Lajmet

Kthen në bibliotekë librin e marrë para 80… vitesh!

“Ne mendojmë se është midis 100 dhe 50 vjet më parë”

Published

on

Zyrtarët nga një bibliotekë e Ontario thanë se një libër i kthyer së fundmi ishte vonuar për 80 vjet, shkruan faqja e internetit notizie.it.

Biblioteka ”Fergus” tha se një kopje e ”Martin Chuzzlewit” të autorit Charles Dickens u kthye kohët e fundit nga një person anonim.

Zyrtarët e bibliotekës thanë se ata nuk kanë regjistrime të librit, por ai ka një etiketë me emrin e bibliotekës brenda kopertinës, duke e sugjeruar mund të ketë qenë nga koleksioni origjinal i vitit 1900.

Zyrtarët thanë se nuk ishin të sigurt se kur libri u huazua për herë të fundit.

“Ne mendojmë se është midis 100 dhe 50 vjet më parë”, u tha gazetarëve kreu i bibliotekës, Rebecca Hine.Hine tha se ka të dhëna të tjera që mund të gjenden në libër.

”Nuk kemi në plan të gjejmë personin që e huazoi librin”, thanë zyrtarët.

“Është vërtet e mrekullueshme të kesh këtë lloj lidhje me të kaluarën dhe me komunitetin. Shumë nga ne adhuruesit e librit mendojmë se është vërtet bukur të kesh një libër të vjetër”, theksuan ata.

Lajmet

Smakaj dhe Fazliu lirohen me kusht

Published

on

By

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht në Kosovë më 10 shkurt 2026, pas rishikimit të fundit të masës së paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, e njohur si “Çështja gjyqësore 12”.

Sipas vendimeve të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi ka konstatuar se rrethanat kanë ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e Smakajt dhe Fazliut në paraburgim “nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale”.

Megjithëse është vlerësuar se ekziston ende një rrezik i kufizuar për pengim të procesit, Gjykatësi ka theksuar se “e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”.

Në vendim është marrë parasysh edhe fakti se koha e kaluar në paraburgim nga të akuzuarit “tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit nëse do të shpalleshin fajtorë”, si dhe se faza e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit tashmë ka përfunduar.

Po ashtu, Gjykatësi ka konstatuar se “nuk ka rrezik që Smakaj dhe Fazliu të arratisen”, duke përmendur edhe dorëzaninë financiare të ofruar prej tyre. Megjithatë, Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në këtë proces gjyqësor dhe lirimi i tyre është i kushtëzuar me një sërë masash. Versionet e redaktuara publike të vendimeve janë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëri: Policia bllokon rrugët, 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë

Published

on

By

Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, për të cilën policia dhe autoritetet përkatëse kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Nisur nga fakti që në protestën e fundit të organizuar nga opozita pati akte të cilat cenuan rendin dhe sigurinë publike, ku u lënduan disa punonjës policie, u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 17 të tjerë, policia ka rishikuar planin e masave me më shumë detaje ku gjatë ditës së sotme pritet të zbresin në terren 1300 forca policore nga të gjitha strukturat, të cilat do të përqendrohen kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku shtrihen institucionet kryesore dhe Kryeministria, ku do jetë dhe pikënisja e protestës.

Siç është konstatuar nga protestat e mëparshme që pasi kryejnë pjesën kryesore të protestimeve para Kryeministrisë turmat e protestuesve bëjnë një tur deri në selinë e tyre, policia ka marrë masa të shtuara edhe në institucione të tjera.

Nga ana tjetër do të ketë edhe bllokim të rrugëve në zbatim të këtij plani masash i cili ka nisur të zbatohet që prej mesnatës, ku është ndaluar parkimi në bulevard, ku ka pasur edhe një bllokim të pjesshëm që prej orës 12 të mesditës për vendosjen e skenës ku do të mbahen fjalimet politike.

Ndërkohë për objektin e Kryeministrisë janë marrë të gjitha masat, janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës. Aktiv do jetë edhe plani anti-tubim, ku do të ketë të angazhuar para Kryeministrisë autobotët ujëhedhës ashtu dhe zjarrëfiksja nëse përdorimi i tyre do të jetë i nevojshëm. /Top Chanel/

Continue Reading

Lajmet

Basha fton në takim kryetarët e partive parlamentare për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sot në orën 17:00, do të zhvillojë takim me kryetarët e subjekteve politike për seancën konstituive.

Në këtë takim do të diskutohet rreth përgatitjes për seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky takim vjen pas caktimit të seancës konstituive nga Presidentja Vjosa Osmani.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur më 11.02.2026, në orën 12:00.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se: “Duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11.02.2026, në orën 12:00”.

Continue Reading

Lajmet

Osmani cakton datën për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare në Kuvend, ka thirrur seancën konstituive më 11.02.2026, në orën 12:00.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se “duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11.02.2026, në orën 12:00”.

Në zgjedhjet e mbajtura më 28.12.2025, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si partia e parë me më së shumti vota do të ketë 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.

Nga 120 deputetët që përbëjnë Kuvendin e Kosovës, 20 janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetet joshumicë që jetojnë në vend.

Continue Reading

Të kërkuara