive të re
Published
2 minutes agoon
September 8, 2025By
UBTnews
Në fshatin Godanc të Komunës së Shtimes është vendosur sot gurthemeli i sallës së re sportive pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”. Ky projekt po realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes, me një vlerë investimi prej rreth pesëqind mijë eurosh.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se ky investim do të krijojë kushte më të mira për mbi 380 nxënës të tri fshatrave që ndjekin mësimet në këtë shkollë.
Nagavci tha se gjithsej në Komunën e Shtimes janë investuar mbi pesë milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.
“Një investim i Ministrisë së Arsimit me vlerë afër pesqind mijë euro, duke krijuar kështu kushte më të mira jo vetëm për nxënësit e Godancit këtu, por për tri fshatrat që gravitojnë në të njëjtën shkollë janë më shumë se treqind e tetëdhjetë nxënës, të cilët vijojnë mësimin në Shkollën “Hasan Prishtina”. Bashkë me përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, e bërë nga Komuna e Shtimes në infrastrukturën e jashtme; investime nga Ministria e Ekonomisë ne këtu në Komunën e Shtimes, si Ministri e Arsimit kemi investuar mbi pesë milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe besoj që do të jemi shumë shpejt me kryetarin edhe në inaugurimin e çerdhes në Godanc. Gjithsesi, salla e edukatës fizike ofron më shumë mundësi për nxënësit, për fëmijët e Godancit duke ndikuar jo vetëm në realizimin e plan-programit mësimor, por edhe në mirëqenien dhe në shëndetin e tyre”, tha Nagavci.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bëri të ditur se objekti pritet të përfundojë brenda një viti. Sipas tij, kjo është një sallë moderne, rreth gjashtëqind metra katrorë.
Përveç rinovimit të shkollës e sallës sportive, do të rregullohet edhe oborri i shkollës “Hasan Prishtina”.
“Brenda dymbëdhjetë muajve do të ndërtohet salla sportive në shërbim të nxënësve dhe arsimtarëve. Një sallë moderne, diku në rreth gjashtëqind metra katrorë, që do të kushtojë afër gjysmë milioni euro. Jemi këtu bashkërisht me nda lajmin tjetër të mirë që përveç investimit që tashmë po përfundon nga Fondi i Eficiencës dhe Ministria e Ekonomisë. Që kjo shkollë po rinovohet totalisht, po i shtohet edhe sallat sportive dhe pranverën e ardhshme. Në fund, do të rregullohet edhe oborri i shkollës. Në Komunën e Shtimes, në total për këto katër vite shifra shkon afër tetë milionë euro investime edhe në infrastrukturë, edhe në pajisje me laboratorë. Kështu që me këtë ritëm jemi rrugës mbarë për përfundim infrastrukturën fizikë, po edhe pajisjen me laboratorët e të gjitha shkollave në Komunën e Shtimes”, u shpreh Aliu.
Ndërsa, ish-drejtori i shkollës, Shaban Halimi, kujtoi vështirësitë me të cilat janë përballur nxënësit deri më tani.
“Salla e edukatës Fizike është tejet e rëndësishme, pasi shkolla jonë për momentin numëron diku treqind e pesëdhjetë nxënës, kështu që shkolla punon dy ndërrime dhe se lënda e edukatës fizike e kanë mbajt nëpër klasë, ia kanë mbajt jashtë për kur kanë qenë ditë verore, veçse dimrit, kur s’ka pasë kushtet është mbajtur në klasë. Sot është një ditë e veçantë, ditë e shumë e lumtur për ne dhe gjithë nxënësit dhe gjithë komunitetin të tri fshatrave”, tha Halimi.
Aliu ka bërë të ditur se në total, për këto katër vite shifra shkon afër tetë milionë euro investime edhe në infrastrukturë, edhe në pajisje me laboratore në të gjitha shkollat në komunën e Shtimes./D.B/KP

Tottenham Hotspur ka mohuar zërat për një shitje të mundshme të klubit pas dorëheqjes së Daniel Levy-t, i cili u largua javën e kaluar pas pothuajse 25 vitesh në krye të klubit londinez.
Në një deklaratë zyrtare, aksionari kryesor ENIC Sports & Developments Holdings Ltd konfirmoi se ka marrë dhe ka refuzuar dy shprehje paraprake interesi për blerjen e aksioneve.
Njëra ofertë erdhi nga PCP International Finance Limited, kompania e Amanda Staveley, ish-aksionere e Newcastle United, ndërsa tjetra nga një konsorcium i udhëhequr nga Dr. Roger Kennedy dhe Wing-Fai Ng përmes Firehawk Holdings Limited.
Megjithatë, ENIC, që zotëron 86.5% të aksioneve të Tottenham-it dhe është nën kontrollin e biznesmenit britanik Joe Lewis dhe familjes së tij, bëri të qartë se klubi nuk është në shitje dhe nuk ka asnjë qëllim të pranojë oferta të tilla.
“Bordi i klubit dhe ENIC konfirmojnë se Tottenham Hotspur nuk është në shitje”, thuhet në deklaratë.
Dorëheqja e Levy-t ka hapur shumë spekulime mbi një ndryshim të mundshëm pronësie, por drejtuesit e Tottenham-it i kanë hedhur poshtë këto zëra. Në prill, klubi emëroi Vinai Venkatesham si drejtor ekzekutiv, ndërsa Peter Charrington mori postin e kryetarit jo-ekzekutiv, një rol i ri që u krijua pas largimit të Levy-t.
Klubi theksoi se nuk do të ketë ndryshime në pronësi apo strukturën e aksionarëve, duke synuar stabilitet në një periudhë tranzicioni pas një epoke të gjatë nën drejtimin e Daniel Levy-t./S.K/KP/
Lajmet
Nissinen: Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike
Published
46 minutes agoon
September 8, 2025By
UBTnews
Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, ka ndarë me The Geopost reflektimet e tij mbi përvojën personale dhe profesionale në vend.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, përmes projekteve të shumta në fushat e arsimit, shoqërisë civile, integrimit evropian dhe luftës kundër dezinformimit.
Në intervistën për The Geopost, Nissinen flet për momentet më domethënëse të misionit të tij diplomatik, për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për shpresat e tij për të ardhmen e vendit. Derisa shprehet i bindur se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.
Ai jep mesazhe të qarta për domosdoshmërinë e investimit në njerëz, edukim dhe bashkëpunim të gjerë shoqëror si rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe evropiane për Kosovën./D.B/EO

Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë

Investim prej 500 mijë euro për nxënësit e tri fshatrave, Shtime ndërton sallë sportive të re

OpenAI planifikon të prodhojë çipin e vet për të ulur varësinë nga Nvidia

Tottenhami nuk është në shitje

E akuzuar për vdekjen e Elvis Presley-t, reagon avokati i bashkëshortes së artistit legjendar

Nissinen: Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike

Princi Salman fton Osmanin në Arabinë Saudite

Nervoza dhe zemërimi: Jo vetëm shoqërues të depresionit, por edhe shenja të dëmtimeve tjera

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Kosovë-Suedi
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës