Sport

Kuka zbulon se kush është xhudistja e re nga e cila pret suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare

Bëhet fjalë për Erza Muminoviq.

Published

on

Trajneri i xhudos Driton Kuka tashmë është i njohur për punën e tij të madhe në zbulimin dhe krijimin e sportistëve shumë të suksesshëm në sportin e xhudos.

Emra si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e të tjerë që kanë prekur majat e suksesit botëror kanë kaluar nëpër duart e tij, por Kuka nuk do të ndalet me kaq.

Ai të martën ka shkruar në Facebook për kapacitetin dhe pritjet që ka nga xhudistja e re Erza Muminoviq, e cila tashmë ka korrur suksese të mëdha në garat evropiane duke u shpallur kampione e evropës U18, medaliste Botërore e Evropiane U21 si dhe medaliste olimpike U18.

Kuka është shprehur i bindur se Muminoviqi, nëse i dëgjon këshillat do të arrij Normën Olimpike që të garojë në kategorinë 48 kg.

Kuka gjithashtu ka kërkuar që ajo të pajiset me pasaportë shqiptare për faktin se ajo do të garojë në gara që mbahen në shtete që nuk e njohin ende Kosovën.

Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

Medaliste Olimpike U18

Për një ditë të mbarë …

Erza Muminoviqi sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja!

Kampione Evropiane U18

Medaliste Botërore e Evropiane U21

Medaliste Olimpike U18

Një garuese me perspektivë e cila nëse dëgjon këshillat që të garoj 48 kg do arrij Normën Olimpike jam i sigurt …

Sivjet Botërori U21 por edhe gara tjera mbahen në shtete që se njohin Kosovën dhe po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë 🇦🇱 për pajisje me pasaportë Shqiptare.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara