Lajmet nga UBT

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj viziton UBT-në

Në fokus të diskutimeve ka qenë elaborimi i mundësive për bashkëpunim të dyanshëm për hartimin e politikave dhe projekteve për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Kamenicës.

Publikuar

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. Besnik Qehaja dhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, kanë pritur në takim pune kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe drejtoreshën për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, Burbuqe Leka.

Në fokus të diskutimeve ka qenë elaborimi i mundësive për bashkëpunim të dyanshëm për hartimin e politikave dhe projekteve për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Kamenicës.

Ky bashkëpunim do të mund të bazohet në shfrytëzimin e potencialit dhe resurset humane, profesionale e intelektuale të UBT-së për gjenerimin e ideve dhe zgjidhjeve për problemet dhe sfidat e përditshme të qytetarëve të Kamenicës, duke shfrytëzuar potencialin real zhvillimor që ka komuna.

Temë tjetër boshte e takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit mes akademisë/universiteteve dhe pushtetit lokal, si dhe impakti konkret i këtij bashkëpunimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së jetesës në përgjithësi.

Në takim u diskutua po ashtu nevoja dhe mundësitë reale të digjitalizimi të shërbimeve dhe sektorëve, si: arsimi e shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i sektorit të ICT-së, inovacionit dhe përkrahja e krijimit të ndërmarrjeve të reja Start-Up, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm, etj.

Rektori Hajrizi dhe kryetari Rahimaj u pajtuan për vazhdimin e komunikimit ndër-institucional për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të potencialit njerëzor e intelektual të dyanshëm, ndërsa Rektori Hajrizi shprehi edhe një herë gatishmërinë e UBT-së që me kapacitetet, resurset dhe infrastrukturën e vet të ndihmojë Komunën e Kamenicës në implementimin e agjendës së saj për zhvillim të qëndrueshëm të bazuar në shfrytëzimin racional e efiçient të resurseve dhe potencialit të saj zhvillimor.

Lajmet nga UBT

Studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, Fatbardh Jakupi po punon si menaxher i projekteve në fushën e infrastrukturës rrugore në Kompaninë Bageri Group

Fatbardhi tregon se studimet e tij në UBT ishin një nga eksperiencat më frytdhënëse që ka përjetuar. Duke përfshirë programin e tij Master në Inxhinieri të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, ai ka përfituar një ndërlidhje të thellë midis njohurive teorike dhe praktikës profesionale në fushën e ndërtimit.

Publikuar

nga

Fatbardh Jakupi, një student i suksesshëm i UBT-së, tani është pjesë e kompanisë Bageri Group dhe drejton rolin e menaxherit të projekteve në fushën e infrastrukturës rrugore.

Fatbardhi tregon se studimet e tij në UBT ishin një nga eksperiencat më frytdhënëse që ka përjetuar. Duke përfshirë programin e tij Master në Inxhinieri të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, ai ka përfituar një ndërlidhje të thellë midis njohurive teorike dhe praktikës profesionale në fushën e ndërtimit.

“Studimet në UBT ishin një ndër eksperiencat e mia më të mira që i kam kaluar. Studimi në programin Master Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, më ofroi një ndërlidhje të njohurive në fushën e ndërtimit të infrastrukturës. Lidhja e teorisë dhe praktikës i bëri më të veçanta nivelin e studimeve. Përveç ligjëratave që i zhvillonim me profesorë, përvoja ime nga Bachelor-i u bë urë lidhëse dhe më forcuese në ngritjen time profesionale”, është shprehur Jakupi.

Pas kryerjes së programit Master, Fatbardhi u bashkua me kompaninë Bageri Group, ku aktualisht ka rolin e përgjegjësit në Autostradën Prishtinë – Podujevë. Suksesi i tij në karrierë është një dëshmi e qartë e lidhjes së ngushtë midis arsimit të tij në UBT dhe arritjeve të tij profesionale në fushën e infrastrukturës rrugore.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Trakya Üniversitesi në Turqi

Në vazhdën e vizitës së tij në Turqi, Rektori Hajrizi ka vizituar edhe laboratore të ndryshme, qendra të inovacionit dhe shkolla.

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është takuar me Rektorin e Trakya Üniversitesi në Turqi, Dr. Erhan Tabakoğlu, dhe me këtë rast kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Në takimin e realizuar, Rektori Hajrizi dhe Rektori Tabakoğlu diskutuan edhe për projekte konkrete të përbashkëta në fusha të ndryshme, me qëllim që të hapin mundësi të reja për të rinjtë e të dy vendeve.

Në vazhdën e vizitës së tij në Turqi, Rektori Hajrizi ka vizituar edhe laboratore të ndryshme, qendra të inovacionit dhe shkolla.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi vizitoi İstanbul Ticaret Üniversitesi

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i modeleve të reja të bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar për vizitë në İstanbul Ticaret Üniversitesi, ku u takua me Rektorin Prof. Dr. Abdulhamit Avşar.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i modeleve të reja të bashkëpunimit mes dy universiteteve, bazuar në marrëveshjen e zbatuar vitet e fundit në mes UBT-së dhe İstanbul Ticaret Üniversitesi.

Rektori Hajrizi ka theksuar se si dy universitete mund të ofrojnë një perspektivë akademike që do të kontribuojnë në zhvillimin e fushave të ndryshme në dy vendet Kosovë dhe Turqi.

Ndërsa, Rektori Avşar ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe tha se si universitet i kushtojnë rëndësi zhvillimit të modeleve të bashkëpunimit me rezultate konkrete në periudhën e re.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT dhe Universiteti i Stambollit – Cerrahpaşa nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Para ceremonisë së nënshkrimit të mbajtur në Rektoratin e Kampusit Avcılar, u mbajt një takim për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Rektori i Universitetit të Stambollit – Cerrahpaşa, Prof. Dr. Nuri Aydın, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në të cilën do të përfshihen koordinimi në fusha të ndryshme, shkëmbimi i studentëve, programet kurrikulare dhe kërkime të përbashkëta shkencore.

Para ceremonisë së nënshkrimit të mbajtur në Rektoratin e Kampusit Avcılar, u mbajt një takim për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Rektori Hajrizi mori pjesë edhe në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Fakultetit të Inxhinierisë së sapokrijuar me ftesë të Rektorit Aydın.

Bashkëpunimi i dy institucioneve do të përqendrohet në aktivitetet arsimore dhe kërkimore, kurrikulat e përbashkëta dhe aktivitetet e projekteve si shkolla ​​verore, botimet akademike dhe shkencore, si dhe organizimi i konferencave dhe simpoziumeve.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara