Aktorja 50-vjeçare Angelina Jolie pritet të shesë shtëpinë e saj në Los Angeles dhe të zhvendoset jashtë vendit vitin e ardhshëm, pasi binjakët Knox dhe Vivienne të mbushin 18 vjeç.
“Angelina nuk ka dashur ë jetojë me kohë të plotë në Los Angeles. Ajo nuk kishte zgjedhje për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë me Bradin. Planifikon të zhvendoset sapo Knox dhe Viv të mbushin 18 vjeç vitin e ardhshëm. Po shikon disa vende jashtë vendit. Do të jetë e lumtur kur të mund të largohet nga Los Angelesi”, ka thënë një burim për revistën People.
Jolie dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori, Brad Pitt, me të cilin ka gjashtë fëmijë: Maddox, 24 vjeç, Pax, 21, Zahara, 20, Shiloh, 19, dhe binjakët, arritën marrëveshjen për divorc në muajin dhjetor 2024, pas një beteje ligjore tetëvjeçare.
Jolie ka blerë vilën historike të vitit 1913 më 2017 për 24.5 milionë dollarë. Shtëpia ka mbi 1,000 metra katrorë hapësirë, me 6 dhoma gjumi dhe 10 banjo, dikur ka qenë në pronësi të regjisorit Cecil B. DeMille. Aktorja ka folur më herët për dëshirën e saj për të lënë Los Angelesin dhe për të kaluar më shumë kohë në Kamboxhia, vendi ku ka lindur djali i saj i madh, Maddox.
“Unë jam rritur në këtë qytet. Jam këtu sepse më duhet të jem këtu për shkak të divorcit, por sapo ata të bëhen 18, do të mund të largohem”, tha Jolie për The Hollywood Reporter. Ajo ka thënë tutje se kur dikush ka familje të madhe, do që ata të kenë privatësi, qetësi e siguri.
“Kam një shtëpi tani për t’i rritur fëmijët, por ndonjëherë ky vend mund të jetë… ai humanitet që e kam gjetur nëpër botë nuk është ajo me të cilën jam rritur këtu. Pas Los Angelesit, do të kaloj shumë kohë në Kamboxhia. Do të vizitoj familjarët e mi kudo që të jenë në botë”, ka thënë ajo.
Ylli ka thënë se i pëlqen të jetë me njerëzit që i do.
“Nuk jam dikush që lutet të rrijë vetëm. Nuk jam ai lloj personi që mendon, ‘Ah, do të doja të isha vetëm për të pasur kënaqësitë e mia të fshehta’. Sepse zakonisht kënaqësia ime e fshehtë është të jem me dikë. Më pëlqen të bëj diçka që i bën ata të lumtur. Kjo me të vërtetë më bën të lumtur”, ka thënë Jolie.