Lajmet

Kremlini: Konventat e Gjenevës nuk do të zbatohen për amerikanët e kapur në Ukrainë

Peskov i bëri komentet gjatë një interviste ekskluzive me NBC News të hënën mbrëma.

Published

on

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha se Konventat e Gjenevës për mbrojtjen e të burgosurve të luftës nuk do të zbatohen për dy amerikanët e kapur në Ukrainë, duke i akuzuar ata si “të përfshirë në aktivitete të paligjshme”.

Peskov i bëri komentet gjatë një interviste ekskluzive me NBC News të hënën mbrëma.

Kush janë dy amerikanët? Shtetasit amerikanë, Alexander John-Robert Drueke dhe Andy Tai Ngoc Huynh, u arrestuan nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk pasi u kapën javën e kaluar, sipas mediave shtetërore ruse. Ata u zhdukën më 9 qershor gjatë një beteje në veri të Kharkiv.

Peskov i quajti Drueke dhe Huynh “ushtarë të fatit”.

“Ata ishin të përfshirë në gjuajtjen dhe granatimin e personelit tonë ushtarak. Ata po rrezikonin jetën e tyre, dhe ata duhet të jenë përgjegjës. Ata duhet të mbahen përgjegjës për ato krime që kanë kryer. Ato krime duhet të hetohen”, tha ai.

Peskov nuk do të sqaronte nëse dyshja mbaheshin nga autoritetet ruse apo ato në Donetsk.

Peskov tha se rasti i tyre do të “hetohej në kohën e duhur”, por tha se “Konventat e Gjenevës nuk mund të zbatohen për ushtarët e fatit”.

“Ata nuk janë në ushtrinë ukrainase. Ata nuk i nënshtrohen Konventës së Gjenevës”, tha ai.

Sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës “duhet të trajtohen në çdo kohë në mënyrë njerëzore”./UBTNews/

Lajmet

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është anuluar seanca e planifikuar për të hënën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

DhSK-ja nuk i ka bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj seance. Megjithatë, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet nesër më 30 shator 2025.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Një person sulmohet me mjete të forta në veri të Mitrovicës

Published

on

By

Një person, shtetas kosovar, ka raportuar në Polici se është sulmuar me gurë dhe mjete të forta nga disa persona të panjohur në veri të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur të dielën më 28 shtator, rreth orës 13:00.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Shkon në katër numri i të vrarëve në sulmin në Michigan në SHBA

Published

on

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur përplasi automjetin e tij në një kishë në Miçigan, hapi zjarr dhe më pas i vuri flakën ndërtesës.

Zyrtarët thanë se sulmi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand Blanc, një qytet rreth 100 km në veriperëndim të Detroit, ndodhi gjatë shërbesës të së dielës ku ishin të pranishëm qindra besimtarë, shkruan BBC.

I dyshuari, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40-vjeçar, nga Burton, Michigan, u qëllua për vdekje nga policia në parkimin e kishës.

Autoritetet po e hetojnë incidentin si një akt dhune të qëllimshme, por ende nuk dihet motivi.

Detajet e viktimave dhe hetimit

Shefi i Policisë së Grand Blanc Toënship, William Renye, tha në një konferencë për shtyp se dy viktima vdiqën nga plagët e armës së zjarrit dhe më vonë ai shtoi se dy persona të tjerë u gjetën të vdekur. Sipas policisë disa ende figurojnë të zhdukur, pa specifikuar numrin e saktë.

Megjithatë, Policia njoftoi se reagoi menjëherë në vendngjarje dhe u përplas me të dyshuarin me armë zjarri./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Botë

​Biserko: Ka indicie që Rusia të ketë marrë pjesë në rastin e Banjskës, Serbia është vegël e saj

Published

on

Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, ka theksuar se tash e shumë vite ekziston bashkëpunimi i thellë në mes të shërbimit sekret rus dhe atij serb. Sipas Biserkos, këtë bashkëpunim e ka bërë më specifik Aleksandar Vulini derisa ishte ministër i Punëve të Brendshme në Serbi.

“Prandaj, kjo çka ndodhi me arrestimet rreth Moldavisë qëndron edhe pse kemi deri tani vetëm informacione nga mediet, sepse pushteti në Beograd nuk deklarohet rreth kësaj. Nuk është rastësi që në këtë situatë, Rusia po tenton fort që të pamundësojë realizimin e Moldavisë pro-evropiane dhe ta orientojë atë kah Kremlini”, theksoi Biserko.

Ajo më tej u shpreh se ka indice që Rusia të ketë marrë pjesë edhe në agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Edhe sulmi në Banjskë në Kosovë para dy viteve, ka indice që Rusia ka marrë pjesë në të. Asgjë nuk është vërtetuar deri tani, por këto janë disa informacione që flasin për atë se Rusia është e kyçur shumë thellë në Serbi. Pikë së pari, në shërbimet e spiunëve, Kishën Ortodokse Serbe dhe disa grupime tjera”, shtoi ajo.

“Rusia e sheh atë Vuçiqin si dikë që e ka partner të besuar. Rusë kanë bazë të besueshme në Serbi, kështu që kjo është diçka që po ndodh dhe ka ndodhur edhe më përpara në Serbi”, tha ajo.

Grupi prej rreth 50 personave të armatorsur në Banjskë që udhëhiqej nga kryeterroristi, Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me veshje ushtarake ishin të vendosur në Manastirin e Banjskës e përreth tij./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara