Lajmet

Kundër plakjes: Çfarë ofron joga e fytyrës dhe pse konsiderohet një eliksir i rinisë?

Published

on

Joga e fytyrës është një metodë natyrale, si edhe efektive kundër plakjes për fytyrën e qafën.

Metoda e jogës është masë efektive parandaluese. Sa më herët ta fillojmë, aq më pak ka gjasa të shohim shenja plakjeje dhe tensioni në fytyrën e qafën tonë.

“Kjo ndodh sepse përmes ushtrimeve fillojmë të bëhemi të vetëdijshëm dhe të kontrollojmë shprehjet tona të fytyrës”, shpjegon ekspertja Areti Kafantari.

Ashtu si në trup, edhe në fytyrën tonë, kur bëjmë lëvizje në mënyrën e duhur shmangim dëmtimet, dhe në rastin e fytyrës, dëmtimi do të thotë rrudha.

Nëse shihni shenjat e para të plakjes, keni vija ose edhe rrudha, teknikat dhe ushtrimet e jogës së fytyrës do t’ju japin zgjidhje natyrale, brenda 6-8 javësh.

Si funksionon joga e fytyrës?

Ushtrime: Ndërsa 57 muskujt e fytyrës dhe qafës forcohen, lëkura mbi to bëhet më e fortë, më elastike dhe rrudhat zvogëlohen. Dhe lajmi i mirë është se, për shkak se muskujt janë shumë më të vegjël dhe më të hollë në krahasim me trupin, ato janë më të lehta për t’u ushtruar.

Masazh: Teknikat e masazhit rrisin qarkullimin e gjakut, aktivizojnë limfën, rrisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe largojnë toksinat. Kjo zvogëlon ënjtjen dhe zbehjen, duke lënë një pamje rinore dhe të shëndetshme.

Akupresura: Një metodë e lashtë që bëhet duke aplikuar presion në pika specifike në fytyrë dhe qafë, duke rritur rrjedhën e energjisë në fytyrë, duke zvogëluar tensionin dhe duke dhënë shkëlqim.

Relaksimi: Duke mësuar se si të relaksojmë tensionin e fytyrës, ne shmangim linjat e theksuara të shprehjes dhe rrudhat.

Mirëqenia: Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë kur i kushtojmë kohë vetes reflektohet edhe në fytyrën tonë.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara