Lajmet

Kriza e çmimeve, rritet numri i vjedhjeve të mishit, alkoolit dhe ëmbëlsirave në dyqanet e Britanisë

Më shumë se 1.1 milion incidente vjedhjesh u regjistruan në vitin 2022, nga 970 mijë që ishin regjistruar një vit më parë.

Published

on

Teksa kostot e jetesës rriten, britanikët po i kthehen krimit. Sipas disa të dhënave të publikuara së fundmi, në vend është rritur numri i vjedhjeve të mishit, alkoolit dhe ëmbëlsirave në dyqane, krahasuar me një vit më parë. Këto po ashtu, janë shifrat më të larta të raportuara në një dekadë.

Më shumë se 1.1 milion incidente vjedhjesh u regjistruan në vitin 2022, nga 970 mijë që ishin regjistruar një vit më parë. Raporti është bërë publik nga Shoqata e Dyqaneve.

James Lowman, shefi ekzekutiv i ACS, i cili përfaqëson dyqanet e vogla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha numri i vjedhjeve që po ndodhin çdo ditë është i paprecedentë.

“Hajdutët, që njihen tashmë nga komuniteti dhe policia, po vjedhin pa frikë nga ndëshkimi”, shtoi ai.

Numri i personave që po kryejnë krime në përgjigje të asaj që është cilësuar si kriza me e rëndë e kostove të jetesës për brezat e fundit është në rritje teksa një numër i madh familjesh po luftojnë për të përballur blerjen e artikujve bazë ditorë me çmime të rritura, raporton Financial Times.

Raporti vjen në një kohë kur të shifra të publikuara të mërkurën treguan se inflacioni mbeti në 8.7 për qind në maj, nga 8.4 për qind që pritej, duke rritur presionin mbi Bankën e Anglisë për të rritur normat e interesit.

Rritja e aktivitetit të bandave dhe njerëzit me probleme të varësisë që vjedhin për të “ushqyer” veset e tyre kanë nxitur shkallën e krimit, thuhet në raport.

Ndërkohë, dyqanet kanë kufizuar numrin e artikujve në rafte muajt e fundit për të zvogëluar rrezikun e vjedhjes së artikujve, si dhe duke shtuar etiketa sigurie në artikujt ushqimorë si biftekët, djathi apo gjalpi.

Pothuajse 80 për qind e shitësve me pakicë të anketuar nga ACS, e cila ka rreth 48,000 anëtarë, thanë se kriza e kostos së jetesës ishte nxitëse e vjedhjes.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara