Lajmet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk zgjidhet as pas 11 raundesh votimi

Një grup prej 20 ligjvënësish konservatorë po refuzojnë të votojnë pro McCarthyt.

Published

on

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e tretë nuk kanë arritur të zgjedhin Kevin McCarthy në postin e kryetarit. Një grup prej 20 ligjvënësish konservatorë po refuzojnë të votojnë pro McCarthyt duke shkaktuar një kaos dhe dramë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, por ngërçi ka lënë anëtarët e rinj pa u betuar dhe pa miratuar projektligjet.

Dështimi për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve edhe pas 11 raunde votimi nuk kishte ndodhur që nga viti 1860. Atë botë u deshën 44 raunde votimi.

McCarthyt i duhen 218 vota për t’u zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa aktualisht mbetet në nivelin e 201 votave. Dhoma do të mblidhet sërish gjatë pasdites të së premtes në një tjetër përpjekje për të zgjidhur ngërçin.

McCarthy tha pas shtyrjes së punimeve se ishte bërë përparim në negociatat me grupin kundërshtar brenda partisë së tij, por ai nuk do të vendoste një afat se kur mund të arrinte në 218 vota.

Gjithsesi, çdo raund votimi shtohet edhe presioni ndaj vetë McCarthy për të marrë një vendim nëse duhet të tërhiqet nga ambicia e tij për të udhëhequr me Dhomën e Përfaqësuesve.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri duhen 218 vota nga 435 ligjvënës sa ka Dhoma.Gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, republikanët fituan një shumicë të ngushtë 222-212 ndaj demokratëve.

Lajmet

Pas urdhrit të Prokurorisë, KQZ njofton që në ora 16:00 vazhdon procesi i numërimit në Mitrovicë të Jugut

Published

on

By

E përditësuar

Pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi që të rifillojë numërimi në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi i verifikimit do të fillojë në vazhdojë në orën 16:00.

Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./EO

Urdhërohet ri fillimi i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte. Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 10 vjet burgim ish-polici dhe inspektori Shaqir Lutvija, për torturat ndaj shqiptarëve

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim Shaqir Lutvija, nën akuzat se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer krime lufte.

Këtë vendim e ka mirëpritur Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sh.L. Sipas aktakuzës së ngritur më 04 shtator 2024, Sh.L., në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Shaqir Lutvijës, i cili akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor.

Aktakuza thotë se sipas dëshmisë së dëshmitarëve: Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba, i akuzuari Lutvija nga 28 shtatori 1998 deri më 7 tetor 1998, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të forcave policore, kanë ndërmarr një fushatë për arrestimi e tyre në burgun e Prizrenit, në cilësinë e  popullatës civile të nacionalitetit shqiptar, në mesin e të cilëve ishin: R.J., dhe të lartcekurit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, forcat serbe pas arrestimit i dërguan në Stacionin Policor në Prizren, me ç’rast i akuzuari Lutvija së bashku me të pandehurit e tjerë, në cilësinë e inspektorit të këtij stacioni, i morën në pyetje të dëmtuarit dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje i kanë rrahur me boksa e shqelma, me mjete të tjera të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor.

Në aktakuzë thuhet se Lutvija dhe të pandehurit tjerë, kanë përdorë mjete të rrymës elektrike, të cilat ua vendosnin në pjesën e duarve dhe në organe gjenitale, me ç‘rast si pasojë e kësaj R.J., kishte vdekur, kurse Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba pësuan lëndime serioze trupore.

Me këtë, Lutvija po akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së./EO


 

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Kosovës, Muhammad Zulqar Nain.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, ajo përmendi takimin me Kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në New York, Muhammad Yunus, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve”, thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij, ambasadori Nain shprehu vullnetin e Bangladeshit për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis dy vendeve.

Ai përcolli urimet e përzemërta të udhëheqjes së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke shprehur bindjen se raportet ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet më tej në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

Vdes një person nga vetaksidenti në rrugën Bresje – Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka thënë ai./EO

Continue Reading

Të kërkuara