Lajmet

Ku jetojnë njerëzit më të pasur në botë?

Por cili është qyteti më i pasur në botë në vitin 2023?

Published

on

Revista Forbes ka përditësuar listën e qyteteve më të pasura në botë, duke marrë qytetet me numrin më të madh të miliarderëve. Por cili është qyteti më i pasur në botë në vitin 2023? Ku jetojnë njerëzit më të pasur në botë në vitin 2023 dhe cilët janë ata?

1. NEW YORK – 616.8 miliardë dollarë

101 nga 2640 miliarderët jetojnë në Nju-Jork, SHBA. Edhe pse vitin e kaluar 6 miliarderë u larguan nga qyteti, këtë vit ai arriti të bëhej sërish i pari. Rreth një e katërta e pasurisë së Nju-Jorkut është në pronësi të qytetarëve më të pasur të qytetit, Michael Bloomberg dhe Julia Koch.

2. HONG KONG – 286.8 miliardë dollarë

Numri i miliarderëve u rrit në 70 që nga viti 2023 në qytetin kinez të Hong Kongut, i cili renditet i dyti. Personi më i pasur në rajon është Li Ka Shing me një pasuri prej 38 miliardë dollarësh.

3. PEKIN – 247.2 miliardë dollarë

68 miliarderë vazhdojnë të jetojnë në Pekin, i cili u rendit i pari në 2021. Njeriu më i pasur në qytet është Zhang Yiming me një pasuri prej 45 miliardë dollarësh.

4. SHANGHAI – 181.9 miliardë dollarë

Shanghai, një tjetër qytet në Kinë, renditet i 4-ti. Shanghai u rrit në 65 miliarderë në vitin 2023. Anëtari më i pasur është Colin Zheng Huang me një pasuri prej 39.1 miliardë dollarë.

5. LONDËR – 294.9 miliardë dollarë

Londra renditet e 6-ta në listë pasi është shtëpia e 63 miliarderëve. Më i pasuri prej tyre është Len Blavatnik, pasuria e tij është 32.1 miliardë dollarë.

6. MOSKA – 307.1 miliardë dollarë

Moska e Rusisë u rendit e gjashta këtë vit. Pasuria totale e qytetit është 307.1 miliardë dollarë.

7. MUMBAI – 276. 4 miliardë dollarë

E vendosur në Indi, Mumbai renditet i 7-ti dhe ka një pasuri totale prej 276.4 miliardë dollarë.

8. SHENZHEN – 246 miliardë dollarë

Shenzhen, gjithashtu një qytet në Kinë, u rendit i 8-ti. Pasuria e tij totale është 246 miliardë dollarë. Sipas listës, shumica e qyteteve më të pasura ndodhen në Kinë.

9. SINGAPOR – 133.3 miliardë dollarë

Singapori renditet i 9-ti në listë dhe ka një pasuri totale prej 133.3 miliardë dollarësh.

10. DELHI – 116.4 miliardë dollarë

I vendosur në Indi, Delhi renditet i 10-ti dhe ka një pasuri totale prej 116.4 miliardë dollarësh./Forbes

Vendi

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

Published

on

By

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku pati refuzuar kërkesën e disa degëve për dorëheqje.

Siç pati thënë vetë Zemaj ditë më parë, për thirrjen e këtij kuvendi janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime.

Sekretari i partisë, Ilir Ferati, një ditë më parë u shpreh se sapo të ketë zyrtarisht kërkesë të tillë, ajo do të trajtohet me seriozitet.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime. Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendit brenda 60 dite.

Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Nga ato zgjedhje, në zgjedhjet e 7 qershorit LDK-ja u rrit për tre deputetë. Në zgjedhjet e qershorit ajo kandidoi me ish-presidenten Vjosa Osmani si prijëse të listës. /Koha/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Të kërkuara