Lajmet

​Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Poashtu gjatë ditës do të ketë homazhe nga komunat në të gjithë komplekset memoriale të dëshmorëve si dhe do të organizohet akademi përkujtimore në Prishtinë për Epopenë e UÇK-së.

Edhe dita e djeshme është shënuar me aktivitete të shumta ku në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit iu ka kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Edhe institucionet qendrore dhe lokale kanë organizuar mbledhje e seanca solemne në nder të kësaj dite.

Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” është organizuar ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Datat e 5,6 dhe 7 marsit njihen si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës treditore të forcave të armatosura serbe.

Lajmet

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala

Published

on

By

Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin ushtarakisht, madje sipas tij në një luftë të madhe.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe”, tha Trump.

Më tej ai zbuloi formulën e tij të suksesit, me të cilën e ndali shpërthimin e një lufte mes dy shteteve në Ballkan, shkruan A2 CNN.

Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, nga momenti kur vendosi armëpushimin midis Izraelit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington më 2020 si histori suksesi e ndërmjetësimit të tij.

“Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, deklaroi dy ditë më parë Trump.

Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Zyrën Ovale, më 04.09.2020 të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Continue Reading

Lajmet

Kriza politike, sot takimi i liderëve

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas vendimit të Kushtetueses Kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ka ftuar sot liderët e partive politike për konsulta dhe përpjekjen për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.

Takimi do të mbahet në orën 16:00 dhe deri më tani është konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisa Socialdemokrate.

Derisa prej LDK-së, nuk dihet se kush do të jetë në këtë takim, nga PDK kanë bërë të ditur se në takim do të jetë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, nga Nisma Fatmir Limaj. Kurse, nga AAK pritet të jetë

 

Përndryshe, të premten është ndërpritur seanca konstituive e Kuvendit, duke i dhënë një hapësirë këtij takimi.

Continue Reading

Lajmet

Nagavci: Vendimi i Kushtetuese konfirmon se konstituimi është përgjegjësi e subjekteve fituese

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon qartë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit të Kosovës bie mbi subjektet fituese të zgjedhjeve, veçanërisht mbi tre partitë më të mëdha që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në Kryesi.

“Besoj ajo që është e qartë është se VV-ja është munduar që ta trajtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në aspektin juridik. Vendimi e dëshmon edhe një herë atë që e kemi thënë – që konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e subjekteve fituese të zgjedhjeve, e veçmas tri subjekteve më të mëdha, të cilat do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kryesi të Kuvendit,” tha Nagavci.

Ajo tha se nuk ka asnjë indikacion nga vendimi i Kushtetueses që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën, duke lënë të kuptohet se ai do të përdoret sërish në përpjekjen për konstituim.

“Gjykata Kushtetuese askund nuk e ka cekur që votimi i fshehtë është kundërkushtetues. Besoj që edhe sot do të vazhdohet me të njëjtin votim,” u shpreh ajo.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Askush s’mund të udhëheqë me diktat, deputetët i përgjigjen vetëm qytetarëve dhe Kushtetutës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës institucionale është respektimi i Kushtetutës dhe i vullnetit të qytetarëve, duke theksuar se Kosova është një sistem parlamentar dhe jo autokratik.

Ai ka thënë se kjo është kërkesa e vetme e LDK-së në takimin e thirrur nga Kurti.

“Kërkesa e vetme është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, edhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ne jemi sistem parlamentar, askush nuk mund të udhëheqë me autokraci ose diktat, sidomos mbi deputetët që nuk i nënshtrohen asnjë lloj detyrimi dhe i përgjigjen vetëm qytetarëve, votuesve dhe subjekteve të tyre politike,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Të kërkuara