Botë

Kryeministri i Groenlandës i përgjigjet ashpër Trump: Kuptoje! Nuk jemi në shitje!

Published

on

Kryeministri i Grenlandës, Múte Bourup Egede, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga Presidenti amerikan Donald Trump në Kongres, ku ai theksoi se ishulli do të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, “në një mënyrë apo një tjetër.”

Egede u shpreh përmes një postimi në Facebook, në gjuhën groenlandeze dhe daneze, se “Grenlanda nuk mund të merret apo blihet,” dhe se qytetarët e Grenlandës janë ata që duhet të vendosin për të ardhmen e ishullit. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë këtë fakt.

Teksa iu drejtua banorëve të Grenlandës, Trump tha se nëse ata zgjedhin të bëhen pjesë e SHBA-ve, do të jenë më të pasur dhe më të sigurt. Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se administrata e tij po punonte për të realizuar blerjen e Grenlandës nga Danimarka.

Komentet duket se shkaktuan shqetësime në Groenlandë, e cila është një territor gjysmëautonom i Danimarkës. Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ka deklaruar se nuk mendon se populli groenlandez dëshiron të ndahet nga Danimarka dhe të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pa ndërhyrje të jashtme.

Deklaratat e Trump kanë nxitur një interes të paprecedentë për pavarësinë e plotë të Groenlandës nga Danimarka, duke e bërë këtë çështje një temë kryesore të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmet

Deputetja britanike Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

Published

on

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur vendimin.

Ajo theksoi se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë ndaj Kosovës, madje ajo kujtoi se Lista Serbe zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns përmendi gjithashtu sulmin në Banjska, ku një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – e cila është trajnuar në baza ushtarake serbe dhe ka përdorur armë të ushtrisë serbe, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Deputetja britanike theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe çdo masë e mbetur duhet të hiqet.

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë sjellja para drejtësisë e Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon dhe orientimi i Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave në Bondi

Published

on

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi që synonte një festival hebre.

15 persona u vranë kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah, shkruan BBC.

Ligjet e reja do të synojnë ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim u tha Albanese gazetarëve në Canberra.

Ministri i Punëve të Brendshme do të ketë gjithashtu kompetenca të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje dhe do të ngrihet një taskforcë e re për të siguruar që sistemi arsimor parandalon, trajton dhe përgjigjet siç duhet ndaj antisemitizmit./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit

Published

on

By

Të paktën 104 persona u vranë, përfshirë 43 fëmijë, në sulme të shumta me dronë në rajonin Kordofan të Sudanit që nga 4 dhjetori, tha të martën zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Jam i alarmuar nga intensifikimi i mëtejshëm i armiqësive”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke iu referuar përplasjeve midis Ushtrisë Sudaneze, Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe Lëvizjes Çlirimtare Popullore të Sudanit – Veri në Kordofan – një rajon i përbërë nga tre shtete në Sudanin qendror dhe jugor, raporton Reuters.

Ai nuk dha detaje më specifike se kush ishte përgjegjës për sulmet me dronë, të cilat sipas tij goditën spitale, një çerdhe dhe një bazë të OKB-së.

Continue Reading

Lajmet

​Meloni thirrje Evropës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Published

on

Tubimin vjetor të partisë së saj, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e mbylli me thirrjet jo vetëm për mbrojtjen e arritjeve të qeverisë së saj, por edhe drejtuar Europës të forcojë aftësitë e veta mbrojtëse, sidomos në kohën kur administrate e Donald Trumpit po lëshon sinjale të një ndryshimi të strategjisë së saj të sigurisë, dhe një tërheqjeje të mundshme nga angazhimet në kontinentin e vjetër.

Nga Castel Sant’Angelo në Romë, Meloni deklaroi se Trump e kishte bërë të qartë se SHBA-të kanë ndërmend të shkëputen nga Europa dhe se europianët duhet të jenë të përgatitur.

“Trump e ka pohuar me shumë vendosmëri se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të shkëputen dhe evropianët duhet të organizohen për të mbrojtur veten. Për tetëdhjetë vjet ne ia kemi dorëzuar sigurinë tonë SHBA-së duke u shtirur se ishte falas, por kishte një çmim për t’u paguar dhe ky çmim quhet kushtëzim. Liria e ka një çmim”, tha Meloni.

Komentet e Melonit vijnë në mesin e tensioneve midis BE-së dhe administratës Trump. Kryeministria italiane i hodhi poshtë pretendimet se ka një krisje në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Megjithatë, sërish apeloi për një strukturë mbrojtëse europiane më të fortë, e të aftë të angazhohet me fuqitë globale në kushte të barabarta./S.K/KP/Tch/

Continue Reading

Të kërkuara