Shëndet

Kripë, lëng limoni dhe xhenxhefil për tretje të mirë

Kjo kurë synon të pastrojë sistemin tretës nga toksinat dhe të përmirësojë thithjen e ushqyesve në nivel qelizor.

Published

on

Sistemi tretës i njeriut është në të gjithë kuptimin e fjalës, gjigand. Ai përbëhet nga një sërë organesh, bashkëveprimi i të cilëve është thelbësor për shëndetin.

Të gjithë këto organe kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm për të funksionuar siç duhet.

Ngrënia e ushqimeve jo të shëndetshme mund të ndërhyjë në proceset normale të sistemit tretës.

Ushqyerja është thelbësore për shëndetin e sistemit tretës

Qelizat e trupit organizohen në mënyrë të atillë sa formojnë inde. Këto të fundit formojnë organet.

Të gjitha qelizat kanë nevojë për ushqim, pa të cilin ato shuhen ose nuk funksionojnë siç duhet.

Trupi ka gjithashtu nevojë për antioksidantë për të neutralizuar radikalet e lira. Bëhet fjalë për molekula të rrezikshme që janë shumë të dëmshme për qelizat.

Nëse radikalet e lira sulmojnë qelizat atëherë ato nuk prodhojnëdot enzimat të cilat mbulojnë çdo aspekt të aktivitetit biologjik të trupit.

Këtu përfshihet edhe procesi tretës dhe metabolizmi.

Kura me lëng molle, Limoni, xhenxhefil dhe kripë deti

Kjo kurë natyrale synon të pastrojë sistemin tretës nga toksinat dhe të përmirësojë thithjen e ushqyesve në nivel qelizor.

Mollët janë perfekte për sistemin tretës sepse përmbajnë fibër por edhe antioksidantë që pastrojnë sistemin tretës nga toksinat.

Limoni njihet për aftësinë e tij për përmirësimin e tretjes falë vitaminës C.

Xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut dhe e vë të gjithë sistemin tretës në lëvizje.

Kripa e detit përmirëson tretjen, nxit hidratimin dhe eliminon toksinat.

Për këtë kurë ju duhen:

  • 125 ml lëng molle
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni të freskët
  • 1 lugë çaji melëng xhenxhefili
  • 75 ml ujë të pijshëm
  • Hidheni ujin në një tenxhere dhe ngroheni pak.
  • Më pas hidheni në një gotë qelqi të madhe dhe shtoni kripën e detit.
  • Përziejeni deri sa kripa të tretet mirë.
  • Shtoni lëngun e mollës, limonit dhe xhenxhefilit dhe përziejeni sërish.
  • Ky lëng duhet pirë 10 minuta përpara çdo vakti.

Kjo kurë nuk ka efekte anësore,megjithatë ajo nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ndërkohë që njerëzit që marrin ilaçe të caktuara duhet të konsultohen me mjekun./AgroWeb.org

Shëndet

Dy filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e Parkinsonit

Published

on

Deri më sot janë kryer të paktën 19 studime që kanë hetuar rolin e kafesë në sëmundjen e Parkinsonit. Rezultatet tregojnë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e Parkinsonit me rreth një të tretën.

Përbërësi që bën ndryshimin është kafeina. Kjo shpjegon pse edhe çaji, që përmban kafeinë, ka efekte mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk ka treguar të njëjtat përfitime.

Ashtu si fitoushqyesit që gjenden në frutat e pyllit, edhe kafeina ka veti neuro-mbrojtëse. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nervore nga dëmtimet që shkaktohen nga pesticidet dhe neurotoksinat e tjera.

Si ndikon kafeja te pacientët me Parkinson?

Në një studim, pacientëve me Parkinson iu dha kafeinë në sasi të barabartë me dy filxhanë kafe në ditë (ose 4 filxhanë çaji të zi a 8 filxhanë çaji jeshil).

Pas vetëm tre javësh, u vunë re përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre. Duke qenë se një filxhan kafeje është i lirë dhe i lehtë për t’u konsumuar, kompanitë farmaceutike kanë tentuar ta shndërrojnë kafeinën në ilaçe eksperimentale, si preladenanti dhe istradefilina.

Megjithatë, këto barna nuk kanë dhënë rezultate më të mira se vetë kafeja, e cila mbetet zgjidhje më natyrale, më e lirë dhe më e sigurt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Roli dhe rëndësia e vitaminës F në trup

Published

on

Vitamina F nuk është vitaminë në kuptimin klasik, por përfshin dy acide yndyrore thelbësore.

Acidi alfa-linolenik (ALA) – nga familja omega-3

Acidi linoleik (LA) – nga familja omega-6

Këto yndyrna janë jetike për funksionimin e trupit, veçanërisht për shëndetin e trurit, zemrës dhe qelizave. Trupi nuk i prodhon vetë, ndaj duhen marrë përmes ushqimit si vajra vegjetalë, fara dhe arra.

Funksionet kryesore:

Sigurojnë energji (9 kalori për gram).

Mbrojnë qelizat duke formuar shtresën e tyre të jashtme.

Ndihmojnë në rritje dhe zhvillim, veçanërisht të trurit dhe shikimit.

Shndërrohen në yndyrna të tjera të nevojshme.

Marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, mpiksjen dhe funksionin imunitar.

Mungesa:

E rrallë, por mund të shkaktojë tharje të lëkurës, rënie flokësh, shërim të ngadaltë të plagëve dhe probleme të zhvillimit.

Acidi alfa-linolenik (ALA):

Ul inflamacionin.

Përmirëson shëndetin e zemrës.

Mbështet zhvillimin e fetusit.

Mund të ndihmojë në shëndetin mendor (depresion, ankth).

Acidi linoleik (LA):

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip 2.

Përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak.

Vitamina F është thelbësore për trupin, por duhet konsumuar në ekuilibër mes omega-3 dhe omega-6 për të ruajtur shëndetin optimal. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme?

Published

on

Mandarinat janë një nga frutat më të dashura të stinës së vjeshtës, por zgjedhja e atyre që janë vërtet të ëmbla dhe të shijshme nuk është gjithmonë e lehtë.

Për të mos gabuar, mjafton t’i kushtoni vëmendje disa shenjave të thjeshta që tregojnë cilësinë dhe pjekurinë e frutit.

Së pari, ngjyra e lëvores është treguesi i parë i rëndësishëm. Një ngjyrë portokalli e thellë dhe e njëtrajtshme tregon se mandarina është e pjekur dhe me shije të ëmbël, ndërsa nuancat e gjelbra nënkuptojnë se fruti nuk ka arritur ende pjekurinë e plotë ose është më pak i lëngshëm.

Pesha në raport me madhësinë është një tjetër tregues. Mandarinat që duken më të rënda për masën e tyre zakonisht janë më të mbushura me lëng, ndërsa ato më të lehta priren të jenë më të thata dhe me më shumë fibra.

Edhe tekstura e lëvores jep informacione të vlefshme. Një lëvozhgë e lëmuar, me shkëlqim dhe që ndahet lehtë tregon një frut të pjekur e të lëngshëm. Një lëvozhgë e rrudhosur ose shumë e thatë mund të sinjalizojë se mandarina është e tejpjekur ose e tharë. Lëvozhga duhet të jetë e butë dhe elastike, por jo ngjitëse, pasi kjo tregon mungesë lëngu.

Mos harroni as aromën. Një erë e ëmbël, e freskët dhe intensive është shenjë e një mandarine të pjekur dhe të shijshme. Nëse fruti nuk ka aromë të fortë, gjasat janë që të mos ketë arritur ende pjekurinë e duhur dhe shija të jetë më e zbehtë.

Edhe forma dhe madhësia luajnë rol. Mandarinat pak të rrafshuara ose ovale priren të kenë më shumë tul dhe lëng, ndërsa ato shumë të rrumbullakëta shpesh janë më pak të lëngshme. Nëse i kushtoni vëmendje këtyre detajeve, do të mund të zgjidhni gjithmonë mandarina të freskëta, të ëmbla dhe plot aromë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mjekët: Matja e qafës mund të zbulojë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe trurit

Published

on

Ekspertët britanikë po u bëjnë thirrje mjekëve që të fillojnë të matin perimetrin e qafës së pacientëve, pasi kjo mund të ofrojë një tregues më të saktë të rrezikut për sëmundje të zemrës, trurit dhe diabetit, krahasuar me metodat tradicionale si indeksi i masës trupore (BMI) apo raporti bel–vithe.

Sipas profesorëve Ahmed Elbediwy, biokimist, dhe Nadine Wehida, eksperte në gjenetikë dhe mikrobiologji nga Universiteti Kingston në Mbretërinë e Bashkuar, një qafë më e trashë mund të sinjalizojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë:

tension të lartë të gjakut

ritëm të çrregullt të zemrës (fibrilacion atrial)

nivele të larta të sheqerit gjatë shtatzënisë

diabet të tipit 2

Këto gjendje lidhen drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut për sulm në zemër, në tru apo dështim të zemrës.

Lidhja mes trashësisë së qafës dhe sëmundjeve të zemrës

Një qafë e gjerë lidhet edhe me apne të gjumit, çrregullim i rrezikshëm ku frymëmarrja ndalon për disa sekonda gjatë gjumit, duke ulur nivelin e oksigjenit në trup dhe duke shtuar rrezikun për sëmundje kardiake.

Ekspertët sugjerojnë kufijtë e mëposhtëm si tregues të rrezikut:

Për meshkujt, mbi 43 cm (17 inç)

Për femrat, mbi 35.5 cm (14 inç)

Matja është e thjeshtë dhe zgjat vetëm disa sekonda:

“Vendosni metrin rreth pjesës më të ngushtë të qafës, duke u siguruar që të jetë i ngjitur, por jo i ngushtë,” shpjegojnë profesorët. Ata shtojnë se një rezultat mbi këto vlera nuk duhet të shkaktojë panik, por të merret si sinjal paralajmërues për kujdes më të madh ndaj shëndetit.

Pse qafa ka rëndësi?

Sipas kërkuesve, qafa pasqyron shpërndarjen e dhjamit në pjesën e sipërme të trupit, i cili ndikon në metabolizmin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.

Kjo zonë lidhet ngushtë me dhjamin visceral, dhjami i brendshëm që grumbullohet rreth organeve vitale rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të rënda apo vdekje të parakohshme. Një studim i vitit 2019 tregoi se personat me qafë më të trashë kishin përqindje më të lartë të presionit të lartë të gjakut dhe fibrilacionit atrial – gjendje që mund të çojnë në mpiksje gjaku, goditje në tru dhe dështim të zemrës.

Si mund të përmirësoni gjendjen?

Profesorët theksojnë se rreziku ulet përmes ndryshimeve në stilin e jetesës: Aktivitet fizik: vrap, not, çiklizëm ose ushtrime për forcimin e pjesës së sipërme të trupit. Gjumë cilësor: ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës. Ushqyerje e shëndetshme: e pasur me perime e fruta duke shmangur kaloritë e tepërta.

Një sinjal për shëndetin publik

Në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e sëmundjeve të zemrës janë në rritje të ndjeshme. Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur me 18% në pesë vitet e fundit, ndërsa rastet e dështimit të zemrës janë shtuar me 21% që nga viti 2020.

Shkaktarët përfshijnë jetesën sedentare, stresin pas pandemisë, problemet e sistemit shëndetësor dhe efektet afatgjata të COVID-19, që dëmtojë sistemin kardiovaskular. Ekspertët përfundojnë se një matje e thjeshtë e qafës mund të bëhet një mjet i vlefshëm parandalues, pa pasur nevojë për analiza të ndërlikuara apo pajisje të shtrenjta – mjafton pak kujdes dhe disa sekonda vëmendje për trupin tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara