Sport

Kualifikimet drejt “Katar 2022”, ndeshjet e sotme

Në program janë disa përballje tejet interesante.

Published

on

Ndeshjet e fazës kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të vazhdojnë edhe sot, ku në program do të kemi disa përballje tejet interesante.

Fokusi qëndron te ndeshjet si ajo mes Kosovës dhe Gjeorgjisë, dhe ajo mes Kombëtares së Shqipërisë e Polonisë, ku kjo e fundit do të jetë ndeshje vendimtare për të dy kombëtaret.

Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jenë edhe ajo mes Anglisë e Hungarisë, dhe ajo mes Kombëtares së Suedisë e Greqisë.

Në ndeshjet e sotme, Kosova dhe Shqipëria do t’i përfundojnë ndeshjet e muajit tetor si vendase në stadiumet e tyre përkatëse, respektivisht në “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe në “Air Albania” të Tiranës.

Programin e plotë të ndeshjeve kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi A

20:45 Portugalia – Luksemburgu

20:45 Serbia – Azerbajxhani

Grupi B

20:45 Kosova – Gjeorgjia

20:45 Suedia – Greqia

Grupi C

20:45 Bullgaria – Irlanda e Veriut

20:45 Lituania – Zvicra

Grupi D

16:00 Kazakistani – Finlanda

20:45 Ukraina – Bosnja dhe Hercegovina

Grupi F

20:45 Danimarka – Austria

20:45 Ishujt Faroe – Skocia

20:45 Izraeli – Moldavia

Grupi I

20:45 Shqipëria – Polonia

20:45 Anglia – Hungaria

20:45 San Marino – Andorra

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Sport

Chelsea shkarkon Liam Rosenior pas serisë së rezultateve negative

Published

on

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Liam Rosenior pas humbjes së thellë 3-0 të martën mbrëma ndaj Brighton në Premier League.

Kjo humbje ishte e pesta radhazi për klubin londinez në kampionat, pa arritur të shënojë asnjë gol, duke shënuar serinë më të dobët të klubit në 114 vjet. Vendimi vjen vetëm tre muaj e gjysmë pas emërimit të Rosenior, i cili kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë si pasardhës i Enzo Maresca-s.

Në komunikatën zyrtare, Chelsea bëri të ditur se vendimi nuk ishte i lehtë, por u mor për shkak të rezultateve dhe performancave që kanë rënë nën standardet e kërkuara. Klubi gjithashtu e falënderoi Rosenior dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë periudhës në krye të ekipit, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Rosenior ishte emëruar më 6 janar dhe qëndroi në stolin e “Stamford Bridge” për 106 ditë.

Continue Reading

Lajmet

Bashkimi shpallet kampion pas finales dramatike ndaj Pejës 03

Published

on

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, duke e fituar titullin e kampionit të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në praninë e një numri të madh shikuesish, prizrenaset e mposhtën Pejën 03 me rezultat 71:61 në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të finales, duke e mbyllur serinë 4:3. Ky është titulli i katërt radhazi dhe i dhjeti në histori për Bashkimin.

Skuadra mysafire dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke fituar çerekun e parë 23:17 dhe të dytin 19:7. Peja 03 tentoi rikthimin në pjesën e dytë dhe u afrua në rezultat, por Bashkimi arriti ta ruajë epërsinë deri në fund, pavarësisht presionit. Më e dalluara te Bashkimi ishte Alexis Mead me 26 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Saranda Daci me 16 pikë e 8 kërcime dhe Dontavia Waggoner me 12 pikë e 6 kërcime. Te Peja 03, Paige Powell realizoi 21 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Adrienne Godbold shtoi 17 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime.

Bashkimi këtë edicion ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike, ndërsa Peja 03 e përfundon sezonin me trofeun e Superkupës.

Continue Reading

Lajmet

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Të kërkuara