Sport

​Kuka: Sukseset e Kosovës në sport të pabesueshme

Published

on

Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur se ndihet krenar me sukseset e arritura nga sportistët e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe, sipas tij, ato nuk ishin besuar se do të arriheshin brenda një periudhe kaq të shkurtër.

Në fillim të kësaj jave, Komitetit Olimpik i Kosovës festoi dhjetë vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe aty mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bach.

Njeriu i parë i Sportit Botëror gjegjësisht Kryetari i IOC Tomas Bach me shumë bashkëpunëtor vizitoj vendin tonë në 10 vjetorin e pranimit në IOC! Një mbrëmje e mirë organizuar nga KOK e ku Federata jonë u takua ndaras me Bachun dhe poashtu me Kryetarin e Komitetit Olimpik Evropian Spyros Capralos në një takim miqësor dhe me përmbajtje. Për 10 vjet Kosova ka 5 medalje Olimpike Kjo edhe ishte kryetema dhe njerëzit e parë të sportit Botëror u shprehen se nuk kishin besuar që do ketë rezultate të tilla. Ne kemi punuar me një qëllim ti tregojmë Botës vlerat tona, e mbi të gjitha të ju tregojmë se sa shumë e kemi merituar lirinë si popull”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Sport

Champions League: Arsenal dhe Atletico Madrid në “luftë” për biletën e finales

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë në Londër, ku Arsenali dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë lojen e dytë të gjysmëfinales së Champions League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Madrid, gjithçka mbetet e hapur për sa i përket skuadrës që do të sigurojë finalen e madhe.

Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës, do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht mbështetjen e tifozëve vendas për të thyer mbrojtjen e çeliktë të spanjollëve. Nga ana tjetër, skuadra e Diego Simeones njihet për eksperiencën në ndeshje të tilla vendimtare dhe vjen në Londër me synimin e qartë për të përsëritur sukseset e tyre evropiane.

Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira, duke premtuar emocione të jashtëzakonshme deri në minutën e fundit të kësaj beteje që përcakton fatin e sezonit.

Continue Reading

Sport

Schmeichel kërkon Xhakën te Manchester United, Scholes e refuzon prerë

Published

on

By

Ish-portieri i famshëm i Manchester United, Peter Schmeichel, ka befasuar duke propozuar transferimin e Granit Xhakës në “Old Trafford”.

Gjatë një podkasti, danezi argumentoi se mesfushori shqiptar është lideri që i duhet ekipit për të udhëhequr talentet e reja si Kobbie Mainoo.

“Shikoni çfarë ka bërë te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë të mrekullueshëm. Ka lidership dhe pushtet, gjë që na mungon,” deklaroi Schmeichel.

Megjithatë, kjo ide është kundërshtuar menjëherë nga Paul Scholes. Legjenda e mesfushës u shpreh skeptik, duke e krahasuar transferimin e mundshëm të Xhakës me situatën e Casemiros, duke lënë të kuptohet se Unitedit nuk i duhen më lojtarë veteranë, por energji e re.

Continue Reading

Sport

Rekord i Wembanyama-s nuk mjafton, Spurs humbin ndaj Timberwolves

Published

on

By

Rekord historik i Victor Wembanyama nuk mjaftoi për San Antonio Spurs, të cilët u mposhtën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës në plejof nga Minnesota Timberwolves me rezultat të ngushtë 104:102.

Ylli i Spurs, Victor Wembanyama, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme duke vendosur rekord të ri në plejofin e NBA-së me 12 bllokada. Përveç kësaj, ai kontribuoi edhe me 11 pikë dhe 15 kërcime, duke regjistruar gjithashtu një “triple-double” të rrallë me bllokada – duke u bërë vetëm lojtari i tretë në histori që arrin këtë arritje që nga viti 1973/74, kur NBA filloi t’i regjistronte bllokimet si statistikë zyrtare.

Megjithatë, performanca e tij nuk mjaftoi për fitore, pasi Minnesota arriti ta mbyllë ndeshjen në favor të saj në fundin e një dueli shumë të fortë.

“Duhet të jemi më të mirë”, deklaroi Wembanyama pas ndeshjes, duke pranuar nevojën për përmirësim në vazhdim të serisë.

Continue Reading

Sport

City ndalet në garën për titull pas barazimit me Evertonin

Published

on

By

Manchester City ka humbur hapin në garën për titullin e Premier League pas një barazimi dramatik 3:3 ndaj Everton FC, në një ndeshje të xhiros së 35-të.

Skuadra e Pep Guardiolës u ndal në këtë përballje të hënën mbrëma, duke mbetur tashmë pesë pikë prapa liderit Arsenal FC, i cili ka 76 pikë, ndërsa City është në vendin e dytë me 71 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

City shmangu humbjen në sekondat e fundit, kur Jeremy Doku realizoi golin e barazimit 3:3 në minutën e 97-të. Ai kishte shënuar edhe golin e parë për vendasit në minutën e 43-të. Gol tjetër për Cityn realizoi Erling Haaland në minutën e 83-të.

Nga ana tjetër, Evertoni përmbysi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi me Thierno Barryn në minutën e 68-të, më pas kaloi në epërsi me Jake O’Brien në minutën e 73-të, ndërsa Barry shënoi edhe golin e tretë në minutën e 81-të.

Me këtë barazim, Evertoni mban vendin e 10-të me 48 pikë.

Continue Reading

Të kërkuara