Lajmet

Krimet e luftës, Haxhiu: Drejtësia ka qenë në shpërputhje me të vërtetën

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu në një diskutim me eksponentë të çështjes së drejtësisë, ambasadorë, përfaqësues të organizatave relevante të drejtësisë, theksoi se një nga prioritetet e Qeverisë së re, respektivisht Ministrisë së Drejtësisë, është adresimi i krimeve të luftës, duke pasur parasysh faktin se qeveritë e kaluara asnjëherë nuk i kanë trajtuar me prioritet çështjet e krimeve të luftës.

“Ndonëse kanë kaluar 2 dekada prej kur ka përfunduar lufta në Kosovë, drejtësia ka qenë në shpërputhje me të vërtetën. Gjatë këtyre viteve ka munguar vullneti politik për adresim të krimeve të luftës, e ky vullnet politik ka reflektuar edhe tek institucionet e drejtësisë”, tha ministrja Haxhiu.   

Ministrja pohoi se adresimi i krimeve të luftës është një sfidë serioze që kërkon kapacitete shtesë për të fuqizuar prokurorinë speciale.

Deri tani janë vetëm 4 prokurorë ndërkohë që numri i lëndëve është jashtëzakonisht i madh, me ç’rast theksoi nevojën e domosdoshme për rritje të stafit që ndihmojnë prokurorët dhe rritjen e numrit të prokurorëve.

Ministrja njoftoi që sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të trajtohet projektligji që adreson krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ajo bëri të ditur se para disa viteve ka hyrë në fuqi një vendim me ndryshim në kodin e procedurës penale ku lejonte gjykimet në mungesë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe shtoi se projektligji i ri do t’ua liroj duart e prokurorëve special për të mundësuar efikasitetin në punët e tyre.

Ligji është përpiluar në linjë të plotë edhe me praktikat tjera, sidomos të vendeve të BE-së, që kanë bërë gjykim në mungesë.

“Në maj të këtij viti do të themelohet grupi për hartimin e koncept-dokumentit për themelimin e institucionit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke bashkëpunuar në këtë drejtim me përfaqësues të institucioneve, ekspert të fushave dhe organizatat vendore e ndërkombëtare.

Është koha e fundit që Kosova t’i trajtoj seriozisht krimet që janë kryer ndaj popullsisë në periudhën e luftës së fundit, dhe nuk ka asnjë shembull si Kosova që kanë neglizhuar krimet, prandaj duhet një hetim serioz për të sjellë drejtësi për atë se çfarë ka ndodhë gjatë luftës.Kriminelët duhet të dalin para drejtësisë, e jo të enden lirshëm, kudo që janë”, përfundoi ministrja./Ubtnews

Continue Reading

Lajmet

Konferenca e përbashkët: PDK dhe AAK nesër në Kuvend

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë konferencës, Arian Tahiri bëri të ditur se Aleanca i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së dhe shprehu shpresën se njësoj do të veprojnë edhe subjektet e tjera politike.

Ai i bëri ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar se po e pengojnë konstituimin e Kuvendit përmes mosftimit të seancës, e cila sipas tij është obligim ligjor e kushtetues që të thirret çdo 48 orë. Deputeti i PDK-së konfirmoi se partia e tij do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit të premten nga ora 11:00, duke pritur që aty t’i bashkohen edhe tjerët.

Nga ana e tij, Besnik Tahiri i Aleancës konfirmoi gjithashtu praninë e subjektit të tij në Kuvend në të njëjtin orar. Ai bëri me dije se në koordinim me partitë e tjera opozitare i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit Avni Dehari për një takim koordinues, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Përfaqësuesi i AAK-së nënvizoi se po dëshmohet një fillim i shpërbërjes së institucioneve, prandaj do të ndjekin të gjitha rrugët institucionale përpara se të ndërmarrin hapa të tjerë politikë në shërbim të kthimit të rendit kushtetues./E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mijëra euro te i dyshuari për spiunazh në Dragash

Published

on

By

Shtetasi i Kosovës, Fehim Sali, i cili u arrestua të enjten në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: 39,500 euro para të gatshme; 500 dinarë para të gatshme; 4 telefona celularë; Dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale njoftoi se brenda afatit të përcaktuar ligjor do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë konfirmuan se mbeten të angazhuara plotësisht për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore lidhur me zbardhjen e këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, të mbajtur më 13 gusht 2026.

Sipas Qeverisë, mbështetja financiare për DokuFestin konsiderohet investim në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, pasi festivali çdo vit sjell në Prizren artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se DokuFesti krijon mundësi për prezantimin e kulturës, krijimtarisë dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Qeveria vlerëson se festivali, përmes shtrirjes dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, kontribuon edhe në promovimin e Kosovës si vend me skenë të zhvilluar kulturore, potencial turistik dhe kreativ, si dhe në diplomacinë publike e kulturore të vendit.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Të kërkuara