Lajmet

Kryeministri sllovak në gjendje kritike

Published

on

Autoritetet sllovake kanë konfirmuar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit, Robert Fico ishte një atentat.

“Një zëdhënës i ministrisë së brendshme sllovake konfirmon se një atentat është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, raporton BBC.

Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”.

Lajmet

​NATO do ta rrafshojë Moskën, hakerët rusë sulmojnë telekomunikacionet belge

Published

on

Operatorët belgë të telekomunikacionit Proximus dhe Scarlet u përballën me ndërprerje të shkurtra këtë mëngjes pas një sulmi hakerimi DDoS, raportoi agjencia e lajmeve Belga.

Zëdhënësi i Proximus, Fabrice Gansbeke, tha se teknikët zbuluan trafik të pazakontë të rrjetit në orën 7:20 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe menjëherë morën masa mbrojtëse.

“Ne pamë një rritje të trafikut nga ora 7:30 e mëngjesit. Ndikimi ishte shumë i kufizuar, sistemet tona qëndruan”, tha Gansbeke.

Në sulmet DDoS, hakerët përmbytin një faqe interneti me sasi të mëdha trafiku, duke e bërë atë përkohësisht të padisponueshme. Sulme të tilla nuk kompromentojnë të dhënat e përdoruesve.

Në të njëjtën kohë, Spitali Universitar i Ghentit ishte gjithashtu shënjestër e një sulmi DDoS, i cili ngadalësoi komunikimin me disa sisteme të jashtme dhe vonoi përkohësisht qasjen në informacione të caktuara.

Grupi i hakerëve pro-rus NoName057 njoftoi në Telegram se qëndronte pas sulmeve ndaj Scarlet, Proximus dhe portalit të brendshëm të Telenet. Ky i fundit, megjithatë, mohoi se ishte prekur.

Hakerët iu referuan një deklarate të kohëve të fundit të Ministrit belg të Mbrojtjes, Theo Francken, i cili tha se “NATO do ta rrafshonte Moskën” nëse Rusia sulmonte Brukselin.

“Ne e këshillojmë ministrin belg të mos bëjë deklarata të tilla”, tha grupi.

NoName057 ka sulmuar më parë Belgjikën, me hakerë që kanë ndërprerë faqet e internetit të qeverisë për katër ditë rresht përpara zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar, dhe një sulm i ngjashëm u përsërit në mars të këtij viti./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Osmani takoi Anu Pratipati, rikonfirmoi partneritetin Kosovë-SHBA

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë.

Osmani ri-konfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-në si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Panairi ndërkombëtar në Tiranë, pikë kthese e Shqipërisë në zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm

Published

on

Në Tiranë, më saktë në Pallatin e Kongreseve është bërë hapja e panairit më të madh ndërkombëtar të biznesit “Klik Ekspo Group” me moton “Windows Into dhe Future”, i cili në fokus ka zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë 2030.

Në edicionin e 31-të të këtij panairi, marrin pjesë mbi 250 kompani të ndryshme nga 20 vende të botës, ka thënë menaxheri i përgjithshëm i këtij panairi, Luel Muhametaj. Ai tha se ky edicion është një moment historik dhe pikë kthese.

“Këtë vit, mirëpresim mbi 250 kompani dhe institucione kryesore, inovatorë, ndërtues dhe mendimtarë, të gjithë të mbledhur nën një çati, të gjithë duke kontribuar në historinë e Shqipërisë 2030. Këtu, jo vetëm që do të takoni njerëzit që ndërtojnë këtë të ardhme, do të dëgjoni nga mendjet që e formësojnë atë dhe do të mirëprisni vizionarët që besojnë në të. Konferencat tona këtë vit u hartuan me qëllim për të shfaqur vizionin afatgjatë të Shqipërisë, për të përcaktuar strategjinë që do të na udhëheqë, dhe për të prezantuar projektet transformuese që, jo shumë kohë më parë, shumë veta i besonin të pamundura. Nga projektet e mega-infrastrukturës dhe energjisë së rinovuar, e deri te transformimi digjital, turizmi dhe bujqësia. Por, ndërsa Shqipëria rritet, rritet edhe Panairi Ndërkombëtar i Tiranës. Edicioni i 31-të nuk është vetëm një moment historik, është një pikë kthese, një deklaratë se Shqipëria nuk shikon më prapa për të matur progresin e saj, por për të formësuar fatin e saj. Ndërsa perdet e këtij edicioni ngrihen, ne gjithashtu hapim rrugën për tjetrin, që do të ripërcaktojë se çfarë mund të jetë një panair. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të mishërojë këtë transformim, duke zgjeruar vetë konceptin e ekspozitës duke bashkuar nën një çati pesë panaire të specializuara, secili duke reflektuar themelet e rritjes së Shqipërisë dhe rajonit. TIF Power, i dedikuar infrastrukturës dhe energjisë. TIF Explorer, duke festuar turizmin dhe kulturën”, ka thënë ai.

Në hapje të këtij panairi, Muhametaj theksoi se Shqipëria dikur ishte vend i izoluar për dallim nga tani.

“Kështu do të duket viti 2026 për ne. Secila prej këtyre fazave do të ketë komunitetin dhe ndikimin e vet, megjithatë të gjitha do të jenë të lidhura brenda një ekosistemi progresi, idesh dhe bashkëpunimi. Një panair që nuk përcaktohet më nga madhësia e tij, por nga qëllimi i tij. Një panair që rritet jo vetëm me Shqipërinë, por për Shqipërinë, duke simbolizuar evolucionin e vizionit tonë, industrive tona dhe, sigurisht, njerëzve tanë. Ky model jo vetëm që do të nxisë rritje të fokusuar në sektor, por do të nxisë bashkëpunim ndërsektorial, ku bujqësia takon inovacionin, ku energjia fuqizon qëndrueshmërinë, dhe kultura frymëzon progresin, duke krijuar një dialog të gjallë midis traditës dhe teknologjisë. Dhe ndërsa hapim panairin e këtij viti, nuk festojmë vetëm tri dekada arritjesh, ne festojmë një komb të rilindur përmes këmbënguljes dhe vizionit nga izolimi në integrim, nga pamjaftueshmëria në kreativitet, nga dyert e mbyllura në dritare drejt së ardhmes. Edicioni i 31-të shënon këtë transformim, një urë midis Shqipërisë që kemi ndërtuar dhe Shqipëria që po bëhemi, një lidhje e drejtë për qëndrueshmëri e rritur nëpërmjet bashkëpunimit”, shtoi ai.

Edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj ka folur për përparimin që ka pasur ndër vite Shqipëria.

“Shqipëria sigurisht që nuk është më si në vitet e 90-ta. Është një Shqipëri krejtësisht tjetër me potencial për shumë sektorë të ekonomisë. Është një Shqipëri që po mundohet të tërheq jo vetëm sektorët e huaj, por edhe në inovacion jemi munduar të hartojmë baza ligjore dhe tërheqëse”, tha ajo.

Kujtojmë, në këto 31 vjet, mbi 30 mijë kompani janë prezantuar në “Klik Ekspo Group”. Panairi i biznesit “Klik Ekspo Group” do të qëndrojë i hapur deri më datën 8 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Published

on

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor.

Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.

“Mallrat e padeklaruara përfshinin: Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj. Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm; Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi; Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj dhe artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj.”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara