Sport

Kuka pas gradimit të xhudisteve në ushtri: Vazhdojmë me rezultate kulminante

Kuka i lumtur me gradimin e xhudisteve.

Published

on

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë bërë pjesë e Ushtrisë Shqiptare me gradën kolonele, së bashku edhe me shumë sportistë të tjerë elitar nga Republika e Shqipërisë.

Me këtë rast ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton ‘Toni’ Kuka, i cili këtë gradim të tri të artave olimpike e sheh si rezultat kulminant.

“Kryeministri Shqiptar , Rama sot nderoj Kampionet tona Olimpike duke ju vendos në mënyrë Solemne Gradat Kolonele të Ushtrisë Shiptare! Ceremoni madhështore në Sheshin “Skenderbeu” në Tiranë. Me tri kampionet tona marshuan tri xhudiste të reja si simbolikë për të vazhduar me sportin e xhudos me punë dhe drejt rezultateve Kulminante”, shkroi Kuka në Facebook.

Sport

Donjeta Sadiku siguron finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Published

on

By

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sadiku zhvilloi një paraqitje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti me rezultat të pastër 5:0 boksieren greke Sofia Legaki.

Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa tash synon medaljen e artë.

Në finale, Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Federata e Boksit të Kosovës ka uruar Sadikun dhe trajneren e saj, duke u dëshiruar suksese në duelin final.

D.L

Continue Reading

Sport

Italia i kthen shpinën Infantinos, tërheq mbështetjen për zgjedhjet në FIFA

Published

on

By

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i federatës italiane lidhet me disa prej nismave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF. Përveç Italisë, mbështetjen për Infantinon e kanë tërhequr edhe gjashtë federata nordike – Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe – si dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një deklaratë zyrtare, FIGC ka bërë të ditur se vendimi për tërheqjen e mbështetjes është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Çeferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratën e federatës italiane.

FIGC theksoi se përmes këtij vendimi dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, deklaroi se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritën sportive, solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardanet luftuan deri në fund, Taranton e mbyllin me kokën lart

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra e ka përmbyllur pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me humbje ndaj Turqisë.

Turqia triumfoi 3:0 ndaj Kosovës, me sete 25:17, 25:17 dhe 25:18, duke i dhënë fund rrugëtimit të vajzave kosovare në këtë garë.

Megjithatë, rezultati i ndeshjes së fundit nuk e zbeh aspak paraqitjen e Kosovës në debutimin historik në Lojërat Mesdhetare. Përmes një postimi, Federata e Volejbollit të Kosovës ka vlerësuar lart paraqitjen e përfaqësueses, duke theksuar dy fitoret historike ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dardanet e mbyllin kampanjën faqebardhë dhe me kokën lart!”, thuhet në reagimin e Federatës.

Në Taranto, volejbollistet kosovare treguan karakter, luftë dhe dinjitet, duke regjistruar dy fitore në paraqitjen e tyre të parë në këtë nivel të garave.

Federata ka falënderuar lojtaret për paraqitjen e tyre, ndërsa mirënjohje të veçantë ka shprehur edhe për shtabin teknik të udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, ndihmësit Vlora Berisha dhe Ylli Kadriu, team liderin Agron Istogu, si dhe të gjithë personat që kontribuuan në këtë kampanjë.

Falënderime janë adresuar edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen dhe mundësinë që volejbolli kosovar të paraqitej për herë të parë në histori në Lojërat Mesdhetare.

“Volejbolli e arsyetoi prezencën e parë ndonjëherë në Lojërat Mesdhetare me dy fitore dhe një përfaqësim dinjitoz”, thuhet më tej në reagimin e Federatës.

Kosova kështu e mbyll aventurën në Taranto me dy fitore dhe me një paraqitje që lë shpresë për të ardhmen e volejbollit të femrave në vend.

D.L

Continue Reading

Sport

UEFA e dënon klubin serb pas thirrjeve kundër Kosovës në stadium

Published

on

By

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Crvena Zvezdës pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Viktoria Plzenit, të zhvilluar më 20 gusht, të cilën skuadra serbe e fitoi me rezultat 3-0.

Në total, Crvena Zvezda është dënuar me 99,500 euro gjobë, ndërsa pjesa më e madhe e ndëshkimit lidhet me sjelljen dhe mesazhet e tifozëve në tribuna.

Gjoba më e lartë, prej 50 mijë eurosh, është vendosur për shfaqjen dhe transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Në mesin e parullave të shfaqura nga tifozët ishte edhe mesazhi Kosova është Serbi”, i cili u përfshi në masat disiplinore të UEFA-s.

Klubi serb është dënuar gjithashtu me 20 mijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit, ndërsa për përdorimin e mjeteve piroteknike është vendosur një gjobë prej 9,500 eurosh.

Një tjetër ndëshkim prej 20 mijë eurosh lidhet me sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Për këtë shkelje, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, konkretisht sektorin 3 të tribunës veriore, në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas.

Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh. Në rast se Crvena Zvezda kryen një shkelje tjetër gjatë kësaj periudhe, mbyllja e sektorit mund të aktivizohet.

Me këtë vendim, UEFA ka vendosur një ndëshkim të konsiderueshëm ndaj klubit serb, duke theksuar masat ndaj mesazheve të papërshtatshme, sjelljeve diskriminuese, bllokimit të shkallëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në stadium.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara