Lajmet

Krimet serbe ndaj shqiptarëve, Kurti: Kosova do të bëhet me muze të gjenocidit

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot në mbledhjen e qeverisë, se Kosova do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të shfaqen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve.

Ai tha se në muzeun e gjenocidit do të dëshmohen krimet monstruoze të Serbisë gjenocidiale ndaj Kosovës.

“Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj popullit tonë. Ky muze është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale dhe dëshmi se Republika e Kosovës ka ngadhënjyer dhe nuk harron”, tha ai.

Krahas kësaj, Kurti bëri thirrje sërish që mërgimtarët të regjistrohen për votim në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke përkujtuar se afati për regjistrim është deri më 26 dhjetor.

“Po i drejtohem mërgatës sonë nga mbledhja e qeverisë, sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie, siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktuese për fatin e mirëqenien vendit tonë ndër vite. Me qeverinë tonë, për herë të parë, mërgata jonë do të kenë mundësi që të votojë në ambasada e konsullata në shtetet ku jetojnë bashkatdhetarët. Kjo është bërë e mundur sepse e kemi ndryshuar ligjin siç edhe u kemi pas premtuar. Votimi përmes postës brenda vendit dhe në ambasada e konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë demokratik e të pavarur, si dhe një nga arritjet kryesore të qeverisë sonë në shërbim të mërgatës. E drejta e votës është e drejtë e garantuar me kushtetutë… Regjistrimi në faqen e KQZ-së nuk merr më shumë se pesë minuta kohë. Aq merr kohë edhe votimi me postë. Andaj, të gjithë ju që planifikoni të votoni nga jashtë vendit, ju ftoj edhe një herë, që të regjistroheni sa më parë në diaspora.kqz-ks.org. Sepse pa regjistrim, nuk ka votim. Regjistrimi është parakushti i votimit, por njëkohësisht edhe garancia për të drejtën e votimit për mundësinë e votimit, të dashur bashkatdhetarë”, tha Kurti.

Kreu qeveritar foli edhe për heqjen e regjimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën nga 1 janari 2025.

“Ky vendim do të rrisë lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, do të shtojë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet tyre dhe do të nxisë shkëmbimet e studentëve, ndërmarrësve, sportistëve, artistëve e profesionistëve të të dy vendeve. Veçanërisht më gëzon fakti që nga ky lehtësim do të përfitojnë shqiptarët në Bosnje që kanë familje dhe farefis në Kosovë dhe boshnjakët në Kosovë që mund të mirëpresin familjarët dhe farefisin e tyre nga Bosnja. Rreth 12 mijë shqiptarë jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërkaq rreth 27 mijë boshnjakë jetojnë në Kosovë. Nga 1 janari 2025, Kosova do të jetë vendtakimi i tyre, andaj edhe ne do t’i mirëpresim përzemërsisht”, tha Kurti.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara