Sport

Krerët e Interit pritet të takohen me Chelsean për të diskutuar rikthimin e Lukakut

Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro për huazimin e Lukakut deri në qershor të vitit 2023.

Published

on

Sipas raportimeve të shumta në Itali, krerët e Interit dhe Chelseas janë gati të takohen për të diskutuar rikthimin e Romelu Lukakut, në “Giueseppe Meazza”.

Lukaku dëshiron të luajë sërish për “Nerazzurrët” dhe Chelsea është e hapur për ta kthyer lojtarin në Itali në formë huazimi.

Sipas “Il Corriere dello Sport” dhe “Sky Sport Italia”, krerët e Interit dhe Chelseat së shpejti do të kenë kontakte të drejtpërdrejta për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes.

Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro, për huazimin e Lukakut deri në qershor të vitit 2023 dhe mund të ulë kërkesat e tyre vetëm nëse një lojtar i Interit përfshihet në marrëveshje.

Ndërkaq “La Gazzetta dello Sport”, raporton se Denzel Dumfries, kërkohet nga “Blutë”, por, siç qëndrojnë gjërat, nuk ka marrëveshje për vlerën e lojtarit, ndërsa ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve.

Sport

Zhegrova shënon dy gola, por Juventusi pëson humbje

Published

on

By

Edon Zhegrova ishte protagonist për Juventusin, duke shënuar dy gola, por këto nuk mjaftuan për t’i siguruar skuadrës së tij rezultat pozitiv.

Zhegrova realizoi dy herë, megjithatë Juventusi u mposht 3:2 në udhëtim ndaj Sassuolos.

“Është për të ardhur keq që golat e mi nuk u përkthyen në fitore, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi për më shumë. Kam pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, ka shkruar Zhegrova të dielën në Instagram.

D.L

Continue Reading

Sport

Fundjava e shqiptarëve në Evropë, këto janë ndeshjet

Published

on

By

Futbolli evropian sjell sonte dhe gjatë vikendit disa përballje interesante ku në qendër të vëmendjes do të jenë edhe futbollistët shqiptarë.

Beşiktaş – Erzurumspor, ora 20:00. Mbrëmjen e së premtes e hapin Kristjan Asllani dhe Milot Rashica, të cilët me fanellën e Beşiktaşit do të kërkojnë një tjetër paraqitje të mirë ndaj Erzurumsporit. Tifozët shqiptarë do t’i kenë sytë te dyshja kuqezi, në një sfidë që Beşiktaşi synon ta kalojë me sukses.

Venezia – Fiorentina, ora 20:45. Pak më vonë në Itali, Albion Rrahmani me Venezian do të ketë përballë Fiorentinën. Sulmuesi shqiptar do të kërkojë të lërë gjurmë në këtë përballje dhe të ndihmojë skuadrën e tij në një sfidë aspak të lehtë.

Hoffenheim – Stuttgart, ora 15:30. Të shtunën, radha i vjen Fisnik Asllanit me Hoffenheimin, që pret Stuttgartin. Një përballje interesante në Bundesligë, ku Asllani synon të jetë protagonist dhe të ndihmojë Hoffenheimin për të marrë pikët e plota.

Sunderland – Arsenal, ora 21:00. Mbrëmjen e së shtunës vjen një nga ndeshjet më të mëdha të vikendit për tifozët shqiptarë. Granit Xhaka me Sunderlandin do të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenalin. Një sfidë me shumë emocione për mesfushorin shqiptar, i cili do të ketë përballë një kundërshtar të fortë dhe një duel që premton shumë spektakël.

Sassuolo – Juventus, ora 20:45. Vikendi mbyllet të dielën me Edon Zhegrovën dhe Juventusin, që udhëtojnë te Sassuolo. Zhegrova do të jetë një nga emrat që tifozët shqiptarë do ta ndjekin me interes, ndërsa Juventusi do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në kampionat.

Pesë ndeshje, disa prej futbollistëve tanë më të njohur dhe plot emocione për t’u ndjekur. Nga Beşiktaşi te Juventusi, nga Xhaka te Zhegrova, shqiptarët janë sërish në qendër të vëmendjes në futbollin evropian.

D.L

Continue Reading

Sport

Fundjavë e zjarrtë në futboll, këto janë sfidat kryesore

Published

on

By

Futbolli i madh rikthehet me disa përballje që premtojnë spektakël. Në Premier League, të shtunën në ora 16:00, Aston Villa pret Nottingham Forest, në një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme. Në të njëjtën orë, Chelsea përballet me Hull Cityn në Stamford Bridge, me londinezët që synojnë të marrin fitoren para tifozëve të tyre. Po në ora 16:00, Liverpooli pret Fulhamin në Anfield, një sfidë ku vendasit do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Aksioni nis që sonte në La Liga, ku Sevilla përballet me Valencian në ora 21:00. Një duel tradicional i futbollit spanjoll, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë tri pikët dhe një paraqitje bindëse.

Këto janë vetëm disa nga ndeshjet më interesante të përzgjedhura për këtë fundjavë, me Premier League dhe La Liga që premtojnë emocione, duele të forta dhe shumë spektakël për tifozët e futbollit.

D.L

Continue Reading

Sport

Dita e parë pa sukses për xhudistët e Kosovës në Budapest

Published

on

By

Xhudistët e Kosovës kanë nisur të premten garimin në Grand Slamin e Budapestit, por dita e parë nuk solli rezultate pozitive.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Fatjona Kasapi u eliminua që në luftën e parë. Ajo pësoi humbje me Ippon nga italiania Kenya Perna.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë garoi Flaka Loxha, e cila po ashtu u ndal në duelin e parë. Loxha u mposht me Ippon nga japonezja Haruka Funakubo.

Garat për xhudistët kosovarë vazhdojnë të shtunën, kur në tatami do të paraqiten Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara