Sport

Kreshnik Mahmuti dhe Linda Zeqiri kampion te vitit 2021 në pingpong

Published

on

Me 27 dhe 28 shkurt në Ferizaj u organizua aktiviteti më i rëndësishëm i vitit për senior, Kampionati individual për senior ‘Adem Jashari’, që për shkak të rëndësisë i është shtuar edhe emri i heroit Adem Jashari.

Për dy ditë rreth 150 pingpongiste e pingpongistë garuan ndërmjet vete për të ardhur deri të titulli i kampionit për vitin 2021, me që rast pat shumë ndeshje interesante, por për shkak të kufizimeve të parapara për mbrojtje nga pandemia shumë pak persona kishin kënaqësinë që të shijonin këto momente.

Të shtunën me 27 shkurt u zhvilluan garat e femrave të cilat garuan në sistem eleminimi, vlen të theksohet pjesëmarrja e klubit të rikthyer Shpresa nga Turiqeci, si dhe klubeve më të forta të femrave.

Në gjysmëfinalen e parë Shega Hashani fitoi ndaj Alma Mehmetit me 3:1, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Linda Zeqiri kësaj radhe fitoj ndaj motrës Hanife Zeqiri me 3:0. Finalja ishte mjaft e fortë me goditje të forta nga të dy lojtarët, mirëpo Linda shfaqi përkushtim më të madh e në fund triumfoi me 3:0 për tu mbrojtur titullin e kampiones edhe për vitin 2021.

Të dielën me 28 shkurt kishte numër edhe më të madh të lojtarëve të paraqitur, mirëpo në tërë kohen u respektuan masat anticovid. Gjatë tërë ditës kishte ndeshjet interesante derisa në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoi ndaj Rrahman Ademaj me 3:1 në seta, në gjysmëfinalen tjetër Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Eroll Boshnjakun po ashtu me 3:1 në seta. Finalja e radhës ndërmjet dyshes më të mirë të Kosovës kësaj radhe i takoi Kreshnikut i cili mbrojti titullin e kampionit nga viti i kaluar me fitore të ngushtë 3:2 në seta.

Në fundjavë në Ferizaj është paraparë që të fillojnë garat ekipore si në vijim:

Të shtunën me 6 mars

Liga e juniorëve meshkuj (12 ekipe) – 3 xhiro

Liga e juniorëve femra (6 ekipe) – 1 xhiro

Të dielën me 7 mars

Liga e parë A meshkuj (7 klube) – 2 xhiro

Liga e parë B meshkuj (7 klube) – 2 xhiro

Liga e parë Femra (7 klube) – 2 xhiro

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Sport

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Published

on

By

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Continue Reading

Sport

Bashkimi dhe Trepça në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Janë zhvilluar mbrëmë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste: Trepçën dhe Bashkimin.

Në përballjen e parë të mbrëmjes, Trepça u përball me Borën dhe arriti fitore me rezultat 78:66. Mitrovicasit, që kishin fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë 87:64, konfirmuan epërsinë dhe u bënë skuadra e parë finaliste e këtij edicioni. Kampionët në fuqi të Kupës treguan stabilitet dhe përvojë, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë kualifikimin.

Ndërkohë, në ndeshjen e dytë të zhvilluar, Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 85:69. Pas fitores 83:67 në takimin e parë, prizrenasit e menaxhuan me sukses edhe sfidën e kthimit, duke siguruar me meritë një vend në finale.

Kështu, finalja e Kupës së Kosovës, që zhvillohet më 18 shkurt, do të sjellë një duel mjaft interesant mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra që synojnë ta mbyllin këtë edicion me trofe.

 

Continue Reading

Sport

Valon Berisha transferohet te FC Zürich

Published

on

By

Valon Berisha, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij profesionale. Futbollisti 28-vjeçar është transferuar nga LASK Linz te FC Zürich dhe ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin zviceran deri në verën e vitit 2027.

Klubi zviceran i uruan Berishës shumë sukses në këtë etapë të re të karrierës së tij, duke shpresuar se ai do të ndikojë pozitivisht në performancën e ekipit.

Ky transferim është një lajm i mirë për tifozët e Kosovës dhe ndjekësit e futbollit zviceran, që presin të shohin mesfushorin të shkëlqejë në Superligën zvicerane.

Continue Reading

Të kërkuara