Lajmet nga UBT

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, viziton UBT-në

Një delegacion nga Bashkia e Korçës, i udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, është duke qëndruar për vizitë në UBT, ku janë mirëpritur nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Publikuar

Vizita e delegacionit nga Korça, vjen në vazhdën e bashkëpunimit që UBT ka me bashkinë e Korçës, tani së fundmi edhe me hapjen e hub-it të teknologjisë dhe inovacionit në këtë qytet.

Nën shoqërimin e rektorit Hajrizi, delegacioni i Korçës do të vizitojë qendrat e UBT-së në Kosovë, laboratorët, bibliotekën universitare, infrastrukturën, si dhe Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo renditje tregon përkushtimin e UBT-së në promovimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend dhe përtej tij.

Publikuar

nga

UBT vazhdon të jetë lider i arsimit të lartë privat në Kosovë dhe rajon, në fushën e kërkimeve shkencore, sipas Renditjes Kombëtare të H-indeksit (National H-index Ranking) të Kosovës për tremujorin e dytë të vitit 2024.

UBT është një prej institucioneve kryesore që kontribuojnë në zhvillimin e njohurive shkencore në vend.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo renditje tregon përkushtimin e UBT-së në promovimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend dhe përtej tij. Ai shtoi se UBT është vendi ku talenti dhe inovacioni takohen, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e kërkimeve shkencore.

“Në UBT, ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis ku talenti dhe inovacioni takohen për të promovuar shkencën dhe kulturën e kërkimit. Renditja e lartë në Renditjen Kombëtare të H-indeksit të Kosovës është dëshmi e qartë e angazhimit tonë të përhershëm në përparimin e dijes dhe shkencës në vend dhe përtej tij”, ka thënë Hajrizi.

UBT vazhdon të jetë një pikë referimi për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e kërkimeve shkencore në Kosovë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në caktimin e prioriteteve për zhvillimin e kërkimeve në vend.

Ky sukses i UBT-së në renditjen e H-indeksit të Kosovës shërben si një shembull frymëzues për të gjithë komunitetin kërkimor në Kosovë dhe përtej tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer foli rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në një ligjëratë me studentët e UBT-së

Publikuar

nga

 Ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer ishte i ftuari i radhës në ligjëratat e Institutit të Ballkanologjisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike në UBT.

Në prezantimin e tij, ai shpalosi me detaje marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të tyre në fusha të ndryshme, si politika, ekonomia, arsimi, dhe kultura.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Schnetzer u përqendrua në historinë e miqësisë së thellë midis dy vendeve dhe përparimin e arritur në bashkëpunimin bilateral. Ai gjithashtu përshëndeti sukseset e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në këtë drejtim.

Në këtë kontekst, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, falënderoi Ambasadorin Schnetzer për kontributin e tij në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se Austrisë i takon një vend i rëndësishëm në historinë e Kosovës dhe se mbështetja e saj në shumë fusha, përfshirë arsimin, ka qenë e jashtëzakonshme.

“Ne shprehim falënderimin tonë për popullin e Austrisë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhduar ndaj popullit të Kosovës. Austria gjithmonë ka qenë në gatishmëri për të na ndihmuar edhe në procesin e zhvillimit të arsimit dhe edukimit”, është shprehur Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi gjithashtu u shpreh se UBT ka ndërtuar partneritete të rëndësishme ndërkombëtare me institucione arsimore edhe nga Austria, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe akademike.

Instituti i Ballkanologjisë ka planifikuar ligjëratat e tjera për tema të ndryshme, duke ofruar emra të rëndësishëm nga fushat e shkencës, diplomacisë, politikës dhe publicistikës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Përfito nga partneriteti prestigjioz UBT – “University of Northern Iowa”

Të gjithë studentët e regjistruar në programet e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe në programin e Mekatronikës në UBT, do të kenë mundësinë e rrallë për të marrë diplomë të dyfishtë nga prestigjiozi University of Northern Iowa!

Publikuar

nga

Falë partneritetit dhe të arriturave të përbashkëta, UBT dhe University of Northern Iowa ofrojnë mundësinë e jashtëzakonshme për studentët e tyre.

Të gjithë studentët e regjistruar në programet e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe në programin e Mekatronikës në UBT, do të kenë mundësinë e rrallë për të marrë diplomë të dyfishtë nga prestigjiozi University of Northern Iowa! Ky program inovativ zgjat për 2 vite në UBT dhe vazhdon për 2 vitet e fundit në SHBA në University of Northern Iowa.

Për më tepër, kjo mundësi shkollimi ofrohet me kosto shumë më të ulët se sa studimet e rregullta, duke e bërë një zgjedhje financiare të arsyeshme për studentët tanë. Në të njëjtën kohë, University of Northern Iowa me një reputacion të lartë për programin MBA që ofron, është i njohur për shkollën e tij të lartë të biznesit, e vlerësuar si një nga “Shkollat më të mira të biznesit” nga Princeton Review.

University of Northern Iowa ofron një eksperiencë akademike të jashtëzakonshme, duke e bërë këtë partneritet një rrugëtim të jashtëzakonshëm për të ndjekur ëndrrën tuaj të arsimit të lartë dhe për të ju përgatitur për një karrierë të suksesshme në botën e biznesit dhe teknologjisë!

Përfitoni nga kjo mundësi e rrallë që ofron UBT për të ngritur nivelin tuaj akademik dhe për të hedhur hapin e parë drejt një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme. Ky është rasti juaj për të shkëlqyer, për të përmirësuar veten, dhe për të bërë gjëra të mëdha!

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Bashkëpunimi për zhvillim: Një delegacion nga UBT zhvillon një takim konstruktiv me stafin e Qendrës së Komptencës në Skenderaj

Takimi ka qenë një rast për të konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin mes fakultetit dhe UBT-së me Qendrën e Kompetencës.

Publikuar

nga

Fakulteti i Ndërtimit dhe Infratrukturës në UBT, në kuadër të partneritetit dhe vizitave të ndryshme, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Qendrën e Kompetencës në Skënderaj.

Takimi ka qenë një rast për të konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin mes fakultetit dhe UBT-së me Qendrën e Kompetencës.

Diskutimet gjatë takimit janë përqendruar në edukimin dual dhe potencialin për lidhje të ngushta me kompanitë, si dhe në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe studentët.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimit dhe Infratrukturës, Prof. Visar Krelani, ka theksuar rëndësinë e kontakteve me nxënësit dhe trajnimeve për stafin.

Prezentimi i Profesorit Krelani për eksperiencat dhe aktivitetet e fakultetit ka inkurajuar nxënësit për angazhimin në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës.

Ky takim ka përçuar një mesazh të fuqishëm për përkushtimin për përmirësimin dhe rritjen e cilesisë së arsimit për nxënësit dhe studentët në këto fusha.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara