Lajmet

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Zvicrës, Kolly, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ujërave

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në një ceremoni të organizuar në Kryeministri, nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra.  Të pranishëm ishin edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. 

Memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës. 

Ndikimi i kësaj mbështetjeje do të rris qasjen për popullatën e Kosovës në burime ujore (të planifikuar, rregulluar dhe mbikëqyrur) mbarështetërore dhe menaxhim të burimeve ujore (furnizim me ujë, kanalizime dhe ujitje).

Para nënshkrimit të memorandumit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Kolly patën një bisedë të gjatë, ku ambasadori Kolly ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin për gjithë ndihmën e qeverisë zvicerane përgjatë viteve. Ai ia shprehu mirënjohjen veçanërisht për ndihmën e pakursyer në avancimin e sektorit të ujërave nga faza urgjente e pasluftës deri në fazën zhvillimore, por edhe në përgatitjen për të ardhmen.

Kryeministri vlerësoi lart qasjen unike të Zvicrës në mesin e donatorëve për të zhvilluar sektorin nga niveli rural tek ndërmarrjet publike, tek institucionet dhe politikbërja përmes Këshillit Ndërministror për Ujëra.

Në takim u bisedua për përkushtimin e dy ministrave, Aliu dhe Rizvanolli, në aspektin mjedisor dhe ekonomik të resurseve ujore, duke u angazhuar në kthimin dhe forcimin e ligjshmërisë, në mbrojtjen e resurseve ujore por edhe në performancën e kompanive rajonale të ujësjellësve dhe bordeve të tyre./UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Published

on

By

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Stacionet e autobusëve në kryqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e gjata kanë shkaktuar kaos në trafik.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë, arrestohet 19-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se mbrëmë ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Rasti është hetuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ndërsa arrestimi është bërë falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të stacionit Veriu në Prishtinë.

I dyshuari, B.M., mashkull 19 vjeç, është identifikuar dhe ndaluar pas veprimeve intensive hetimore dhe operative të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë duke u zhvilluar./KP

Continue Reading

Lajmet

Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 nëntor ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për RTKLive detaje për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përmbyllet më 6 dhjetor 2025.

Elezit ka thënë se “gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi mund të bëhet përmes (1) platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes (2) postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë”.

Më tej, Elezi ka treguar se “në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: (1) të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; apo (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”.

Po ashtu, Elezi ka sqaruar se “në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”.

Sipas afateve të vendosura nga KQZ, votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 27 dhjetor 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Ndërkaq, votimi përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025./EO

Continue Reading

Lajmet

Sllovenia miraton ligjin që njeh pantentë shoferët e Kosovës

Published

on

By

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë Donika Gërvalla, ka njoftuar se Asambleja Nacionale e Sllovenisë, ka miratuar ligjin me anë të së cilit njihen pantentë shoferët e Republikës së Kosovës.

Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara