Lajmet

Kufijtë në Jarinje dhe Bërnjak i kthehen normalitetit

Ato janë të hapura për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit.

Published

on

Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikat kufitare të vendit që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak.

Ato janë të hapura për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit.

Qytetarët të cilët kalojnë me automjetet e tyre nëpër këta kufij shprehen të kënaqur duke thënë se gjithçka është në rregull dhe se nuk po presin gjatë.

Një qytetar me emrin Srecko nga qyteti i Rashkës të Serbisë, tha se ka kaluar në kufi shkëlqyeshëm dhe nuk ka pritur gjatë. Ai shtoi se nuk ka pasur nevojë të plotësojë ndonjë dokument shtesë për hyrje në Kosovë.

“Udhëtoj nga Rashka. Shkëlqyeshëm kam kaluar në kufi… Jo, s’jam vonuar dhe tani për tani nuk është dashur të plotësoj ndonjë formular” , ka thënë Srecko.

Edhe qytetari tjetër me emrin Zoran që po udhëtonte nga Serbia në Kosovë, u shpreh pothuajse ngjashëm, duke thënë se s’ka pasur asnjë problem gjatë kalimit në kufi.

“Mirë kam kaluar në kufi dhe s’kam pasur problem. Jo, nuk është dashur të plotësoj ndonjë formular“, tha ai.

Qytetari tjetër me emrin po ashtu Zoran, tha se ka kaluar kufirin pa problem.

“Jam nga Rashka, bukur kam kaluar në kufi. Kemi kaluar pa asnjë problem, udhëtoj për Leshak“, theksoi Zoran.

Shabani, qytetar i komunitetit boshnjak nga Sijenica, tha se gjithçka ka qenë fantastike.

“Kam kaluar në mënyrë fantastike. Asgjë nuk është dashur tjetër, përveç që i kam vënë letrat ngjitëse në targa. Udhëtoj për Prishtinë“, sqaroi ai.

Ndryshe, qytetarët me shtetësi serbe të cilët hynë në Kosovë nga këto dy pika kufitare, nuk janë të obliguar të plotësojnë dokumentet për hyrje-dalje, pasi qeveria e Kosovës ka zhvendosur zbatimin e vendimit për reciprocitet rreth letërnjoftimeve për datën 1 shtator 2022.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara