Lajmet

Kryetari i Prishtinës mirëpret Vasfije Krasniqin në Odën e Kryeqytetit

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në “Odën e Kryeqytetit” Vasfije Krasniqin, të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila është bërë zëri i shumë grave që kanë përjetuar të njëjtën dhimbje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se prania e saj është kujtesë e gjallë se pa zbardhjen e të vërtetës dhe pa drejtësi, plagët e luftës nuk mund të shërohen.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin, një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi. Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë,” shkroi Rama.

Ai theksoi se historia dhe qëndresa e Vasfijes janë frymëzim për të mos harruar të kaluarën, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

“Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë. Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit,” përfundoi Rama.

Lajmet

Rasti 400 kg kokainë, i akuzuari Kadri Sheqiri do ta jap mbrojtjen një ditë tjetër

Published

on

By

Në Departamentin Special ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, ku të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi.

Gjatë ditës së sotme ishte paraparë që mbrojtjen e tij i akuzuari Kadri Sheqiri, por për shkak të gjendjes shëndetësore të tij ai kërkoi qe të jap mbrojtjen e tij ndonjë datë tjetër.

Ndërsa, tani mbrojtjen e tij po e jep Kadri Brahimi.

Javën e kaluar mbrojtjen e tij e ma dhënë i akuzuar, Izet Shaqiri i cili është pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Kujtojmë që për këtë rast ishte i akuzuar edhe Hysni Sheqiri i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penela. Ndërsa, i akuzuari tjetër ishte edhe Naim Morina i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësisë është dënuar me 6 muaj burgim efektive për pengim të procedurës penale./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja i fton nesër në takim liderët e partive politike

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike parlamentare, me qëllim diskutimin e çështjes së formimit të Qeverisë së re.

Takimi, pritet të mbahet nesër dhe do të shërbejë për konsultime pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në vend.

Më tutje dhe këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani e ka konfirmuar se liderët e partive politike janë ftuar në takim nga ora 12:00.

Continue Reading

Lajmet

OEK nuk i shkon në takim Hekuran Muratit për të diskutuar për pagën minimale

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) nuk ka shkuar në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për çështjen e rritjes së pagës minimale, takim i planifikuar për të enjten, më 30 tetor, nga ora 10:00.

Në komunikatën për media thuhet se dialogu me komunitetin e biznesit nuk mund të zëvendësohet me takime formale, duke theksuar edhe se gjatë kësaj periudhe bizneset janë përballur me një sërë vendimesh.

“OEK thekson se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë dialog të mirëfilltë e gjithëpërfshirës ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, ndonëse një proces i tillë është thelbësor për adresimin e sfidave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Gjatë kësaj periudhe, bizneset janë përballur me një sërë vendimesh të njëanshme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tregut dhe klimën e investimeve”, thuhet në komunikatën për media nga OEK.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka theksuar se proceset që prekin bizneset, siç është edhe çështja e pagës minimale, kërkojnë qasje serioze, analiza të mirëfillta dhe konsultim të gjerë me sektorin privat.

“Oda Ekonomike e Kosovës është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social me dy anëtarë dhe gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog të hapur e konstruktiv. Megjithatë, një qeverisje legjitime dhe e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi institucionale, duke dëgjuar dhe përfshirë partnerët ekonomikë në proceset e vendimmarrjes”, ka deklaruar Rafuna.

OEK rithekson se nuk e sheh të arsyeshme të bëhet pjesë e asnjë fushate politike, por do të vazhdojë të angazhohet për takime të nivelit të lartë, me qëllim fuqizimin e bizneseve, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e vendit./EO

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës publikon oraret e linjave rajonale në kuadër të projektit “TRIP”

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka publikuar të dhënat e reja lidhur me oraret e qarkullimit të linjave rajonale që tashmë janë në funksion, në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës.

Sipas njoftimit, ky sistem i ri i transportit publik synon të ofrojë shërbime më të rregullta, lidhje më të lehta ndërmjet zonave dhe qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e kryeqytetit.

” Të dashur qytetarë,Në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës, ju njoftojmë për oraret e qarkullimit të linjave rajonale që janë tashmë në funksion.

Ky sistem synon të ofrojë shërbim më të rregullt, lidhje më të lehta dhe qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e Prishtinës.

Në grafikat e mëposhtme mund të gjeni oraret, stacionet dhe drejtimet e secilës linjë që operon në kuadër të transportit të ri të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Të kërkuara