Lajmet

​Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Kosovë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvilloj disa takime.

Sipas agjendës së lëshuar nga institucionet e Kosovës Gashi sot në orën 09:25 do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje nga pritja ceremoniale dhe fillimi i takimit.

Derisa në ora 13:30 edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret në takim Gashin.

Lajmet

Hovenier i nderuar që Osmani me familje kaloi Krishtlindjen në Bondsteel

Published

on

By

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ndihet i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me familjen e saj iu bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjen.

Hovenier, në një postim në Facebook, ka uruari po ashtu të gjithë për festat e fundvitit, si në Kosovë, ashtu edhe në botë.

“Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt. Urime festat e fundvitit të gjithëve që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

​Guvernatori Ismaili prezanton aktivitetet e BQK-së për vitin 2024

Published

on

By

Ky vit pritet të mbyllet me rritje ekonomike prej 4.3 për qind. Derisa në vitet 2025 dhe 2026 parashikohet rritje ekonomike prej 4.2 për qind, përkatësisht 4.4 për qind mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksporti. Kështu ka bërë të ditur, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Ismaili në një konferencë për media derisa ka prezantuar aktivitet e këtij institucioni për vitin 2024 ka theksuar se ka stabilizim të inflacionit, duke shtuar se shkalla mesatare ka arritur 1.7 për qind derisa deri në fund të vitit pritet që të mbyllet me 1.6 për qind.

Po ashtu ai nënvizoi se remitencat e pranuara deri në fund të vitit pritet të arrijnë vlerën prej 1.36 miliard euro duke shënuar rritje vjetore prej 1.9 për qind.

“Sa i përket aktivitetit ekonomik ose makro-ekonomik ne presim që viti 2024 të mbyllet me një rritje prej 4.3 për qind. Nivelin e rritjes prej 4.2 për qind deri ne 4.4 e parashohim të ndodh në vitet 2025 dhe 2026. Aktiviteti ekonomik deri në shtator ka arritur 4.6 për qind rritje, e cila është sipas të dhënave të ASK-së, sigurisht zhvillimet gjeo-politike dhe pasiguritë tjera ekonomike janë ata faktorë që ne do ti marrim në konsideratë që të bëjmë ri-shikimin e projeksioneve tona. Sa i përket inflacionit, shkalla mesatare e inflacionit në Kosovë arriti në nëntor në 1.7 për qind. Inflacioni bazë u ngadalësua në mesatare prej 3.3 për qind nga 4.4 për qind. Pritjet tona janë që inflacioni të mbyllet me 1.6 për qind dhe ngjashëm presim që të jetë edhe në vitin 2025… Remitencat arritën vlerën deri në tetor prej 1.1 miliardë euro dhe ne presim që ashtu të mbyllet me rreth 1.3 miliardë euro viti”, tha Ismaili.

Ndërsa, tha se gjithsej kreditë në nëntor të këtij viti kanë arritur shumën prej 5.668 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 768.9 milionë euro ose 15.7 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Ai shtoi se depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive.

“Sa i përket kredive, shihet një normë rritjeje, totali prej vitit ka mbërri rreth 5.7 miliardë me një rritje prej 15.7 për qind e cila është një rritje e kënaqshme që tregon se bankat po e mbështesin ekonominë. Në depozita vazhdon rritja, pra depozitat kanë mbërri rreth 6.6 miliardë euro me një rritje prej 11.9 ose rreth 12 për qind. Kreditë janë rritur më shpejt sesa depozitat, më shumë se depozitat me përqindje rritjeje që i bie që bankat kanë vazhduar të jenë më “dorë shlirë” në kuptimin e kreditimit. Gjithsej depozitat në nëntor të këtij viti kanë arritur në 6.586 miliarda euro, duke shënuar rritje prej 448.5 milionë euro ose 7.3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Kjo rritje i atribuohet rritjes së normave të interesit në depozita dhe konkurrenca me intensive midis bankave për tërheqje të depozitueseve”, tha ai.

Ismaili tregoi se edhe norma e interesit është zvogëluar gjatë këtij viti në dallim prej vitit 2023. Sipas tij norma mesatare e interesit në kredi në sektorin bankar në nëntor 2024 është 6.02 për qind, ndërsa në dhjetor 2023 kjo normë ishte 6.35 për qind. Derisa tha se norma mesatare e interesit më depozita në sektorin bankar në nëntor 2024 ishte 2.87.

Me këtë rast BQK-ja ka ndarë edhe çmimin për ekonomistë të rinj, ku vendin e parë e ka marrë Valmir Zogaj, për studimin me titull: “Inovacionet Teknologjike Financiare dhe Ndikimi i Tyre në Qasjen në Financa dhe Gjithë përfshirjen Financiare-Rast Studimi për Kosovën”

Continue Reading

Lajmet

​Mbyllet dhe bastiset një objekt në veri nën dyshimin për falsifikim dokumentesh

Published

on

By

Policia e Kosovës sot pak para orës 11:00 ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës së Veriut në lidhje me verifikimin e pronës së tyre tek “Tre rrokaqiejt”.

Kështu e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.

Elshani shtoi se është mbyllur kati i parë i kësaj ndërtese nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

“Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftu Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, shtoi ai.

Elshani shtoi se gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident.

Continue Reading

Lajmet

​Ismaili: Rregullorja e BQK-së për përdorimin e euros ka treguar efekte pozitive

Published

on

By

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili deklaroi se rregullorja e BQK-së e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin ka krijuar efekte pozitive.

Në një konferencë për media të enjten, derisa ka prezantuar aktivitet e këtij institucioni për vitin 2024, ka theksuar se unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të paligjshme ka kontribuar dukshëm në këtë drejtim.

“Rregullorja është në fuqi, i ka krijuar efektet e veta pozitive për krejt sektorin. Besoj që i kemi përafruar vlerësimet e ardhshme të pritshme sa i përket Kosovës, të mos harrojmë se me anëtarësim në Këshill të Evropës do t’i nënshtrohemi vlerësimit i cili është një vlerësim që i vendos shtetet në lista të zezë ose jo. Dhe unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të pa ligjshme ka kontribuar dukshëm, substancialisht në këtë drejtim”, tha ai.

BQK-ja kishte fuqizuar rregulloren e re më 1 shkurt të viti. Ajo e përcakton euron si valutë të vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Continue Reading

Të kërkuara